Pengoi prokurorinë dhe policinë, Manja: Llalla të hetojë urgjent ministrin e Brendshëm Demiraj, shkeli kompetencat

Pavarësisht se Prokuroria po merret me efektivët që dyshohet se kanë filmuar ministrin e Brendshëm teknik Dritan Demiraj, socialistët nuk janë dakord.

“Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, tejkaloi kompetencat kur pengoi policinë në sekuestrimin e 12 prozhektorëve, pra duke penguar hetimet dhe për këtë rast Prokuroria duhet të nisë hetimet”, u shpreh deputeti socialist, Ulsi Manja, i ftuar në “45 minuta” në Report Tv.

Manja tha se Demiraj ka penguar hetimet e Prokurorisë për zbardhjen e shkaqeve që lënduan mbështetësit e PD në miting dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

“Është në kushtet e nisjes së një hetimi për pengimin e hetimeve. Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj ministrit. Hetimet ndaj oficerin janë të paligjshme.

Është në tejkalim të kompetencave të tij si ministër. I ka penguar apo jo hetimet, është detyrë e Prokurorisë ta zbardhë. Ministri i Brendshëm është autoritet politik dhe s’ka të bëjë aspak me menaxhimin operacional të policisë pasi është kompetencë e Policisë së Shtetit”, u shpreh Manja.

Sa i takon fushatës elektorale, deputeti socialist tha se sfida e PS dhe kryeministrit Edi Ramës është mandati i 71 në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, koalicioni i vetëm i PS është ai me qytetarët.

“Kryeministri Edi Rama kërkon votat e shqiptarëve për të siguruar mandatin e 71 në Kuvend në mënyrë që të qeverisim të vetëm dhe të vijojmë rrugën e reformave.

Çështja për koalicionet, në fillim ne na duhet të trokasim derë më derë, të qytetarët shqiptarë, koalicioni ynë do jetë ai me qytetarët. Kemi një bilanc reformash për të shpalosur te qytetarët.

Aleatë që duan të kontribuojnë për reformat, anëtarësimin në BE, janë të mirëpritur”, tha Manja.

Vettingu deri në datën 27 Qershor

Ndërkohë, krahas fushatës përgjegjësi e politikës është edhe përmbyllja e procesit të Vettingut. Manja tha se Parlamenti duhet të zgjedhë komisionet e Vettingut duhet të zgjidhen deri në datën 27 Qershor.

“Ky parlament duhet të zgjedhë anëtarët e komisioneve të Vettingut deri në datën 27 Qershor. Është detyrë kushtetuese e këtij Kuvendi që të zgjedhë komisionet e Vettingut. S’është çështje vullnetesh, por detyrë Kushtetuese”.

Z.Manja, do kemi sërish koalicion PS-LSI pas zgjedhjeve?

Koalicioni i parë është ai me qytetarët. Pra, PS jam i sigurtë që do marrë mbi 71 mandate, do pranojë çdo lloj koalicioni që çon Shqipërinë në BE, por jo në kurriz të qytetarëve. Qeverisje me parcela ky vend ka ardhur koha që të mos ketë më. Pra, duhet një mandat i qartë për Edi Ramën për të çuar punët deri në fund. Kemi një bilanc për të qenë ne forca që do çojë Shqipërinë në BE.

Kanë rënë dakord Rama me Bashën?

Jo, nuk kanë rënë dakord Rama me Bashën, por kanë rënë dakord partitë politike. Ato ndryshime që iu bënë Kodit Penal, ligjit të partive dhe çeljes rrugë të Vettingut, tregon faktin se kush humbet telefonon fituesin. Sepse procesin zgjedhor po e monitorojnë të gjitha palët, më së shumti opozita.

Mund të kemi një koalicion të madh?

S’dua të bëj asnjë koment, asnjë lloj aludimi. Në këtë fazë ne si PS kemi vetëm një objektiv të kërkojmë votën e qytetarëve nga veriu në jug, në çdo fshat të Shqipërisë për të qenë ne partia e parë me mandatet e duhura për të qeverisur Shqipërinë.

Rikthehemi te rasti i ministrit Demiraj, ka nisur një procedim ndaj oficerëve që filmuan ministrin, por jo ndaj ministrit për pengim të hetimeve…?

Është në kushtet e nisjes së një hetimi për pengimin e hetimeve. Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj ministrit. Hetimet ndaj oficerin janë të paligjshme.

Është në tejkalim të kompetencave të tij si ministër. I ka penguar apo jo hetimet, është detyrë e Prokurorisë ta zbardhë. Ministri i Brendshëm është autoritet politik dhe s’ka të bëjë aspak me menaxhimin operacional të policisë pasi është kompetencë e Policisë së Shtetit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *