Sondazhi i IPR Marketing dhe një problem shifrash, që e nxjerr zbuluar

Është e vështirë të gjesh sot në internet rezultatet e sondazheve të IPR Marketing për Shqipërinë.

Megjithatë në një tabelë që pasqyron zgjedhjet e qershorit të vitit 2013, duket qartë se ka një problem, ose më mirë një hendek mes shifrave të sondazheve ndërmjetëse në javët para zgjedhjeve, dhe rezultatit final që doli nga kutitë e votimeve që sollën rotacionin politik para katër vitesh.

Në tabelën që po botojmë del se distanca mes PS dhe PD, si partitë më të mëdha të vendit, ka mbetur e afërt, në spektrin e 2 përqind, në të gjitha sondazhet ndërmjetëse.

Kështu, në 2 maj 2013, në sondazhin e parë të IPR, PS ka 36% të preferencave, kurse PD një pikë më shumë, pra 37%.

Në 20 maj, në sondazhin e dytë, kemi barazim mes tyre në shifrat 38%.

Kurse në 3 qershor 2013 PS merr 40% të preferencës, ndërsa PD mbetet 1.5% prapa.

Ky ka qenë leximi që i kanë bërë sondazhet e IPR raportit mes PS e PD gjatë fushatës së vitit 2013.

Si qëndron ky lexim në raport me shifrën reale të zgjedhjeve të qershorit 2013?!

Fare e qartë: PS mori 41.4% të votave, kurse PD 30.6%.

Pra, distanca faktike mes të dyjave ishte pothuajse 11 pikë, e jo 1.5, apo e barbartë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Sondazhi i IPR Marketing dhe një problem shifrash, që e nxjerr zbuluar”

  1. LORA says:

    Me u duhuri duhet te jete investigimi se kush I financon keto mender-sondazhe,,,,ende pa u shpalosur programet e garuesve.Jam e sigurt qe te tilla ynere do te na degjojne veshet e shikojne syte ,deri me 23 qershor,kur te filloje heshtja zgjedhore.
    Shqiptaret kane vetem nje sondazh,,,ate te dites se ushtrimit te vullnetit te tyre,,,I cili duhet gararntuar ne paprekshmerine dhe shenjterine e tij.KAQ.
    Hallexhinjte e porositjes se sondazheve ,qe per mua jane lehte te identifikueshem,,,m’e kane bere perhere per te qeshur,,,ne kete zanat qelbsinlliku.

  2. spartaku says:

    Sondazhi me i vertete eshte se ps-te do fitoi 60%,kurse partite e tjera do jene te paperfillsheme.Parelamentin e ardheshem do te sundoi ps-te.Kurse pd-ke nuk i jep njeri voten se me sjelljen e udheheqjes se saj Bash Karafili dhe Berish Maloku,kane krijuar urrejtje dhe kete parti nuk e duan shqipetaret,pas ajo te bene gjemen,te vret,te vjedh,te tall,te mashtron.Frika eshte se anetaret dhe simpatizantet e pd-ke jane te pasjellshem,rugaç,vrases.Prandaj larg nga pd-ke.Basha dhe Bereisha do na shtypin.

  3. Enver Hoxha says:

    Spartak , ka ikur koha jone bir , nuk ka me asnje parti qe merr me shume se 45% . Sa per PD , per te gjithe ju komuniste injorante dhe mosmirnjohes qe nuk i pranoni asnje merite dhe i demonizoni ne menyre te tejskajshme gabimet , kujtoni se deri ne 2005 skemi patur as drita as uje dhe rruget e infrastruktura e di shume mire ti si kane qene dhe te gjithe Shqiptaret . Une vet kam qene 7-8 vjec ne shkolle fillore dhe mesoja ne drite qiriri . Voten per neser mos e bazoni ne ngjarje historike dhe prehistorike , po ne ngjarjet dhe ndryshimet aktuale dhe ne oferten me te mire per neser .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *