Pengoi hetimet, Demiraj nis “hakmarrjen” për videon, procedim penal për oficerët

Prokuroria ka nisur hetimet për oficerin e Policisë Gjyqësore që u përplas me ministrin Demiraj në lidhje me prozhektorët që do të sekuestroheshin të mitingut të PD-së.

Mësohet se në përplasjen që u transmetua në media, Demiraj ndërhynte, duke i kërkuar të marrë vetëm 1 prozhektor.

Tashmë, dyshohet se ministri është filmuar nga oficeri së bashku me një efektiv të shqiponjave.

Në videon e publikuar dëgjohet dhe shihet qartë ministri Demiraj që urdhëron prokurorët të mos sekuestrojnë 11 prozhektorët, që ishin të instaluar në bulevard dhe që dyshohet se shkaktuan probleme shëndetësore tek disa militantë të PD-së.

Megjithatë, me ose pa dijeninë e tij, me këtë kërkesë Ministri Demiraj ka kryer një vepër penale, të parashikuar nga neni 301, i cili parashikon dënim deri në tre vjet burg për “veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Pengoi hetimet, Demiraj nis “hakmarrjen” për videon, procedim penal për oficerët”

  1. Rex says:

    cfare procedimi penal…oficeri eshte ne detyre, si detyrim ka ta mbaje kameren hapur…kushdo qe ti afrohet, qofte ky dhe presidenti i USA.

  2. Al says:

    dmth prokuroria nuk fillon hetimet per subjektin e videos por per autorine saj…Ne djall vafsh ti dhe prokuroria!!

  3. Goni says:

    E kuptoni se cfare Prokurorie e ndyre eshte kjo? Nuk ka faj PS qe bertet per vetting se keta mostra te perdorur nga PD , duhet te zhduken perfundimisht nga sistemi i drejtesise…ose me mire nga “sistemi i padrejtesise dhe i ndyresise”…

  4. vlora.vlora says:

    po ca mereni me kete legenin ,ky dhe 20 dite te qelbura eshte ,pastaj do filloje te publikoje video me kung fu

  5. izo says:

    si gjithmone prokuroria e kapur nga politika e PD dhe qe asnjehere nuk del nga linja proPD . Ne vend qe te hetonte ministrin heton policine qe nuk ka faj .

  6. kristi aliku says:

    pra ju thoni qe pavarsisht se pengoi te verteten, pengoi urdhrin e prokurorit per sekuestro totale, policet qe ben detyren qe denuan aktin e paligjshem te ministrit, u dashkan proceduar penalisht? logjik idjote

  7. Artur Hoxha says:

    Reforma ne drejtesi eshte shume e rendesishme. Vetingu duhet te filloj nga zmbatimi sa me shpejt. Te hiqen keto gjyqtar sa me shpejt. Po e shkaterrojn sistemin!

  8. blerim ishmi says:

    Tekniku Demiraj në panik nga skandali I vidios qe I doli per bllokimin e hetimeve të prozhektorëve lidhur me mitingun e PD-se. Dhe per këtë jua vë fajin vartësëve të tij.
    Njerez te tille qe per veprimet e tyre fajesojne te tjeret jane dhjaksa por dhe te frikshem pasi tregojne fytyren e vertete se sa e duan Shqiperine dhe cfar interesash klienteliste kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *