Zgjedhjet: Sondazhi i parë profesional publikohet në 6 qershor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sondazhi i parë profesional për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit do të publikohet të martën e ardhshme ne Report Tv nga “Instituto Piepoli”, kompania lider në tregun e sondazheve në Itali.

“Instituto Piepoli” është themeluar nga Nicola Piepoli, 82-vjeçari që prej më shumë se gjysmë shekulli ka realizuar matje të opinionit publik përpara çdo zgjedhje të përgjithshme apo lokale të mbajtur në Itali.

Një ndër sondazhet e fundit politike të realizuar nga ky grup ishte ai për referendumin e ndryshimeve kushtetuese të propozuar nga ish-kryeministri Renzi në dhjetor 2016.

“Piepoli”, në bashkëpunim me televizionin shtetëror “RAI” parashikoi një rezultat prej 42% pro dhe 58% kundër, ndërsa në publikimin e “exit poll” pas zgjedhjeve e korrigjoi këtë rezultat në 41% me 59%. Rezultati final lëvizi nga parashikimet me vetëm 0,1%, duke qenë 40,9% pro dhe 59,1% kundër.

Lexo më shumë – http://mobile.ilsole24ore.com/solemobile/main/art/notizie/2016-12-04/referendum-primo-exit-poll-%C2%A9ipr-piepoli-rai-si-42-46percento-no-54-58percento-renzi-parla-mezzanotte-230002.shtml?uuid=AD7FeP7B&refresh_ce=1

“Piepoli” ishte gjithashtu i pari që parashikoi fitoren e befasishme të Bashkisë së Romës dhe disa bashkive të tjera të mëdha nga lëvizja “Cinque Stelle” në 2016-n.

Aktualisht, ky grup është duke bashkëpunuar rrjetin “RAI”, duke nxjerrë në mënyrë të vazhdueshme projeksione për zgjedhjet vendore që zhvillohen në disa zona të Italisë brenda këtij muaji, në datat 11 dhe 25 qershor.

“Instituto Piepoli”, përveç zgjedhjeve të përgjithshme, prej disa dekadash është i punësuar për të bërë sondazhe të përjavshme për matjen e popullaritetit të qeverisë italiane, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në kabinet.

Metodat e përdorura nga profesionistët e grupit “Piepoli”, si dhe mënyra e tyre e sofistikuar në përzgjedhjen e kampionit nga i cili del rezultati, i kanë mundësuar këtij grupi që të arrijë rezultate të shkëlqyera, duke qenë në 99% të rasteve brenda marzhit të gabimit prej 2,5%.

Pas ka punuar me shumë parti dhe lidera politikë, shumë televizioneve që masin audiencën e tyre, kompani që realizojnë kërkime tregu dhe pas disa dhjetëra përvojave në matjet e popullaritetit të zgjedhjeve jashtë vendit, “Instituto Piepoli”, në bashkëpunim me “Report tv” është duke realizuar të parën matje të saktë të popullaritetit që kanë partitë politike në vend.

Sondazhi i parë i këtij grupi prestigjioz do të publikohet në 6 qershor dhe do të jetë udhërrëfyesi më serioz, deri më tani, mbi rezultatin e pritshëm në 25 qershor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zgjedhjet: Sondazhi i parë profesional publikohet në 6 qershor”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ndryshimi qendron tek siqeriteti i deshmise,tek ne votuesit nuk tregojne te verteten,per ke do votojne !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *