Eduard Shalsi: Ekzemplari-kandidat i sojit të 'Republikës së Re'

4 Qershor 2017, 20:04Politika TEMA

Nga Eduard Shalsi

Pogradeci është çoroditur krejtësisht prej disa ditësh dhe po pyet veten se çfarë dreqin i ka bërë PD që i solli si “peshqesh” një soj kandidati që qyteti se kishte imagjinuar as në ëndrrën më të keqe!

Nuk kanë të sosur bëmat e tij qëkurse është shfaqur në qytet.

Sot qyteti u mek përsëri teksa pikasi që gazeta e të atit ishte shndërruar në makinën e të birit ( shikoni targën ) dhe u parkua përsëri pikërisht në të vetmin vend të rezervuar për personat me aftësi të kufizuar.

“Xhevairet” e panumërta që nxjerr nga goja tashmë mesa duket ka vendosur t’i shoqërojë edhe me veprime konkrete për të bindur cilindo pogradecar për kapacitetin e tij gjenial si dhe për të hequr çdo dyshim, edhe tek ata pak demokratë të mbetur të Pogradecit, që i biri i të atit është fyerja më e madhe që PD i ka bërë ndonjëherë qytetit.

“Përse vallë të na e bëjë këtë gjë Partia jonë ?!” – pyesin ditë e natë të gjorët demokratë. “Ç’ti kenë bërë vallë pogradecarët që ‘Republika e Re’ po uzurpon edhe hapësirat e destinuara për personat në nevojë ?! ?

Ata që ma dërguan foton me informojnë se tashmë videon e parkimit dhe të tjerat që nuk do të mungojnë në vijim, do të duhet t’i paguajmë sepse mundësia e të bërit biznes fitimprurës me ekzemplarin kandidat, është rritur ndjeshëm ?✌️

1 komente në “Eduard Shalsi: Ekzemplari-kandidat i sojit të ‘Republikës së Re’”

  1. Tarrasi says:

    Na shkrite fare me kete humorin “e holle” te ketij shales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje