PD e Tropojës shkel Kodin Zgjedhor, mbush qytetin dhe zonën me flamuj. Lejohen vetëm 5 metra distancë nga zyra

3 Qershor 2017, 11:50Politika TEMA
PD e Tropojës shkel Kodin Zgjedhor, mbush qytetin dhe zonën me flamuj.

Tropoja është mbushur me flamuj të PD, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor.

Partia Demokratike e kësaj zone, nuk është përmbajtur në shkelje të ligjit, ku në çdo cep të qytetit por dhe në zonat dhe fshatrat përreth, ka mbushur shtëpitë, shtyllat dhe pemët me flamuj të partisë më të madhe opozitare.

Kodi Zgjedhor e ndalon rreptësisht vendosjen e e flamujve dhe elementëve të tjerë propagandistikë më larg se distanca prej 5 metra larg zyrës elektorale.

Një thyerje e tillë ligjit nuk duhet të kalojë pa vëmendje nga KQZ dhe misionet monitoruese vendase dhe ndërkombëtare, për të vendosur në vend ligjin zgjedhor dhe dhënë sanksionet e duhura ligjore ndaj shkelësve të Kodit Zgjedhor.

Ndërkohë që mbetet në dorë të Bashës që të marrë masa ndaj drejtuesve të PD të Tropojës për shkeljen e simboleve të “Republikës së Re” të demokratëve, që nuk përmban logon e PD.

1 komente në “PD e Tropojës shkel Kodin Zgjedhor, mbush qytetin dhe zonën me flamuj. Lejohen vetëm 5 metra distancë nga zyra”

  1. Urimi says:

    Paska akoma “njerez” ne Tropoja a????!!!!!!
    Vertet po befasohem pasi kam menduar se te gjithe Tropojanet jane shperngulur ne France,pastai mos quditeni pse PD atje shkel rregullat pasi ndryshe nuk eshte PD,per ta e veqmas dyshen kryetare dhe kryesine e saj e militantet,nuk mund te jeshe en PD nese si ploteson keto kushte:
    te jeshe vrases,drogerash dhe prodhues hashashi,te merresh me prostitucion dhe ti besh qefin berluskonit,te vrasesh bashkepunetoret naten dhe ti qashe diten,te ekshe keshilltar per siguri kombetare serbin fazlliq,sepse keshtu e do republika e PD-s,e shume veti tjera qe vetem nje PD-ist i ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje