Vladimir Putin: Hakera patriotë mund të kenë kryer sulme ndaj SHBA, por nuk i kemi financuar ne

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se piratë kibernetikë patriotë mund të kenë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, por kurrsesi aktiviteti i tyre nuk ka qenë i financuar nga Moska.

Kjo përbën herën e parë që lideri i Kremlinit duket se pranon mundësinë që sulme kibernetike në lidhje me zgjedhje në vendet e tjera mund të kenë nisur nga vendi i tij. Gjatë forumit ekonomik të Shën Peterburgut, Putin i krahasoi hakerat me artistët që mund të veprojnë në emër të Rusisë, nëse mendojnë se interesat e vendit të tyre po kërcënohen.

“Artistët mund të veprojnë në emër të vendit të tyre dhe të pikturojnë diçka. Njësoj ndodh edhe me hakerat, nëse lexojnë apo shohin diçka për lidhjet mes shteteve. Nëse janë patriotë, ata kontribuojnë në një mënyrë që mendojnë se është e drejtë dhe luftojnë kundër atyre që thonë gjëra të këqija për Rusinë”, tha Presidenti rus.

Putin mohoi kategorikisht që hakerat të jenë ndihmuar nga shteti rus, pasi tha se Kremlini nuk bën gjëra të tilla. Por, gjithashtu shtoi se hakerat, përmes aktivitetit të tyre kibernetik, nuk mund të ndikojnë dot zgjedhjet në asnjë vend, pasi piratët kibernetikë janë të zotë me teknologjinë, por nuk kanë akses në mendjet dhe bindjet e njerëzve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *