Njerëzit e PD që tentuan të bënin Vetting-un, ONM rrëzoi skenarin e Berishës

2 Qershor 2017, 08:39Politika TEMA

Procesi i verifikimit dhe filtrimit të kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për të shërbyer në organet e Vetingut ka hyrë në një fazë vendimtare, atë të votimit të kandidatëve për miratim në Parlament.

Pikërisht në këtë fazë, Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka nisur një ofensivë të re sulmesh në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Avokatit të Popullit, dy institucionet e para që bënë edhe seleksionimin e parë të kandidatëve.

Sipas opozitës, 68 kandidatët që kanë marrë miratimin e OMN janë lista e Edi Ramës, ndërsa kërkoi kualifikimin e disa kandidatëve të përfshirë në listën e zezë, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga socialistët.

Po pse këmbëngul Partia Demokratike tek ‘lista e zezë’ me kandidatët e skulifikuar, të cilat sipas saj përmban aplikantë të aftë për të bërë Vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Nisur nga arsyet e përfshirjes në listën e zezë të disa kandidatëve, referuar dosjeve të ONM dhe Avokatit të Popullit, Partia Demokratike ka synuar për të katapultuar në organet e Vetingut njerëzit e saj, me qëllim për të shpëtuar armatën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Por, një plan i tillë është rrëzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sidomos nga përfaqësuesit amerikanë. Ekspertët e ONM, për çdo kandidat, në përgjigjen e skualifikimit, kanë shënuar arsyet, duke përfshirë, sipas rastit, edhe lidhjet politike me Partinë Demokratike.

Njerëzit e PD në ‘listën e zezë’

Nga 125 kandidatë të skualifikuar nga Avokati i Popullit se nuk përmbushin kriteret formale si të përfshirë në listën e zezë të ONM, janë edhe disa këshilltarë të ish-ministrave të Sali Berishës. Konkretisht, në listën e të përjashtuarave, është përshirë Ermonela Xhafa, e cila rezulalton që të ketë qenë këshilltare e ministrit të Drejtësisë në vitin 2013, pra e Eduard Halimit. Po ashtu, është përjashtuar Klejda Ngjela, këshilltare e ministrit të Punës së Çështjeve Sociale në vitet 2005-2010 si dhe Kostandin Kazanxhi, i cili ka qenë këshilltar ligjor i ish-ministrit të Financave Ridvan Bode në vitin 2008.

Në listën e të përjashtuarve është përfshirë edhe Shaqir Hasani, aktualisht këshilltar i Presidentit Bujar Nishani. Hasani është konsideruar nga Avokati i Popullit si kandidat politik, ndonëse ai pretendon se Presidenca është e pavarur. Në listën e zezë është futur edhe Krenar Ahmeti, ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit gjatë pushtetit të PD, i cili ka pasur disa incidente me funksionarë të PS, kur kjo e fundit ishte në opozitë.

Ahmeti është përjashtuar nga ONM për sjellje kriminale, por ai ka deklaruar se është rehabilituar dhe se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.

Kandidatët e lidhur me Partinë Demokratike që u përjashtuan

Ermonela Xhafa, këshilltare e ministrit të Drejtësisë në vitin 2013.

Klejda Ngjela, këshilltare e ministrit të Punës së Çështjeve Sociale 2005-2010.

Kostandin Kazanxhi, këshilltar ligjor i ish-ministrit Ridvan Bode në vitin 2008.

Shaqir Hasani, këshilltar i Presidentit Nishani, i konsideruar nga Avokati i Popullit si politik.

Krenar Ahmeti, ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit gjatë pushtetit të PD. (Shqiptarja.com)

3 komente në “Njerëzit e PD që tentuan të bënin Vetting-un, ONM rrëzoi skenarin e Berishës”

  1. ola says:

    I gjithe populli e di qe jo vetem PD por edhe LSI nukjane te interesuar dhe te gatshem per zbatimin e reformes ne drejtesi.Por ndersa PD ne te gjitha qendrimet e saj pavaresisht fjaleve qe gjoja eshte dakort ka dake hapur kunder reformes ndersa LSI fshihet pas PD dhe pret cdo te beje ajo.

  2. Strong says:

    Po pse, cfar prisni ju nga Berisha? Te thote hajde me rrasni ne burg bashke me Zenin dhe te gjithe kalbesirat e korruptuara
    PD-iste? Nese deshton vetting process, atehere shqiptareve nuk u mbetet gje tjeter vetem te vrasin veten ose te bejne “Vetedrejtesi”!

  3. pjeter says:

    Keta kane 20 vjet larg mendjes se popullit, jane te bindur qe te gjithe shqiptaret jane toça, dhe na mjafton te dali muli, e fanti spathi luan rama me deklarati (anti shqiptare), dhe i besuam, edime shume mire qe ju po kerkoni njerzit tuaj, at qe kishit deri tani, qe tju shpetojne bycen vetingu, e dime shume mire qe pjesa me me madhe e kokave drejtuese te drejtesise dalin jashte loje, dhe bashke me ta edhe mbrojtja pa kufi e atyre qe i kane vene aty, saliu me familje, me nje drejtesi te pa emeruar prej tij, rrezikon te japi llogari per demet qe i ka bere ketij populli, iir meta nuk eshte i sigurt, noka po ashtu, vasili ,basha, te gjithe ministra e ish ministra te te gjithe partive? c’bejne keta tani?kerkojne qe ta klasifikojne ate grup juristes qe e ka marre miratimin si te politizuar, qe te ligjerojne kerkesen e listes se njerzve te tyre, te njejten teknike kerkuan me ane te cadres,dhe tani kemi njeres qe nuk jane asngje tjeter vec militante te thekur te pd-se ne qeverri dhe po ngaterrojne dynjane, ketyre nuk i shkon as nje fie ne mendje te mendojne per popullin, tashme kane vite qe e kane konsideruar prone te tyre, perfaqesimin e popullit ne kuvend, kemi nje ligje zgjedhor, qe me te vertet nuk e di pse duhet te votosh,nuk eshte e nevijshem vota ime, noka do jete perseri prezent, votoni apo jo, po keshtu edhe te tjeret qe jan kryelista, rama duhet te zotohet qe edhe shqiptaret te ken te drejte te zgjedhin kandidatet me ane te votes,te dali ky koke mishi, kandidat edhe kunder rames, dhe rama te fitoje, ai perseri do jete ne parlament, edime qe keshtu keni nen kontroll partine, por a eshte e drejte qe te votoje populli kandidatet dhe te ken nje fare pergjegjesie perpera zones ku jane votuar, apo me mire partite, qe dreqi e di se kush jane kandidatet? sepse ne fund jane te parendesishem, vendosni dhe nje zope trung atje te njejtin rol dote luaje, keshtu eshte e pamundur, dhe gati e pamundur te arrish te besh reforma, klika ajdute do te jete akoma aty per te bere barrikada per ta penguar dhe per ta erritur kompromis, per nje amnisti, kjo eshte e qarte qe nga dita e pare qe eshte folur per reformen ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje