VIDEO/ “Puthu me Milon”, kreu i PDS komenton batutën e Ramës

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se kryeministri Rama e ka bazuar fushatën në batuta, alegori dhe sarkazëm, çka sipas tij është joserioze. Në një intervistë në TemA TV, kreu i PDS-së, komentoi edhe shprehjen e përdorur nga Rama, “Puthu me Milon”, gjatë një takimi elektoral së fundmi.

“Politikisht do të thosha që z. Rama gabon për nga mënyra sesi po e zhvillon fushatën. Me batuta dhe duke përdorur alegori apo sarkazëm, nuk i përdor vetëm njëherë. Kur batutën e kthen në qëllim në vetvete dhe e përdor për të bërë fushatë, këtu kemi një qasje të gabuar dhe joserioze. Sipas vendit bëhet edhe kuvendi. Nëse ai nuk prek problemet që ka ky popull, atëherë as kryeministri nuk mund të merret seriozisht. Unë habitem sesi kryeministri e bën fushatën. Ndoshta është i bindur se e ka të fituar betejën. Nëse është kështu, të rrijë në zyrë e të mendojë si të qeverisë më mirë dhe të ndalojë arratisjen e njerëzve nga vendi”, tha Milo.

Kreu i PDS-së tha se Rama i harron aleatët kur nuk i duhen.

“Ai ka treguar se kur i duhen miqtë, i mërzit 20 herë në ditë. Kur nuk i duhen, i harron për vite të tëra”, përfundoi ai.

Pak ditë më parë, PDS dhe LSI nënshkruan një marrëveshje politike.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “VIDEO/ “Puthu me Milon”, kreu i PDS komenton batutën e Ramës”

  1. Shqupisti says:

    O Milo dhe ti puthu me Milon.

    1. Gjethi says:

      Ankohu tek ambasada ruse.

  2. krysho ludovik says:

    Ne fakt profesori ka te drejte.Eka bere pak balte k/ministri me ato batutat si ajo puna e sahatit te bashkise qe e thote ne cdo takim

  3. tr says:

    VETEM TI NUK I DUHESH RAMES .

  4. turi says:

    Po puthu me Milon eshte shpreje o Milo ziu. Komedia shi ne plazhe

  5. shaqo says:

    PO PRA, KUSH TE JEP VOTEN TY, TE PUTHET ME MILON, PSE TE DJEG. ESHTE KOINCIDENCE QE EDHE TI JE MILO, PER KETE NUK KA FAJ EDI QE EDHE TI JE SI MILUA I TE PUTHURES.

Lini një Përgjigje te Gjethi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *