Basha paralajmëron Ramën nga Cërriku: Më 25 Qershor shqiptarët do të bëjnë kosh ty!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Cërrik, ku ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve të PD-së, Basha tha se është koha që shqiptarët të marrin fatin në dorë, dhen të heqin Edi Ramën nga pushtetit.

Nga Cerriku kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi sërish debat kryeministrit Rama për premtimet e pambajtura në këto katër vite. Sipas tij Rama gjen kohë të luajë futboll e basketboll, por jo për tu përballur në debat.

Ja tek jemi prapë bashkë siç kanë qenë këto katër vite të vështira, për banorët e Cërrikut. Sa herë jemi takuar në shtëpitë tuaja, në fermat tuaja, dhe asnjëherë të vetëm nuk patëm mundësinë të këmbenim një lajm të mirë por vetëm hallet, dhe brengat që iu pllakosën. Sipërmarrësit i kamë gjetur me dyqanet të rrënuara. Nuk i harroj lotët e nënave kryefamiljare në pamundësi për të paguar faturat.

Këto kanë qenë hallet tuaja. Bashkë i kemi prekur, unë e kamë prekur dhimbjen tuaja, dhe unë e kamë ndjerë dhimbjen tuaja. Ju e kthyet këtë dhimbjen në një burim të pashtershme vendosmërie. 90 ditë betejë dhe sot jemi në një realitet krejt ndryshe, Republika e vjetër po zbresë, ajo ka kapitulluara.

Republika e Re do të thotë t’i japim fund maskaradës së vjetër. E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll?. Kam një javë e gjysmë që e thërras për debat. Asnjë përgjigje. Përgjigjen nuk ma ka borxh vetëm mua, përgjigjen ua ka borxh qytetarëve shqiptarë.

A ka patuar një vend të vetëm pune të hapur këto katër vit në Cërrik? Kush paguan më pak taksa?. Ky është realiteti, këto janë koshat që ua ke bërë popullit tënd. I shkatërrove ekonomikisht. Tani u thua merrni kredi në banka. E pra çdo kush mund të luaj basketboll, po Rama ka shënuar kosh pas kosh, kundër papunësisë, kundër shëndetësisë. Kjo shfaqe do të mbarojë me 25 qershor.

Është radha e banorëve të Cërrikut, të Klosit, me 25 qershorit është radha e shqiptarëve t’i bëjnë kosh Edi Rames dhe të marrin Shqipërinë në dorë. Me votën tuaj do të ndryshojmë republikën, kushtetutën. Republika e Re është Republika ku asnjë politikan nuk iu bën dot më kosh.

Me ndryshimet kushtetuese jo vetëm që populli do të zgjedhë deputetët dhe kryeministrin, por po kështu populli do të mund ti shkarkojë ata me votë para fundit të mandatit nëse nuk mbajnë premtimet”, deklaroi Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Basha paralajmëron Ramën nga Cërriku: Më 25 Qershor shqiptarët do të bëjnë kosh ty!”

  1. eli-tiv says:

    …te jep pershtypjen sikur ky njeri kam lindur i plakur….nje perceptim i mykur i botes….ka nje dembellek qofte edhe per te menduar jashte kuadrit te perfitimit personal…..ka gelltitur nje shirit manjetofoni si thoshnim dikur….e ate con para -mbrapa…Ku jane djemte e shqiperise…??? me kete do te mbylli pd ditet e saja ?

  2. Fatosi-kosove says:

    E lotet e nanave qe vorrosen djemt e tyre ai harron o lul,quditem ata qytetar qe i ke para vete jane njerez apo jo,a ju kujtohet se ti para 6 vitesh ke vrare njerez,a e dijne se ti kur ishe minister i jashtem i fale detin grekut,a edijne se ti keshillatr ke fazlliqin,per cilin shtet dhe cilet qyetar flet ti dhe per cilin shtet jane dalur ata qytetar,nese per republiken tende ateher me mire eshte qe ti bashke me ta te ikni ne shtetin tend,holand,serbi,rusi apo kudo qe e keni.

  3. shqip says:

    Pas 25 /06 / 2017te , ky çuni nga hollanda do ngelet nje relike ne muzeun e shqup-it. Njerezia do kujtohen per te , vetem pas barcaletave urbane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *