Griezmann qëndron te Atletico Madrid

3 Qershor 2017, 13:16Sport TEMA

Klubet e interesuara për të duhet ta harrojnë. Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico e Madridit, me Los Colchoneros që shumë shpejtë do t’i rinovojnë kontratën sulmuesit francez, i cili për të qëndruar te skuadra e Diego Simeones ka refuzuar oferta shumë më të mira në aspektin ekonomik.

Manchester United, por edhe Reali i Madridit ishin gati të shpenzonin shifra marramendëse për bomberin 26-vjecar, por tashmë sidomos pas dënimit të marrë nga Fifa me bllokimin e merkatos në hyrje gjatë kësaj vere, shanset që francezi të largohet nga Atletico janë pothuajse zero.

Vetëm 3 muaj më parë Griezmann rinovoi kontratën e tij me Los Colchoneros deri në vitin 2021, ndërsa në marrëveshjen e re u përfshi edhe një klauzolë largimi që kap shifrën e 100 milionë Eurove.

United ishte gati t’i shpenzonte këto para për sulmuesin por Griezmann ka vendosur t’i thotë jo cdo oferte pasi dëshiron të vazhdojnë aventurën e tij me klubin bardhekuq.

Si shpërblim, Atletico do ti paraqesë Griezmann-it një kontratë të re me një pagë akoma edhe më të lartë. Tifozët e Atletico së Madridit tashmë mund ta bëjnë gjumin të qetë sepse do të vazhdojnë të shijojnë magjitë e Antoine Griezmann edhe për sezonet në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje