Basha: Rama e pranoi se duhet shembur Republika e Vjetër, deklaratë e çuditshme

4 Qershor 2017, 18:26Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Prrenjasit, risolli në vëmendje fjalët e kryeministrit Edi Rama në “Komunikimin Javor”.

“Një orë më parë ndodhi gjëja më e çuditshme në 27 vite histori politike,” tha Basha. Sipas kryetarit të opozitës, Rama “ra brenda me fjalët e veta” duke thënë që “duhet shembur Republika e vjetër e për këtë duhen reforma”, duke iu referuar fjalëve të kryeministrit për reformën e administratës së shtetit, të cilën ky i fundit e quajti “tepsi shtet” në Komunikimin Javor.

“Rama në monologun e tij të së dielës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur republika e vjetër dhe ka thënë se do e bëjë ai.

Nuk tha se çfare e pengoi të mbante premtimet por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama eshte personifikim i Republikes së vjetër. Ndaj s’mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin, vendosmërinë dhe vullnetin ta çoj përpara,” tha Basha nga Prrenjasi.

1 komente në “Basha: Rama e pranoi se duhet shembur Republika e Vjetër, deklaratë e çuditshme”

  1. Jimi says:

    Kur Rama qenka kaq i zoti per te blere gjithecka ne kete vend, ( bleu 74 deputet) shum lehte munde te blinte edhe ty, por duket qe nuk ja ka vlejtur barra qerane, pasi ti nuk vlen per asgje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje