Rama, thumba Metës e Kryemadhit për “Timonin e qeverisë”: Kam pasur gjyshin shofer, nuk duam të mbajmë në prehër të tjerë

2 Qershor 2017, 21:37Politika TEMA

Gjatë një takimi me një grupim të rinjsh vullnetarë në Përmet, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ‘timonin e qeverisë’ duke iu përgjigjur në këtë mënyrë Ilir Metes por edhe zv. kryetares së LSI një ditë më parë, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh me ironi se Rama nuk ka leje qarkullimi.

Rama tha se nuk e ka pasion profesionin e shoferit, pasi sipas tij e ka konsumuar gjyshi i tij që ka qenë shofer. Ai u shpreh se duke mbajtur në prehër të tjerë nuk arrin në destinacion.

Këta që dinë t’i japin makinës janë mërzitur. Unë nuk e kam pasionin e shoferit. Gjyshin e kam pasur shofer dhe mbase ai e ka konsumuar pasionin e shoferit.

Ajo që them për timonin është e kuptueshme për të gjithë. Ne nuk duam të mbajmë në prehër të tjerë. Se duke pasur në prehër të tjerë është e vështirë të arrish në destinacion.

Duke pasur vetëm timonin mund të bëjmë shumëfishin e atyre që kemi bërë”- tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje