Ministri teknik i PD letër Ramës: Shkarko nga detyra Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, ka shkelur ligjin

Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha.

Sipas ministrit, ajo ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë.

Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ministri teknik i PD letër Ramës: Shkarko nga detyra Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, ka shkelur ligjin”

  1. BB says:

    Te hetohet rasti, dhe te merret vendimi nga organet perkatese te zbatimit te ligjit. Vendimet kamikaze i perkasin tjeter epoke. Zoti minister teknik , ligji mbi gjithshka. Ne qofte se eshte keshtu e te zbatohet ligji. Ne qofte se eshte ndryshe , e te pergjigjet ministri. Qe ketej e tutje faji nuk mund te ngelet jetim. Pikerisht kete gje duam dhe presim prej kohesh .

  2. Banda PS +LSI+PD+MERO Ca MI says:

    Shume e drejte. Veringu apo reforma jane fenomene qe shqiptaret kurre skane per ti kuptuar perderisa te jene gjalle: PS+PD+LSI dhe Mero Tulla.

  3. kozmo says:

    CFARE ESHTE BERE ME MINISTRIN E BRENDESHEM ,QE SHKELI LIGJIN ???????????????????????????????????

  4. Nenpunesi civil says:

    Cfare standarti mjeran, heqin persona qe punojne ne ndermarje dhe institucione qe sjane ne sherbimin civil dhe Sekretarja e Pergjithshme e Ministise se Ligjit esht ne liste per deputet prej 1 muaji e vazhdon firmos e vulos!!
    Pale e pretendojne do fusin ne burg specialistet e ministrive qe shkojn ne mitingje!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *