Bilanci i mitingjeve të Bashës dhe disa shpjegime për pjesmarrjen e ulët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka vijuar intensivisht takimet elektorale në zona të ndryshme të Shqipërisë për të shpalosur programin  e saj elektoral.

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur deri më tani në disa qytete të rëndësishme të vendit si Shkodër, Vlorë, Korçë, Berat, Pogradec etj.

Takimet e Bashës kanë qenë të strukturuara mirë nga ana organizative ku nuk ka munguar zhvendosja e shpejtë e skenës, filmimi korrekt i tubimit apo edhe përciellja e informacionit në kohë reale.

Kjo falë një pune cilësore të ekipit “Basha” që merret me mobilizimin e  fushatës duke u përpjekur që të “trukojë” defektet e shfaqura.

I gjithë ngërçi i krijuar deri më tani gjatë aktiviteteve të thirrura nga lideri i demokratëve, ka qenë pjesmmarrja tepër e ulët në mitingjet e zhvilluara.

Ky është një prej problemeve kryesore që është ngritur brenda strukturave të Partisë Demokratike në qytete të ndryshme të vendit e cila natyrisht kërkon një analizë të brendshme nga selia blu.

BILANCI

Qytetarët

Numri një i demokratëve sot ndeshet gjithnjë e më tepër me braktisjen masive që po i bëjnë qytetarët.

Nëse do të vërejmë pamjet që përciell zyra e shtypit e Partisë Demokratike, do të shohim që as teknikat e filmimit nuk kanë mjaftuar për ta nxjerrë Bashën nga situata kritike ku ka hyrë.

Përmes kësaj dëshmije duket se demokratët kanë zgjedhur të bojkotojnë Bashën si përgjigje për mungesën e respektit që ka treguar ndaj përkrahësve gjatë lëvizjeve të tij politike.

Këtu mund të kujtojmë se anëtarët, baza dhe kryesia e Partisë Demokratike ka kohë që shërbejnë thjesht si “simbol” pa pasur role konkrete vendimmarrëse në përzgjedhjen e kandidaturave që do t’i përfaqësojnë në parlament.

Kandidatët

Feedback-u që lexohet në rrjetet sociale dhe jo vetëm, flet për një pakënaqësi të thellë ndaj emrave që i janë prezantuar shqiptarëve për garën elektorale të 25 qershorit.

Nëse do të vrojtojmë me kujdes reagimin e qytetarëve në faqet më të mëdha të informacionit, raporti midis të kënaqurve dhe të pa kënaqurve nga projektimi i kësaj liste, na sjell një kontrast tepër të lartë.

Fare lehtë mund të numërojmë dhjetra vetë që shprehin pakënaqësi ndaj garuesve duke filluar me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke vazhduar tek kandidatët që Basha i ka përzgjedhur pa asnjë kriter.

Nëse do të kthehemi vite pas kur Partia Demokratike ka qenë në periudhën e saj më të artë politike, do të vemë re se kandidaturat që i paraqeste shqiptarëve kanë qenë nga më të larmishmet dhe më të kuruarat në formim.

Sot gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike brenda selisë blu, ku kriteri kryesor i përzgjedhjes nuk ka qenë edukimi por kontributi gjatë protestës së gjatë opozitare brenda të ashtëquajturës “çadra e lirisë”.

Figurat e larguara

Një nga arsyet se pse në mitingjet e PD-së mungojnë pjesëmmarrësit, është largimi i figurave historike të kësaj force politike pa i njohur asnjë kontribut.

Mungesa e tyre mund të quhet si një “shuplakë” e fortë që demokratët ja japin Bashës për shkak të listës private që hartoi dhe jo të një liste të ardhur nga anëtarësia, forumet apo kryesia.

Në këtë pikë, zë vend edhe largimi masiv që bënë kandidatët nga lista “Basha” si të tradhëtuar prej lëvizjeve të tij politike.

Ditën e djeshmje deputetja demokrate Jozefina Topalli nuk e përjashtoi mundësinë se kandidatët që janë bërë pjesë e listës “Basha” kanë paguar edhe para për të zënë një pozicion favorizues në zgjedhje.

Zhgënjimi

Që të besosh se Partia Demokratike e cila u ndëshkua thellë përpara katër viteve, vjen sot me një alternativë të re, ose duhet të jesh i çmëndur, ose naiv, ose i papunë që shpreson se me ardhjen në pushtet të PD-së do të sigurosh një vend në administratë.

Pjesa dërmuese e demokratëve, janë larguar nga bashkësia ku kanë besuar për vite me rradhë vetëm për shkak të goditjeve që kanë marrë prej mungesës së organizimit të strukturave.

Ajo që dihet prej kohësh tashmë është zhgënjimi i prodhuar nga vetë  kryedemokrati Lulzim Basha i cili ka qenë pasiv në mënyrën se si ka bërë opozitë përgjatë këtyre katër viteve.

Këtu mund të përmendim rolin e tij të gjatë si vendimmarrës ku për më shumë se një dekadë ka qenë në krye të disa institucioneve të rëndësishme dhe besueshmëria e tij publike është tepër e ulët.

Mungesa e programit

Mbase për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike vjen në një palë zgjedhje pa një program konkret dhe serioz për t’ja paraqitur qytetarëve.

Nëse do të përqëndrohemi në fjalimet e numrit një të demokratëve, do të vemë re se mungon hartimi i një prespektive europiane për Shqipërinë.

“Luftë kundër kanabisit, krimit dhe korrupsionit,”  këto janë pikat e vetme që trumbetohen me të madhe nga Basha, duke u riprodhuar nga njëri shesh në tjetrin, nga njëra lulishte në tjetrën.

Mendoni se një shqiptar sot mund të manipulohet lehtë dhe gjen nerva për të dëgjuar këto retorika të njëjta për 5 muaj rresht?

25 qershori është afër

Analizat që janë ndërtuar nga autorët më të mirë të publicistikës në vend, duken skeptike mbi fushatën që po kryen PD.

Theksi që vihet përgjithësisht tek to, është mungesa e rigjenerimit brenda një kohe të shkurtër të goditjeve që selia blu mori nga opinioni kombëtar por edhe ai ndërkombëtar për shkak të protestës së gjatë dhe me kosto.

Në këto kushte, demokratët  dezertuan  pa nisur fushata për të kërkuar një alternativë të re brenda Partisë Demokratike.

Në këtë mënyrë, edhe nëse humb PD në këto zgjedhje, dështimi nuk do rëndojë mbi shpinën e tyre por në kurriz të Lulzim Bashës që zgjodhi të ndërtojë një parti pa i pyetur se si ta ndërtojë atë.

25 qershori është më afër se kurrë. Si në çdo garë,  fushata do të ketë humbës dhe fitues.

Fatkeqsia më e madhe që sot është ulur këmbëkryq në tryezat e demokratëve është se si kurrë më parë,  ushtria “Basha”  ka ulur armët dhe pret të eleminohet politikisht nga kundërshtarët e saj. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Bilanci i mitingjeve të Bashës dhe disa shpjegime për pjesmarrjen e ulët”

  1. Peço says:

    Shkrim që nuk vë në dukje arsyen kryesore pse populli po braktis masivisht PD. Pa u zgjatur me fjalë të tepërta, si arsye fondamentale është mosaleanca e Bashës me Kaubojsin, një intelektual i përmasave kontinentale. Po ashtu Basha duhet të tregojë se çfarë ka më tepër Dashi Havasë nga Jozefina dhe Imami që populli ta ketë më të lehtë të kuptojë vlerat e pallogaritshme që kërkon Republika e Re për tu ndërtuar.

  2. Besjana says:

    Te gjitha keto arsye te larte permendura qendrojne. Por me vjen mire per dicka qe edhe ato demokrate te zjarrte po ndergjegjsohen dhe po e kuptojne qe Luli nuk sjell risi ne Pd e as ne qeverisje e nuk mund te ndertoje shtet. Mungesa ne mitingje eshte nje prove e gjalle qe Pd eshte e humbur me 25 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *