Beqaj: Taksa e sheshtë 9% e trumbetuar nga Basha do ishte rrënim për pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor

Ish ministri i Shëndetësis, Ilir Beqaj, paralajmëron se vendosja e taksës së sheshtë prej 9% që premton kreu i PD Lulzim Basha, rrezikon që për 4 vitet e ardhshme të heqë nga pagat e 13.700 infermierëve rreth 13.4 miliard lekë.

Sipas tij, kjo taksë do të godiste mjaft rëndë të gjithë sistemin shëndetësor. Një taks e tillë, sipas Beqaj, vetëm sa godet ekonomitë familjare të punonjësve në sistemin shëndetësor.

Postimi i plote i Beqajt: 

Taksa e sheshtë 9 % rrezikon t’u marrë në katër vitet e ardhshme rreth 13700 infermiereve dhe infermierëve rreth 13,4 miliardë lekë.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6800 infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor në 4 vjet 7 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor parësor është rreth 440 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 18 mijë e dyqind lek në muaj. Pra cdo infermier taksohet 4,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 40 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor rreth 2,2 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 21 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 250 mijë lekë më shumë në vit, apo 1 milionë lekë e 20 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6900 infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor në 4 vjet 6,4 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor spitalor është rreth 494 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 25 mijë e dyqind lek në muaj. Pra cdo infermier taksohet 5,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 44 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor rreth 1,8 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 19 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 230 mijë lekë më shumë në vit, apo 920 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Prandaj infermieret dhe infermierët kanë shumë për të humbur nëse #PartiaSocialiste🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺me #Shtet💪#Punë👍 #Mirëqenie

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *