Kombëtarja shton ritmin stërvitor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kombëtarja Shqiptare hyn në ritëm të plotë stërvitor për dy ndeshjet e radhës.

Në Luksemburg ku të dielën do të sfidojë skuadrën vendase, ekipi kuqezi zbriti në fushën stërvitore për seancën e pasdites ku trajneri Giani De Biasi dhe ndihmësi i tij Vereonese kontrolluan fillimisht të dhënat e marra nga sistemet GPS të seancës së paradites.

Cikalleshi dhe Sadiku do t’i bashkohen grupit vetëm gjatë ditës së shtunë dhe pritet të jenë në dispozicion të trajnerit italian vetëm në seancën e pasdites, ndërsa mungesa e vetme është ajo e suluesit Bekim Balaj i cili vuan nga një dëmtim. Cikalleshi u aktivizua në 90 minutëshin e fudnit sezonal në Turqi duke shënuar golin e 7 sezonal në humbjen që skuadra e tij Akhisar u mund 3-2 nga Karabukspor.

Stërvitja nisi fillimisht për rreth 10 minuta në ushtrime me topin për të nxehur muskujt dhe më pas lojtarët zhvilluan ushtrime koordinative me pergatitesin atletik, Alberto Belle.

Pjesa e dytë e seancës stërvitore u fokusua te goditjet drejt portës dhe më pas 25 minuta e fundit De Biasi bëri edhe rreshtimin taktik edhe pse skuadra nuk është ende e plotë.

Të shtunën kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm një seancë stërvitore gjatë pasdites, e cila do të paraprihet nga një konferencë për shtyp.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *