Basha e Rama, fushatë kundër LSI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale duke patur si qendër sulmi LSI-në e Ilir Metës.

Basha bërtet me të madhe duke bërë të qartë se koha e kalimit majtas dhe djathtas ka ikur.

Ai sulmoi nga Pogradeci LSI-në, si parti klienteliste.

Basha tha se vota për LSI-në është votë e humbur.

Basha shtoi se LSI-ja në Pogradec i ka përdorur qytetarët si klientë.

“Këtu në Pogradec ka dhjetra e qindra qytetarët që LSI i përdori si klientë, duke i detyruar të marrin karta anëtarësimi për një vend pune.

Koha e klientelizmint ka marrë fund.

Kthehuni në shtëpinë tuaj. Vota për LSI janë vota në gjol. Nuk do të ketë më pazar.

Ndëshkoni Ramën me votë, mos u jepni asnjë votë partive të tjera të pazarit politik,” tha Basha.

Ndërsa Rama nga Gjirokastra, duke thumbuar LSI-në, tha:

Po ju them që kjo simbolikë është shumë e thjeshtë dhe besoj e kuptueshme për të gjithë.

Nëse je në timon ke të gjithë përgjegjësinë dhe nëse je i detyruar të mbash të tjerë në prehër që të mbajën dorën në timon përgjegjësia e madhe mbetet patjetër por vështirësia për të ecur shpejt drejt pa kthesa pa ndalesa pa tronditje, pa pengesa, është shumë e kufizuar.

Unë dua që t’i japim fund edhe një aspekti që mbetet një problem i madh për ju, është aspekti i bosnjezimit të shtetit.

Administrata jonë shtetërore është e copëtuar sikur janë disa republika brenda shtetit dhe mbi çatinë e këtyre republikave janë flamujt e partive.

Nuk mund të bëhet shteti një strehë vorfnore që rrogat e shtetit të përdoren për t’ju dhënë njerëzve bukë në këmbim të aktivitetit partiak.

Kjo është e pamundur. Shqiptarët nuk mund të ndahen më në copa.

Kemi bërë shumë për të bërë shtet, po shtetin që duam nuk e kemi bërë akoma. 

Që të bëjmë shtet tamam ne duhet të kemi të gjithë administratën shtetërore në funksion të njerëzve dhe jo në funkison të partive.

Nuk mundet dot më të vazhdojmë duke i thënë atij që është i shkolluar, ka diplomën dhe eksperiencën dhe meriton t’i shërbejë atdheut në shtet, t’i themi se aty ku synon ti sundon një parti tjetër”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *