De Biasi: Ja pse e riktheva Kaçen, dhe si mund të vi sërish Xhaka

3 Qershor 2017, 18:39Sport TEMA

Në konferencën e sotme për shtyp në Luksenburg, De Biasi foli dhe për rikthimin në Kombëtare të Ergys Kaçes duke sqaruar konlfiktin për të.

Gjithashtu, ai preku dhe çështjen e mesfushorit të Bazelit Granit Xhaka, i cili u la jashtë nga tekniku Italian për këto dy takime pas konliktit që pati pas ndeshjes me Italinë.

Ai tha se lojtari u largua dhe mënjanua vetë.

“Kaçe ka kuptuar se me sjelljen e tij ka gabuar ndaj meje dhe Federatës. Ka kuptuar që në jetë edhe gabohet.

Kaçe me ka dërguar një mesazh  duke më thënë se është gati të rikthehet në kombëtare për të dhënë kontributin e tij, ndërsa Xhaka nuk e ka bërë dicka të tillë.

Xhaka u largua dhe u mënjanuar vetë.

E ardhmja? Nuk përgjigjem për gjëra që nuk kanë lidhje me ndeshjen”, deklaroi De Biasi në konferencën për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje