Sergio Ramos: Jemi gati për të shkruar historinë

2 Qershor 2017, 20:14Sport TEMA

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka dekluar se skuadra e tij është gati për të shkruar historinë duke fituar për herë të dytë rradhazi trofeun e Uefa Champions League.

Kapiteni i madrilenëve foli në konferencën për shtyp, ku theksoi se ekipi e ka vlersuar maksimalisht këtë takim dhe janë gati për përballjen e nesërme.

“Jemi të qetë dhe të koncentruar për sfidën e nesërme. Duam të fitojmë dhe të mbrojmë titullin si dhe të shkruajmë histori, duke fituar dy herë me radhë”, deklaroi Ramos.

Më tej ai vlersoi në maksimum Juventusin duke thënë se janë një ekip mjaft i fortë.

“E dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi përballemi me një skuadër të forte. Në këtë mënyrë duhet që të jemi të përqëndruar dhe të gatshëm për nesër”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje