Dako: Me mbështetjen e të rinjve, PS fituese në Ishëm dhe Manzë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, z. Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, z. Fidel Ylli dhe z. Roland Xhelilaj, zhvilluan një takim me të rinjtë e FRESSH në zonën e Manzës dhe Ishmit.

Në fjalën e tij, z. Dako u shpreh i bindur se në sajë të mbështetjes së madhe të të rinjve Partia Socialiste do të dalë fituese në këtë zonë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Jam shumë i bindur që me këtë mbështetje tuaj, më 25 Qershor, Partia Socialiste në Ishëm dhe Manzë do të jetë në mënyrë të padiskutueshme fituese. Gjatë këtyre katër viteve që Edi Rama ka drejtuar Shqipërinë edhe ne si pushtet vendor kemi patur më tepër mbështetje, kemi bërë më tepër punë për qytetin e Durrësit, dy vitet e fundit edhe për zonën tuaj të Ishmit dhe të Manzës, pra transformimet e qytetit të Durrësit janë ndjerë gjithë andej këto katër vite”, deklaroi z. Dako.

Nga ana e tij, kandidati për deputet, z. Fidel Ylli, i bëri thirrje të rinjve që në zgjedhjet e 25 Qershorit të mbështesin Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. “Bashkohuni rreth vizionit të Edi Ramës, rreth Partisë Socialiste sepse me vizionin tonë si Parti Socialiste rinia ka ato energji që do ta shtyjnë përpara të gjithë këtë proces drejtë integrimit në Bashkimin Europian”, u shpreh kandidati Fidel Ylli.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dako-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dako-2.jpg","attachment_id":"698894"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dako1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dako1.jpg","attachment_id":"698895"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/DSC_7116-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/DSC_7116.jpg","attachment_id":"698896"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/2-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/2-2.jpg","attachment_id":"698891"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/4.jpg","attachment_id":"698892"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/6.jpg","attachment_id":"698893"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *