Shansi i humbur i Lulëzim Bashës

20 Dhjetor 2010, 21:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një hetues i krimeve të luftës në Kosovë, që ka punuar për gjetjen e personave të humbur, ka dëshmuar për shtypin perëndimor dhe atë shqiptar se ka hetuar së bashku me Lulëzim Bashën për këtë dosje qysh nga fillimi i viteve 2000, duke u futur në Shqipëri ilegalisht të maskuar si projektues rrugësh, apo duke mbledhur dëshmi nga vendet ku mendohej se ka pasur burgje jolegale të UÇK-së. Në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme, ai thotë se Lulëzim Basha “ka pasur dosjen” dhe dëshmon detaje nga udhëtimet e tij së bashku me të në Shqipëri. Gazeta Tema ishte e para që përktheu dhe botoi online intervistën e këtij hetuesi. Pothuajse e gjithë media, përveç gazetës Shekulli, të nesërmen nuk botoi asgjë, por tentuan të përgënjeshtrojnë një rrëfim të sinqertë të një eksperti, i cili as që kishte synim fare të baltoste Lulëzim Bashën, por donte të mbrohej së bashku me Bashën ndaj akuzave që i ka bërë Dick Marty se nuk kanë hetuar mirë.

Por nuk dua të merrem me komplekset e inferioritetit që ka Lulëzim Basha ngaqë njerëzit mësojnë se ka qenë një përkthyes i rëndomtë apo sikletin që ndjen kur i dalin relacionet e tij në hetimet kundër shqiptarëve.

Problemi që ne kemi tani me këtë njeri nuk është e kaluara e tij. Ajo bile është me e mirë se e tashmja e tij, pasi është më e vërtetë dhe më profesionale se falsiteti dhe paburrëria e tanishme. Problemi që një njeri i tillë ka kur hyn në politikë, është se duhet të sillet ashtu siç ja kërkojnë, dhe ajo ashtu siç duhet të sillet si politikan që me personalitet i del zot të shkuarës dhe të tashmes së tij.

Së pari, në përpjekjen e tij për të përgënjeshtruar përfshirjen në hetimin e krimeve të shqiptarëve gjatë luftës dhe burgjeve ilegale të UÇK-së, ai është më shumë i shqetësuar pse citohet si përkthyes, se sa për punën që ka bërë. Ky kompleks nuk do të kishte pushtuar personalitetin e tij sikur në politikë t’i kishte bërë hapat vetë dhe të ishte lartësuar nga dixhej në klube nate, në përkthyes e deri në postet më të larta të shtetit shqiptar që mban sot. Problemi që ai ka është se jeta e tij e rëndomtë si dixhej në klube nate dhe përkthyes në ICTY ka ndryshuar si me magji kur është njohur me vajzën e kryeministrit të sotëm të vendit, e cila i ka gjetur menjëherë punën pasardhëse si Ministër dhe natyrisht duke ua shitur shqiptarëve si personalitet. Kjo është ana banale e kësaj historie.

Ana tragjike është mungesa e kurajës për të parë këtë histori në sy. Ne jemi sot përballë një stuhie ndërkombëtare të pashembullt dhe nuk kemi asnjë argument profesional apo juridik tua hedhim poshtë spekulimin ndaj nesh, i cili ka ngjitur më shumë se patetizmi dhe patriotizmi i shtirur i liderëve tanë. Rasti i Lulëzim Bashës ishte shans i rrallë. Ne mund të kishim sot një Ministër të Brendshëm brilant në sytë e Perëndimit, që të dilte në medien shqiptare dhe ndërkombëtare dhe të thoshte “Po, unë e kam hapur i pari dosjen e trafikut të organeve nga Shqipëria dhe ajo është një gënjeshtër”. Ai mund të ishte tani pikë referimi e besueshme, mund të ishte një gjetje brilante kundër spekulimit të Dick Marty-it. Dhe ai njësoj si një nga ish shefat e tij duhet ta përdorte sulmin e Dick Marty për tu mbrojtur si ish hetues, qoftë dhe si ish përkthyes i Tribunalit të Hagës dhe të dëshmonte se kanë hetuar, kanë gjetur burgje, kanë raportuar për to, por s’kanë gjetur të vdekur apo monstruozitete të tilla që fliten. Me një Ministër të tillë të Brendshëm Shqipëria sot do të ishte një zë shumë i balancuar në opinionin perëndimor, bile do kishim prioritet dhe faktin që Basha ka qenë përkthyes se do merrej vesh mirë anglisht me medien. Por ky nuk ka personalitetin e duhur për ta bërë këtë. Ky është një njeri pa personalitet që nuk merr dot asnjë vendim për veten e vet. Ky akuzohet për vjedhje, edhe ndoshta pa vjedhur, por ka frikë të hetohet pa i dhënë leje babai i Argitës. E si mund të bëjë ky betejë për hetimin spekulativ të Dick Marty kur vetë i është shmangur hetimeve për një aferë konkrete? Çfarë besueshmërie ka ky njeri për drejtësinë ndërkombëtare, ku në çdo raport për vendin e tij shembulli i mos-hetimit të tij citohet si njollë e zezë për këtë vend?

Lulëzim Basha ka humbur rastin e artë të respektonte të shkuarën e tij dhe t’i bënte një nder këtij vendi duke dalë qoftë dhe “dëshmitar i djallit” në këtë histori. Por sapo i shkon në mendje puna që ka bërë, i kujtohen dosjet pa fund që ka përkthyer dhe stivosur për Fatmir Limajn, për Ramush Haradinajn dhe dhjetëra luftëtarë të Kosovës që kanë shkuar në Hagë. Ata e kanë pranuar me burrëri fatin e tyre dhe kanë shkuar e janë pastruar aty, qoftë si të pafajshëm, qoftë duke vuajtur dënimin. I vetmi njeri i pafytyrë që nuk del dot nga makthi i së shkuarës së vet ka mbetur Lulëzim Basha, i cili nuk mbron dot as punën e tij profesionale, as punët e tij banale, as lavdinë dhe as turpin e tij. Ai sillet aq keq dhe pa mëshirë me veten e tij dhe të kaluarën e tij, sa do sillej çdo njeri me dikë tjetër që nuk e njeh. Si i tillë ai sot ka humbur shansin të jetë një zë i balancuar, serioz dhe profesional në këtë betejë spekulative, duke dalë para Perëndimit të tronditur nga faktet spekulative me faktet e tij të vërteta për atë që s’ka ndodhur dhe që ai e ka hetuar jo si shqiptar, por si pjesë e ekipit të Tribunalit të Hagës. Por që ta bësh këtë, duhet të jesh vetvetja dhe duhet të kesh minimumin e parimeve në jetë. Lulëzim Basha ka dëshmuar se ka vetëm para dhe babin e Argitës, kryeministër.

42 komente në “Shansi i humbur i Lulëzim Bashës”

  1. Petrit Kola says:

    Mero Baze shkruan utopira,
    Lulezim ud-Bashat flasin vetem me urdher.

    1. Arberia says:

      Ne se keto qe thote Mero Baze jane te verteta,Lul Bashen nu kane per ta falur kurre burra si Ramush Haradinaj me shoke.Do vije dita te pergjigjet per te keqiat qe u ka berre Shqipetarve te Kosoves.

  2. berti says:

    o Mero mos u merzit se keta Gjinot qin motrat e tyre.
    NDAJ TE NJEJTIN OPINION ME TY I NDERUAR MERO.jE I VETMI ZE NE KETE SHKRETETIRE MEDIATIKE QE KA PUSHTUAR SHQIPERINE DHE JO PA QELLIM.ME KUJTON PERIUDHEN PARA VITIT 1997 KUR KISHTE VETEM NJE ZE KUNDRA PUSHTETIT DHE KJO ISHTE GAZETA KOHA JONE.ESHTE E TURPSHME QE NE SHQIPER NE VITIN 2010 SHTYPI TE JETE KATANDISUR NE KETE GJENDJE TE MJERUESHME SAHANLEPIRESISH.

  3. Ilirian - Avni Rrustemi says:

    O GJIN! Fakti qe ke zgjedh kete emer thjeshte tregon qe je nga ata qe kerkojne me cdo kusht te pecajne shqiptaret por e keni te kote o grek te qelbur! Nuk percahen shqiptaret or jo! Pastaj shko meso anglisht njehere pastaj fillo e shaj Mero Bazen. Te siguroj qe po mesove me shqrujt anglisht (pa e perkthyer ne google) edhe z. Baze do te ti beje hallal keto te shara! IDIOT
    Keta injorantet – ose sahanlepirsat gjithmone nga cperqendrojne nga qellimi kryesor….se c’mu kujtua Avni Rrustemi sot!!!

    1. ujku plak says:

      per,cudi,edhe mua,.eee,,AVNI,,eee!!

  4. ardian osmani says:

    Çêshte ky person me emrin Qin. E shikoni qe ne goje ka vetem fjalem “Qin”(fuck) A di ky njeri(neqoftese eshte njeri) te artikuloje te pakten nje fjali te plote me kater fjale.

  5. Epirioti says:

    Te dashur shkrues. Perpiquni te mos beni replike me njeri-tjetrin. Jepni opinionet e do ishte gje e mire nese dini edhe ndonje fakt nga jeta e shpifur e politikaneve sharlatan tane. P.sh. ti kujtojme Sales pse vraponte korridoreve te spitalit me shurren e byroisteve te dikurshem ne fundvitet ’80 duke skermitur dhembet per berjen shpejt te analizes me nje devotshmeri qe te vinte per te vjelle. Ai edhe sot i mban mend numrat(kodet) e shisheve te secilit injorant te Byros politike te atyre viteve, e Hysni Kapos ishte shishja(shurra nr. 5).

  6. Epirioti says:

    Mero! Te falenderoj qe po beson teorine time qe fajin nuk e kane politikanet por gazetaret, se edhe ti, une e kushdo tjeter po na lane pa na vene para pergjegjesise ato qe po bejne politikanet tane te cdo krahu do te benim. Kur na hiqet veshi atehere zeme mend e friksohemi, e kur na vene para ligjit me pranga ne duar atehere behemi te paster. Ndaj mos sulmoni te pashkolluarit politikan me origjina te thella fshatare por ngjallni shtypin e lire, kombetar, investigativ dhe denoncues.

  7. Jon says:

    Fatkeqsisht Mero Baze eshte i vetmi gazetar qe ja vlen ta degjosh kur flet dhe aq me shume te lexosh
    ato qe shkruan.
    Kam vite qe e ndjek Meron si lexues. Eshte per tu admirur per karakterin e forte dhe nivelin e larte te pregatitjes profesionale qe ka.

  8. TR online says:

    per sa kohe te jete gjalle berisha nuk e gjen asgje lulin e vockel

  9. Frederik says:

    Shkrimi i Mero Bazes eshte argumentim i metejshem i shume shkrimeve te tij per mafien kriminalo – politike ne pushtet dhe qartazi aludon se kryetari i kesaj mafjeje eshte babai i Argites .Ai eshte pengmarresi i Shqiperise , i ngarkuari me detyra te posaçme nga UDB , Asfalia apo FSB , i cili qendron nga mbrapa kesaj thike ne shpine direkt per Thacin dhe indirekt per gjithe kombin shqiptar me detyre shuarjen e identitetit shqiptar. Platforma e kesa detyre qendron ne zhberjen e historise dhe ndryshimin e saj ne favor te antishqiptarizmes , vonimin sa me shume te mundshem te tranzicionit te Shqiperise duke e lene te fundit ne rajon , vonimin sa me shume te mundshem per futjen ne BE , pasi aty do te jemi me drejtesi te barabarta per te kerkuar çeshtjet kombetare ende te pazgjidhura sic eshte dhe ceshtja e çameve , krijimin e nje shteti te helmatisur qe ne rrenje , dmth te zhytur ne korrupsion , mbajtur ne administrate njerez absolutisht servile dhe injorante apo njerez me dosje te gatshme qe ne momentin e pare te revoltimit te tyre , dosja u hapet ; luftimin e figurave kombetare si Gjergj Kastrioti apo dhe heronjte e Luftes Antifashiste Nacional- çlirimtare, ne menyre indirekte te sponsorizuara nga ta , pasi duke mos luftuar me argumente shpifesit e historise u ben mbrojtjen me te mire atyre , tentimin e shitjes se trojeve shqiptare dhe nqs do ta kete te mundur do ta beje ( nese shqiptaret flene) , shkaterrimin e te gjitha institucioneve historishkruese te pavarura nga shtetaret mafioze , shkaterrimin e puneve te mirefillta shkencore ne vend duke prishur dhe asgjesuar cdo institucion te tyre , goditjen deri ne asgjesim ne menyre mafioze te kundershtareve , percares kudo qe shkel, i mjedisit politik shqiptar . Te gjitha keto ai ne qeverisjen e tij i ka bere pavaresisht se eshte ne fillim apo mes te rruges se tij. Dhe te gjitha keto nuk mund t’i beje dikush tjeter pervecse nje tradhetari qe e ka emrin Sali Berisha me kompani. Lulzim Basha s’eshte gje tjeter vecse nje vegel qe perdoret per qellimet antishqiptare . Ç’mund te presim nga ky njeri qe i ka mohuar shtetesine shqiptare te shoqes dhe femijeve dhe Sali Berisha e mban minister te brendshem ne kabinet. Kjo soj race kopukesh nuk mund te mund dot Shqiperine , ajo eshte shume e vjeter dhe do te vazhdoje te jetoje shume gjate , pavaresisht plehrave qe ajo jashteqit duke i hedhur ne halete e komshinjve antishqiptare.
    Njerez qe kundershtojne argumentime si shkrimi i mesiperm i Mero Bazes , besoj se nuk kane me gjak shqiptari ne venat e tyre , mbase jane ciftuar me hasmin.

  10. Lezhjani says:

    Z, Mero Baze ti je i vetmi pishtar qe po ndricon mbi korrupsjonin dhe krimin e organizuem qe drejtohen nga njerzit servil qe i sherbejn sllobodanve e dushanve qe i lan duart me gjakun e mira shqiqiptarve te pa fajshem qe i djegen e pjeken ne shtepit e tyre vetem se ishin shqiptar, por qeveria e lulave dhe kok tulave te shqiperis me pa turpesin e tyre firmosin me gjakun e shqiptarve marrveshje korruptive politike dhe ekonomike te thot mendja se serbia asht superfuqi, por kjo esht nje tradhti qe i bahet popullit shqiptar nga Fatosi, Saluku, Metuli,e Luli qe jan servila te serbis dhe kurves se ballkanit Greqis. Por per sa te mos ket opozit te mirfidht ne shqiperi, ky vend nuk do te shohin demokraci te vertet . z, Baze kam dy pyetje qe kerkoj pergjigje nga ju qe niheni mir me politiken e te dy kraheve, opozita po ban nje luft te ndershme apo po ban lojen e qenit me bishtin e vet sa ne nje krah ne tjeterin, dhe e dyta a mendon se diaspora ne Europ dhe Amerik te ndertojn nje forc politike me intelektual te vertet qe ne zgjedhjet e ardhshme te perballen me lulat e hajdutet e votes se lir. Pres pergjigje.

    1. Nikolla says:

      Zoti Leshjani,a e besoje Morron pese apo gjashte vite me pare,kur na e bante Berishen HERO,me te denje se NENE TEREZEN?
      Sot e beson se te intereson qe shan Berishen.Atehere paguhej t’a shante.Sot paguhet shumefish qe t’a shaje..Me te besueshmit jane per ty sherbetoret e njeqind zotnive,PREC ZOGAJ dhe MORRO BAZE. I GEZOFSH!

      1. Pukjani nga Kurbini says:

        or Nkoll po ky Lezhjani paska shkruajt rralitetin po ty ku pote djeg miza per Berishen aq fort te paska ndihmu edhe pak se edheti ma zi se baze ke me shkruajt per Salen sa te dalin te vertetat . Tu ngjat jeta or nkoll Sala

  11. drino says:

    nuk dua te flas shum per ty Mero se per ty flet mbar populli shqiptar i vertet . Por nje keshill dua te jap .MOS SHKO KUR PER GJAH.

  12. Belsari says:

    Zoti baze lere ti ate shansin e Lulzim Bashes qe ti deri dje e akuzove se gjoja ai kishte ardhur si perkthyes ne shtepine bardhe ne burrel me ate Amerikano-Jugorin dhe ai Amerikano-Jugore e pergenjeshtroj ate qe ti shkruaje duke thene se ai Basha nuk ka qene perkthyesi i tij ne shqiperi.Tani kerkoni fale zotit bashe dhe leri ato justifikimet e sheqerosura per shansin e zotit Basha dhe ate biografine e tij si DJ sepse Zoti Basha eshte Politikani me suksesfull ne shqiperi duke dhene nje kontribut shum te madh per kete vend dhe per kete Komb.

    1. Tomorr says:

      Nuk e akuzoi Mero Lulezimin si perkthyes. Mero komentoi shkrimin e bere te gazeta franceze Le Temps ku Pablo Baraybar kishte punuar me Bashen. Basha ne ate kohe punonte per UMNIK si perkthyes. Nuk kam degjaur qe ky Pablo Baraybar te kete mohuar gje per Bashen. Sa per “sukseset” e Bashes i dime. Jane keto suksese qe na kane lene ne ne kete gjendie. Jane keto suksese qe deri tani nuk ka nje politikan te akuzuar per korrupsion. Mero ka te drejte kur thot qe eshte me mire ti perballojme keto akuza me argumenta dhe jo me mohime dhe genjeshtra.

  13. beni says:

    cfare ministri eshte ky mor, keto qurravece pa pike eksperience i duhen sali kriminelit qe te vere miliona me ane te tyre, kete une nuk e marr ne pune as per te fshire WC jo te jete minister, por ky eshte cmimi qe duhet paguar nga ky vend e nga ky populll qe lejon debila te tille t’a qeverisin.

  14. orli says:

    Ore njerez!tregohuni pak realista dhe te zgjuar,sepse mero nuk po akuzon lulin,akuzat jane nga te tjeret dhe plotesisht te verteta.Mero po i ben nje analize shume perfekte lulit,dhe vet luli kur ta lexoje do thote me vete:sa i zgjuar ky mero,nga me njef kaq mire!vetem gruaja dhe argita me njohin,larg qofte ti ken thene ndonje gje meros kur ka qene mire me ne!!!

  15. huri says:

    Luli sic e njohim ne dhe Lulzim Basha,ashtu si e njohin bota…jane dy njerz krejt te vertete.Ne kete bote njerezit,sendet ,medaljet kane dy ane:KOKEN dhe PILIN

  16. tomori says:

    ka shprese ne shqiperi!!!!!! akoma nuk kane vdekur te gjithe….urime zoti baze ,me penen tuaj jeni bere kala e pamposhtur .

  17. Dibrani_UK says:

    LULZIMI ESHTE PIONJERI I PPSH DHE nxensi i serbise se Sali Millosheviqit

  18. tropojani says:

    Te dashur lexues!
    Me vjen shume keq qe disa komentues nuk komentojne shkrimin e Mero Bazes, por shprehin fjale fyese ndaj njeri-tjetrit. Dukja me e shemtuar eshte deshira per te treguar se aty ku kane lindur ata apo gjysherit e tyre jane me te mencur e me te ditur se ata qe kane lindur ne tjeter krahine. Ky eshte nje qendrim shume i demshem dhe plotesisht antikombetare, te cilit i ka shebyer Sali Berisha duke u perpjekur te mbaje pushtetin dhe ruaj veten me njerez qe jane nga vendlindja e tij ose rrotull kesaj treve. Saliu nuk ia doli dot me kete pargjykim te tij. Kujtoni se askush nuk ia ka rrezikuar jeten me shume sesa persona te vecante nga krahina ku ka lind vete. Ju qe e doni keni nevoje te kujtoni se ai qeverise Shqiperine, por nuk vjen dot ne vendlindje. Por fara qe mbolli ka mbire ne disa koka. Me vjen keq kur ve re sa pak te ditur jane disa komentues. Keta njerez eshte mire te mesojne te shkruajne e te flasin shqip, se shkrimet e tyre nuk jane te varfera vetem nga dijet per historine (po u kujtoj se Epiri ka qene pjese e Shqiperise, se Skenderbeu nenshkruan dokumente si princ i epirit). Te trishton fakti qe nuk dine te shkruajne shqipen. Me keq se keta paraqiten disa “te kulturuar” qe shajne ne nje anglishte qe tregon varferine e tyre edhe ne ate gjuhe.
    Eshte ne te mire te cdokujt te lexoje me vemendje per te mesuar.
    Ne kete shkrim te Mero Bazes nuk mungon tendenca negative qe eshte karakteristike ne cdo shkrim te tij dhe qe shpesh krijon intriga shume te demshme, por ka edhe te verteta qe na bejne mire t’i mesojme.

    1. like says:

      Pergezime per shqipen tuaj. Me fal qe nuk u morra me Bazen por me shkrimin Tuaj. Dhe le te bejne pseudo-konferenca zaberhanet e Berishes: Shqipja letrare ka fituar tashme qytetarine dhe do te duhej te permbysej toka shqiptare qe te zhbehej!

  19. agim says:

    Nga natyra jam opozitar. Vleresoj shkrimet e Meros. Deri dje s’te lexonte njeri pasi ishe servil i Saliut dhe sajoje per kundershtaret e tij, duhet ta pranosh kete besoj. Kur te dogjen makinen Edi Rama pati thene: Meron po e vret Saliu me qiften qe vete ai i pati mbushur. Pyetja ime eshte e thjeshte per t’ju pergjigjur Mero:
    Cila eshte arsyeja e vertete qe je prishur me Sali Berishen? Po pres qe pergjigjen tende ta lexoj ne gazeten tuaj qe realisht e lexoj çdo dite. Ose nese je pergjigjur me pare te lutem ribotoje. Faleminderit.

  20. Kalciani. says:

    Replike per Drino!
    Shume e vlefshme keshilla Juaj lum,miku!
    Jane disa gjera qe duhen bere me miq,mes tyre eshte edhe gjahu.
    Po Meros,ja kane hedhur nje here ne ere makinen,tani me sa duket tjeter gje mendojne,se Mero-ja nuke ka qejf gjahun.
    Une do ti rekomandoja te kontrolloje frenat para se te niset gjekundi,mbase “per shkaqe teknike” i ndodhe large qofte ndonje aksident.
    Si fillim,shendet Mero,te tjerat besoje vijne pas.

  21. Driton Bakija says:

    Gazetari Mero Baze eshte nje gazetare me pervoje dhe nje,analisite i mire ne fushen medjale.Ai analzon bukur dhe me ,kujdese te gjidha partite poltike qofshin te majta ,apo te djadhta..Sa perket shkrimit per ,Luluzim Bashen ume mendoj se ka drejete duhet te hetohet edhe ,Luzime Basha nese eshte e vertete per ate qe e bere.Luzim Basha duhet te pergjigjet per ate ka bere dhe te ,jape doreheqeje nga posti i ministrit qe ai e kryson.Por nese dalin te pa verteta ato qe thuhen per ,Lulzmin Bashen ,atehere duhet kerkuar falaje.

  22. Ilirian - Avni Rrustemi says:

    O NIKOLLA qenke nje derr palle ti! Bo bo sa i trashe!
    O pallosh koke trashe, EPIRI ishte nje nga provincat e ILIRISE dhe Epirot quhetn ata qe jane anga ajo province. Greqia e ka marre jugun e Epirit (ku futet edhe Cameria) dhe po punon qe te marre edhe veriun qe ne greqisht i thuhet VORIO pra ata qe jane nga pjea veriore e Epirit (qe per fat te mire gjenden akoma me trungun meme) quhen Vorioepirot.
    Une jam malsor o pallosh groshe, dhe malsor eshte fjala me e nderuar qe mund te kete nje njeri qe jeton ne vendet malore. Ta kan shpjegu mire me lart. Kurse ti je nje derr malesh, o lum miku.

  23. Arber says:

    Une i vleresoj shume shkimet kritike te Mero Bazes. Po te kishim gazetare dhe media te tilla cdo qeveri do te detyrohej te ishte me e ndershme e transparente me qytetaret e saj. Shume njerez pyesin se pse e kritikon tashti Berishen dhe jo me pare? Me mire vone se kurre, kjo do te thote se kemi nje ze me teper kunder keqqeverisjes se vendit, mos valle i duam gazetaret te shitur si Fevziu dhe Frangaj qe e kane shitur misionin e gazetarit tek ai qe paguan me shume?

  24. endrit says:

    Mero te uroj shendet njehere dhe besoj se i lexon komentet e publikut, thone per kete Bashen qe i ngjan shume Enverit…te na kete bere baca ndonje hata ne vitet e fundit si thua dalin hesapet me datat…..se qe te dalin keshtu politikanet nga hici…besoj se duhet ta kete ne gene…sikur te ishin edhe keta studentet e sotem si ata te djeshmit….gjithe te mirat nga US

  25. spartaku says:

    Zoti Mero,lul bukuroshit me analizen tuaj te sakt i corret masken ose ndryshe jau vure shqiptareve para festave lakuriq ne tave…ata duhet thjesht ta pjekin.Lul Karkaleci do derdhe para per te ringrutur nje lul te ri,jo vetem bukurosh por edhe kodosh.Ne koridoret e Kohes ,panorames,rilindjes,55 duke ferkuar duart qe ju hane per para po kerkojne zgjidhjet me te shtrenjta qe dinjitetin e Lulit do e vene ne vend.Prit kur Berisha ta kaloje tek transportet prap ,qe te bej edhe nje rruge tjeter si ajo e kuksit…Populli nuk eshte ne vathe por ne legen nga ku spo di te dali se legenat ja dine legenit.Lul Legeni e kompani…Drejtesia vonon ndoshta por nuk harron…ndoshta

  26. robert th. says:

    Shqiperia nje sallate,
    fol e gri, bej gallate,
    dhe po shave mos ki qeder,
    se keshtu bejne te ter.
    ***
    Lulzim Basha rrenaxhi,
    me keq punen e ka nxi,
    trunin bukos pale-pale,
    sa i kan ra floket ne balle.

    A mund te presesh me teper nga nji budalle?!

  27. vlora says:

    Edhe njehere te falenderojme o z. Mero Baze,per te gjitha informacionet qe na jep.

  28. Ndoc Sukaj says:

    Z. Mero Baze eshte nder gazetaret e rralle ne Shqiperi qe po sakrifikon per te thene te verteten duke ndihmuar keshtu ne krijimin e Shtetit ne parametra te pranueshme.Fatkeqesia me e madhe e shqiptareve eshte se ne pushtetin tone pushtetaret po zgjidhen e rizgjidhen jo me vote nepermjet votuesve por me nje Mafia te mire organizuar elektorale dhe te sofistikuar qe deri sot eshte e pa kapshme nga,,Radaret,,e drejtesise sone te plagosur nga politikane hajdut dhe kriminele qe hiqen sikure po sakrifikohen per vendin dhe ne fakt po sakrifikojne Shqiperine dhe Shqiptaret per interesat personale kriminale te tyret dhe te klanit qe perfaqsojne.

  29. ani says:

    zoti baze. jy lutem me shume duhet te shkruani ne gazetat etjera.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje