De Biasi: Unë bëra këtë ekip të mendonte që ëndrrat ishin të mundura, aq sa fluturoi në Europian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, foli  nga hoteli pas humbjes së pësuar në miqësoren ndaj Luksemburgut.

Tekniku u kuqezinjve tha se humbja erdhi si pasoje e mungesës së motivimit në grupin e lojtarëve.

Një humbje që peshon shumë ndaj një skuadre që ka më pak cilësi se ne, por me ndryshimin që ka më shumë dëshirë se ne për të luftuar, për të kërkuar rezultat, karakteristika që ne i kishim për dy vite e gjysmë deri në Europian. Pas Europianit, skuadra nuk gjeti atë dëshirë për të luftuar dhe për të arritur objektivat.”

Me tej De Biasi theksoi se eshte ai njeriu qe e beri kete skuader te mendonte se endrrat behen realitet, duke bere te mundur kualifikimin per here te pare ne europian.

Këtë skuadër, një trajner që erdhi nga Italia, e bëri të mendonte që ëndrrat ishin të mundura, e bindi që mund të fluturonte, aq sa fluturoi në Europian. Mendoj se sot kjo skuadër duhet të gjejë brenda vetes, jo te dikush këtë motivim, se janë të rritur. E kuptoj që janë disa që nuk luajnë shumë, nuk bëjnë ndeshje. Por brenda grupit duhet gjetur forca në mënyra të ndryshme, duke filluar nga e diela në Izrael.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *