Të pathënat e Enver Hoxhës në arkivat filmike personale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Arkiva filmike personale e Enver Hoxhës e përmbledhur në 118 bobina do të jetë pjesë e Arkivës Qendrore të Shtetit Shqiptar.

Këtë të premte drejtori i Arkivës Qendrore, Ardit Bido, dhe drejtoresha e Arkivës Qendrore të Filmit Shqiptar Elvira Diamanti kanë nënshtruar marrëveshjen e dorëzimit të këtyre materialeve.

Drejtori i Arkivës Bido foli për rëndësinë arkivore të materialeve video-filmike.

“Në momentin që po flasim ato janë në fazën e degradimit final. Nëse kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhej sot do të humbnin një pjesë të historisë sonë”, tha Bido.

Drejtoresha e arkivit të filmit Elvira Diamanati u shpreh se rreziku i degradimit të tyre bëhej më i madh dhe bëri thirrje për rijetezimin e këtyre arkivave.

Të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë në arkivën e tyre material filmik që nuk e lexojnë dot apo nuk e bëjnë dot të aksesueshëm për veten dhe publikun të vijnë në arkivën e filmit dhe ta rijetëzojnë këtë material sepse duhet ta kuptojnë se është vlerë e jashtëzakonshme”, u shpreh Diamanti.

“Po veprojmë në disa drejtime, po përpiqemi të shpëtojmë edhe materialet audio të cilat janë këtu. Po vijojmë në disa bashkëpunime të tjera për pasuri të tjera që gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave që nuk janë arkivë në kuptimin e mirëfilltë siç janë objekte muzeale, fonoteka dhe fototeka”, tha Bido.

Këto bobina përmbajnë fonde familjare dhe zyrtare të Enver Hoxhës që i përkasin harkut kohor 1980-1990, koha kur diktatura ishte në rënie.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Të pathënat e Enver Hoxhës në arkivat filmike personale”

  1. shpresa says:

    Po Enver Hoxha nuk rronte pas viteve ’85, si ka mundesi qe me larte shkruhet: “Keto bobina familjare dhe zyrtare te Enver Hoxhes qe i perkasin harkut kohor 1980-1990, koha kur diktatura ishte ne renie.” Apo s’ka gje, pas vitit 1985 ka shkuar ndonje atje ku prehej Enver Hoxha dhe ka biseduar, filmuar e sqaruar disa probleme se si do ta benin demokracine shqiptare

  2. Alban Dardani says:

    — Eshte veprim pozitiv .I sherben HISTORIS, si MESUESE E JETES, DRITE E SE VERTETES, LAJMETARE E LASHTESI se nje vendi. Mos ruajtja e percjellja e kujteses historike , ka bere qe te kemi nje pasqyrim te erret e te cunguar te saj . Kjo pune nuk duhet te ndalet vetem tek Enveri.
    — ME GITH ATE. Per te gjitha kohrat , TRE PERIUDHA historike dhe TRE BURRA SHTETI i kane ber hije dhe emer , e kane bere te njiohur kete vend qe quhet SHQIPERI
    1– PERIUDHA E SKENDERBEUT me GJERGJ KASTRIOT SKENDEBEUN . Me gjithe se e larget dhe te dhena historike te cungura qe luhaten midis Legjendes dhe rreales , ajo u trasmetua nga brezi ne brez, frymezoi rilindasit, ri zgjoi ndjenjat kombetare, dhe rilindi kombin, shqiperin qe kemi , fale ASAJ PERIUDHE DHE ATIJ PRIJSI LEGJENDAR .
    2– PERIUDHA E MBRETERIS me AHMET ZOGUN. panvarsisht nga jetgjatsija dhe kontestimet e ndryshme, ajo perudhe hodhi themelet dhe i dha formen e rregullt shtetit shqiptar, hapi rrugen e zhvillimit dhe arsimimit, beri njohjen me te madh te shtetit shqiptar ne arenen nderkombetare. Eshte perudhe qe ka lene nje pervoje konkrete organizimi e drejtimi te shtetit shqiptar ne kushtet e MBRETERIS.
    3 — PERIUDHA E SOCIALIZMIT me ENVER HOXHEN. Kjo perudhe , panvarsisht kontestimeve dhe etiketimit ekstrem, duhet te konsiderohet nga me te artat deri me tani. KA lene nje praktike e teori , nje pervoje me te plote e konkrete ne te gjitha fushat e Zhvillimit te nje shteti.
    — – AJO PERIUDHE ,. DUHET TE RUHET ME GJITHE TE MIRAT DHE TE KEQIJAT NE FONDET ME TE ARTA TE HISTORIS ATIJ VENDI.
    — AJO , do tu duhet studjuseve dhe brezave te mesojne se cfar duhet dhe cfar nuk duhet bere per te arritur ata tregues ne nje nive me te larte, ne nje kohe tjeter me te larget. Ne periudha a momente te veshtira , ajo periudhe ka drejtime te caktuara qe mund tu sherbejne brezave si pika te forta referimi , frymzimi dhe optmizmi.
    — PER SHEMBULL;- BREZAVE QE VINE do u duket e pa besushme se si ai vend ka patur ATE SISTEM TE PERKRYER ORGANIZIMI E MOBILIZIMI USHTARAK TE MENJEHERSHEM , PREJ ME SE 500.000 BAJANETA [ gjysem milioni ] , ME ARMET ME MODERNE TE ASAJ KOHE, PER MBOJTJEN ATDHEUN PELLREMBE PER PELLEMBE DHE NE TE GJITHE THELLESINE E TERITORIT.
    —- Do tu duket e pa besushmese, se si ai vend me nje prapambetje shekullore e analfabet ,brenda nje kohe aq te shkurter 30-40 vjet, nga nje vend agraro-feudal arriti ne nje vend me industri te lehte , te rende , minerare, enrgjitike etj…etjj , rruge e hekurudha ne te gjithe teritorin, bonifikim e kanalizim masivme , bujqesi intensive te tipit modern.
    —- Do te duket e pa besushme qe ne ato kushte vete izolimi , ishte nje shtet me asnje lloje borxhi te jashtem, pa asnje lloj takse brenda vendit, me elektrifikim e shrebim shendetsor falas deri ne skajet me te largeta, , me shtepi banimi falas , me punesim 100 perqint te garantuar , me rend e qetsi te sigurte e apsolute, me gjakmarrje te shuar, me nje pajtim e vllazerim apsolut krahinor dhe fetar.
    —- Do te duket e pa besushme se si brenda 4 dekadash popullsija e shqiperise u kater fishua , mosha mezatare u rrit mbi 70 vjet dhe mbi 60 perqind e popullsise jetonte ne zonat ryrale dhe ne te gjitje teritorin . etjet etjer . PO keshtu arritjet ne art, kulture , folklor eetjj……
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    — POLITIKANET E DJESHEM E TE SOTEM , SERVILET DHE NJERZIT E DYFYTYRZUAR , VAZHDOJNE TE JETOJNE E BEJNE KARJERE DUKE PERDORUR EMRIN DHE VEPREN E TIJ .
    —– DIKUR ATA PERFITONIN E NGJISNIN SHKALLET E KARJERES DUKE I KENDUAR E DUARTROKITUR ME SHUME , NDERSA, EDHE TANI PAS 30 VJETESH, VAZHDOJNE TE PERFITOJN SE KUSH E SHAN DHE NXIN ME SHUME, SBEJNE GJE TJETER , VEC SE PA QENE E NEVOJSHME, MBAJNE TE GJALLE E PRANISHEM ATE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *