Ronaldo: Natë magjike për ne, tragjike për Juventusin

2 Qershor 2017, 17:35Sport TEMA

Cristiano Ronaldo beson se Real Madridi është më i fortë se Juventusi.

Tek madrilenët janë duke kërkuar trofeun e dytë rradhazi në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo është i bindur në fitore.

“Si e shoh të shtunën në mbrëmje? Me Realin duke e ngritur kupën në qiell”, ka thënë portugezi për Fox Sports.

“Juventusi është një ekip i shkëlqyer, do të jetë një përplasje e balancuar, por unë jam i sigurt se Real Madridi është më i fortë dhe ne duhet ta provojmë këtë në fushë. Unë shpresoj që të jetë një natë magjike për ne dhe një tragjike për Juventusin”, tha Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje