"Harron" Ramën, Bashën e Idrizin, Vasili tregon kush janë kundërshtarët e LSI: Varfëria e papunësia...!

4 Qershor 2017, 13:15Politika TEMA

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka bërë të ditur se cilët janë 2 kundërshtarët që duhen mundur në këto zgjedhje. Me anë të një statusi të publikuar në “Facebook”, Vasili ka postuar një foto me mbishkrim : “Kemi dy kundërshtare që duhet t’i mundin këto zgjedhje. Ato janë vetëm dy : varfëria dhe papunësia. Duhet t’i mposhtim patjetër ato”.

Ndërsa më herët nga Lushnja Vasili, tha se LSI me programin e saj do e kthejë Fierin në kryeqytetin ekonomik të Shqipërisë.

Ai tha se programi i LSI-së për 4 vjet qeverisje është hartuar nga njerëz profesionistë dhe se jep përgjigjet që kanë munguar.

Ky program transformimi, ekonomik shoqëror që ndodhet në planin tonë për Shqipërinë jep ato përgjigje që kanë munguar dhe bën shtetin mik të shqiptarëve.

Bindja jonë ka ardhur nga mendimi më i mirë profesional. Kemi një program realist, konkret dhe që hap zhvillim. Me këtë plan i japim përgjigje konkrete intrigave konkrete. U hapim perspektiva të reja dhe jo çadra të vogla,” tha Vasili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje