SKEMAT / De Biazi zgjedh formacionin. Kaçe si titullar, Sadiku ulet në stol

Stërvitja e sotme e Kombëtares në stadiumin “Josy Barthel’ ka treguar se De Biazi ka bërë përzgjedhjet e tij sa i përket emrave që do të hedhë në fushën e lojës ndaj Luksemburgut dhe ndryshimet e vetme kanë të bëjnë me skemat që do të përdoren gjatë takimit.

Ideja e teknikut është që ndaj Luksemburgut të fillojë takimin me një rreshtim 3-5-2. Para Strakoshës, titullar në portë për sa kohë që mungon Berisha, do të rreshtohen Mavraj, Kukeli dhe Gjimshiti.

Ndërkaq, në rolin e mesfushorëve të krahëve do të jetë dyshja Hysaj-Lenjani, me futbollistin e Napolit në të djathtë dhe atë që sapo mbylli kontratën te Ren në të majtën.

Abrashi, Memushaj dhe Kaçe përbëjnë treshen e mesfushorëve të qendrës, ndërsa në sulm më i avancuar parashikohet të jetë Çikalleshi, i mbështetur nga Odise Roshi i cili do të jetë pak më i tërhequr.

Këto janë sinjalet që De Biazit dha në stërvitjen e sotme, ndërsa mendon se me këtë rreshtim do të jetë i sigurt edhe në prapavijë, por edhe do të ketë më shumë mundësi për të bërë diçka në fazën ofensive.

Nëse skema do të ndryshojë gjatë ndeshjes,  për t’u kthyer në të zakonshmen 4-1-4-1, De Biazi do të kthejë pas Hysajn e Lenjanin në mbrojtje, për të kaluar Kukelin në mesfushë, shkruan Panorama Sport.

Ndërkaq, njëri mes Memushajt e Kaçes do të zhvendoset majtas, kurse Roshi do të jetë si zakonisht mesfushor i djathtë, edhe pse duhet theksuar se ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen kundër Italisë ku luajti majtas.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *