Rama, ironi me Fevziun: Ty dhe Blushit ju qan zemra për të varfërit! Gazetari e akuzon se Rama ka gisht në listat e PD

2 Qershor 2017, 09:54Politika TEMA

Gazetari Blendi Fevziu i ka thënë Ramës mbrëmjen e djeshme, se projektet e “Rilindjes Urbane” kanë harxhuar një shumë tepër të madhe nga lekët e shqiptarëve.

Por Rama e ka kundërshtuar duke thënë se kjo ju ka kthyer dinjitetin qyteteve dhe ka rritur numrin e turistëve në to:

Qytetarët do shohin “Sheshin Skënderbej” pas disa ditësh dhe do tu duket vetja sikur janë jashtë shtetit.

Dhe kur ta shohin “Sheshin Skënderbej”, do mendojnë për ty për Blushin, për Saliun, për Lulin, për të gjithë ju që predikoni politikën kundër palmave, kundër dritave, kundër pastërtisë, kundër hijeshisë, dhe juve që ju qan zemra për të varfëritë, ty dhe Blushit.

A të marrsha të keqen”, u shpreh Rama.

Blendi Fevziu gjatë intervistës  e  ka akuzuar Ramën se  në listën e kandidatëve të PD  e cila  krijoi  shumë debate  ka qenë edhe ai autor.

Rama: Nuk dua të merrem me debate e  batuta sepse  në dijeninë time nuk je në listën e PD-së dhe nuk je këtu për  të bërë fushatë

Fevziu: Edhe në listën që  keni bërë ju në listën me PD, nuk isha.

1 komente në “Rama, ironi me Fevziun: Ty dhe Blushit ju qan zemra për të varfërit! Gazetari e akuzon se Rama ka gisht në listat e PD”

  1. jo-genjeshtres says:

    Kete here ke shume te drejte Fevzo!
    Ajo liste ka dhe gishtin e Rames!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje