Disa fakte interesante rreth finales mes Realit dhe Juventusit

3 Qershor 2017, 14:07Sport TEMA

Në 24 finalet e fundit të Ligës së Kampionëve ka pasur 17 fitore të drejtpërdrejta dhe shtatë ndeshje të vendosura me penallti.

Gjithsej janë shënuar 65 gola, dhe shumica e rezultateve kanë qenë 2-1 dhe 1-1.

Real Madridi i ka fituar të pesta finalet e Ligës së Kampionëve, një numër rekord i triumfeve, ndërsa Juventusi ka humbur më shumë se çdo klub tjetër,  pasi ka humbur në katër fianele.

Real Madridit i nevojitet edhe një gol më shumë për t’u bërë skuadra e parë që shënon 500 gola në Ligën e Kampionëve, nga faza e grupeve deri në finale.

Kjo do të jetë përballja e 19 ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit – përballja e dytë më e luajtur në historinë e Championsit pas Real Madrid-Bayern (24 herë).

Juventus është e vetmja skuadër e pamposhtur në këtë garë sivjet – ata kanë fituar nëntë ndeshje dhe kanë barazuar tre, shkruan Telegrafi.

Real Madridi ka shënuar në secilën nga 12 ndeshjet e luajtura këtë sezon (32 gola, sulmi me efektiv), por ka mbajtur portën e paprekur në vetëm një ndeshje.

Ndryshe, Los Blancos dhe Bianconerri sonte do të takohen me fillim në ora 20:45 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje