"Historia do të tallet me ata pushtetarë që u detyruan të votojnë Reformën në Drejtësi"

4 Qershor 2017, 14:18Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Mos i merrni shumë seriozisht këto votime: po të ecë drejt Reforma në Drejtësi, këto zgjedhje nuk mund të lindin dot pushtet.

Ky është një mendim i saktë racional.

Por, a do të ecë drejt Reforma në Drejtësi?

Ajo tani po ecën normalisht.

Por, a mund të bllokohet Reforma nga të dyja palët në bashkim?

Tani, pas ardhjes së Hoyt Brian Yee në Tiranë dhe pas kërcënimit të tij të hapur për denoncimin publik amerikan të abuzimit, le të bashkohen si të duan, Reformën nuk e ndalojnë dot. Sepse “frika i ruan vreshtat”, thonë shqiptarët. Dhe turp për këta pushtetarë që reformën e cila është në interes të madh historik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, u detyruan ta bëjnë nga frika. Historia do të tallet me këta levendë.

Këta vetë, do të jenë të gjithë nën kontroll, në një kohë kur dihet se të gjithë nuk i justifikojnë dot pronat.

Gjithsesi shqiptarët nuk duhet të mërziten, sepse ne ende nuk kemi shtet. Shteti pa ligj dhe pa drejtësi, nuk llogaritet më si shtet. Kjo Reformë po na i ofron këtë mundësi pas njëqind vjetësh abuzim kundër shqiptarëve në të gjithë Ballkanin.

Shqiptarët në shtetin e tyre, në fakt, kanë votuar kot: me pasion feminor; sepse ata që deri tani janë votuar nga shqiptarët për t’i qeverisur, kanë vjedhë para dhe janë tallur me shqiptarët. Dhe shqiptarët përsëri kanë votuar; dhe ata përsëri kanë vjedhur varfërinë e shqiptarëve ; dhe shqiptarët të gënjyer se do t’iu ndërtonin shtetin e tyre, përsëri i kanë votuar, e sërish janë vjedhur nga të zgjedhurit.

Po tani, në këto zgjedhje?

Edhe këto zgjedhje nga vjedhësit administrohen, por këtu gjithçka po ngec: do bëhet Reforma amerikane e Drejtësisë.

Ja kjo i tremb: shumica do të ikin të shpronësuar. Por në fakt, ky do të jetë shteti, dhe jo shteti imagjinar që po na flet Rama; një shtet pa drejtësi dhe pa ligj si ky yni, ku duart nuk priten nga forca e ligjit se nuk ka as prokurori që t’i akuzojë dhe as gjykatë që t’i gjykojë. Dhe Rama na paska bërë shtet!!!

Shteti modern shqiptar fillon të ndërtohet pas Reformës në Drejtësi.

Është kështjellë ligjore shteti, zotërinj! Dhe, si i tillë, kjo kështjellë ngrihet vetëm atëherë kur ka mposhtur padrejtësinë.

Por, a do ta mposhtim dot ne shqiptarët padrejtësinë?

Kjo tani është një gjë e sigurt: këtë e garanton aleanca shqiptaro- amerikane. Prandaj unë them se këto zgjedhje do zgjedhin deputetë, por nuk do të lindin dot një pushtet të mirëfilltë. Ky lloj pushteti politik do të vijë pasi të jetë strukturuar pushteti gjyqësor, i cili do t’i hapë rrugën shtetit të drejtë modern dhe institucional shqiptar.

19 komente në ““Historia do të tallet me ata pushtetarë që u detyruan të votojnë Reformën në Drejtësi””

  1. Veterani says:

    z.Avokat je shum i drejte dhe i drejtperdrejt,rracjonal per problemet qe trajton sidomos te shtetit te se drejtes.Por je dhe shum shpresedhenes,optimist.Edhe ne qe ju ndjekim jemi optimiste se besojme shum tek nderkombteret dhe ne vecanti te Amerika i nderuar Avokat.

    1. Humanisti says:

      O anglosaksofon! Vdiqe pertu bere nje cope magazinjer!

  2. Avilito says:

    Po, jemi duke pritur me padurim. Eshte nje Monent i rendesishem qe do shenonohet ne historine e dobet politike qe trashegojme.
    Shprese !

    1. bureto says:

      Shpresa vdes e fundit! Por qe ajo te ushqehet duhet te mos harrojme se edhe trupat qe do te perbejne sistemin e drejtesise do jene po nga shqiptare, me po ate formim shteformues dhe ndergjegje juridike si deri me sot. Jemi vend i vogel dhe pothuajse njohim kedo. Tarafi e fisi jane ne themel te shoqerise tone arkaike. Ajo qe me mban me shprese eshte frika, ajo qe ‘ruan vreshtin’. Reforma ne drejtesi kam besim se kesaj ia ka arritur. Me nje fjale karshillek ndaj ligjit e procedurave, si deri me sot, nga gjyqtare e prokurore qe e ndjenin veten te akaparuar politikisht nuk besoj se do kete, te pakten jo ne ate mase dhe aq hapur sa deri me tani. Nuk do te guxojne më!

  3. Faro says:

    Edhe ky dashka ndonje karrige?!

    1. Bogonica says:

      “Faro”,sa ngushte e shikon ! Cfare ka te keqe nga ato qe thote avokati?Kete thuaj,ketu nuk luhet fati avokatit,por fati i shtetit shqiptar.

  4. Ilir says:

    Ke te drejte jurist. Perderisa Rama nuk te afroi te strukturat e reja te drejtesise,megjithese ti e ke perkrahur vazhdimisht, atehere “futja”, mos nguro, sic nuk ngurove me Sali Berishen, i cili qe i mire per ty kur te mbante dhe u be i tmershem per ty kur te leshoi. Kjo eshte drejtesia qe ti predikon?

  5. kozmo says:

    SHUME E DREJTE , KETE LLOJ SHTETI PO PRESIN, TE PA UZURPUAR NGA TE BABEZITURIT .
    NQS ATA NUK E KTHEJNE PASURINE E VJEDHUR , ATEHERE NUK KEMI SHTET .

  6. andromeda says:

    Ndërsa shqptarët do tallen me tyqë e ke marrë vettingun kaq seriozisht kur politikanët tallin bythën me të.

  7. LORA says:

    Taku,Reformen ne Drejtesi (edhe pse nuk n’a e kishte premtuar ne 2013-en ) e kerkoi me asistence serioze gjermano-amerikane EDI Rama.
    Taku,garante te besueshem te reformimit qilizme te drejtesise dhe Vetting-ut jane PS dhe Edi Rama.
    Taku,garante te ngritjes se shtetit shqiptar te se drejtes jane PS dhe Edi Rama.
    Taku,ty t’a njoh kontributin tend te denoncimit publik te 12-akteve antikushtetuese te mortjemadhit brekedhjere,,,,atehere kur t’i drejtoje Komisionin Parlamentar te Ligjeve (2005-2007 ).Por pas kesaj te “ngriu”,,,,dmth te paralizoi e zhveshi nga cdo fuqi dobiprurese shefi yt,dr,krimi.Kaq mbeti fuqia e garancia e jote ,ne sherbim te drejtesise per shqiptaret.Per kaq do te mbetesh ne histori,,,,por shtetin e se drejtes do t’a ndertoje PS dhe EDI Rama.

  8. PS,Pd,LSI etj says:

    Nje detaj te vogel Avokat:
    FRIKA RUAN VRESHTIN, POR JO RRUSHIN”
    MERRE NE KONSIDERATE NE ANALIZAT E TUA TE LUTEM
    AGRON

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore ky eshte budalla apo ben vet
    Ke do denoje vetingu?
    Ca ishte ajo449 qe nuk rigjykohen ceshtjet e korrupsionit?
    E votoi PS lsi e formosiPD presidenti
    Mjaft u tallet me kte milet.
    Vetem per nji gje jam dakort me ramen kur thote
    Vetem 800 vete e sjellim verdalle kete palo shtet.edhe ky eshte Brenda 800 se polihanalistagazetareve.
    Po si sju zhduk nje kolere e te bjere rehat ky vend.

  10. vaso says:

    Historia do talli bythen me ata qe shohin endrra me sy hapur.

  11. Lennard says:

    Gjithmone racional dhe na ngjall nje Optimizem ,qe na qeteson.Dashte Zoti ta beje realitet kete qe thoni Z.Ngjela.Per dite shohim dhe degjojme gjera qe te ngrene qimet e kokes.Ja po na del Lul Mashtruesi me”Republiken e Re”,qe do te punoje per popullin(Lexo per Oborrin e Sali Serbit),nga ana tjeter del LSI qe po i pret Barku per Popullin ,per Varferine dhe Bageti e Bujqesine, ,nga ana tjeter po pergatit thaset te mbush hambaret e Like Floririt.U befte si Thoni Ju Z.Ngjela.Te uroj me gjithe Zemer dhe te Pafsha Prokuror Te Pergjithshem.Vdekje Tradhetareve Mireqenie Shqiptareve.

  12. Reni says:

    Avokat, ti je i rrjedhur.
    Asgje s’ka per te ndidhur.
    Asnje nga tectre lideret nuk don te burgoset.
    As Rama( qe ti e “harfon),as Meta, as Berisha.
    Ne fakt te tre duhet te ishin ne burg…
    Ti thjesht ke mllef dhe te njeanshem.
    Na cave trapin . Hiqesh si i ditur,si i zoti. Kurre s’ke qullosur gje…
    Delirant,patetik…
    Ti nuk e ke ideneve politikes amerikane,sidomos se sotmes.
    Por, grij, ne ate vendcdallkaujet kane pasur gjithnje audience.

  13. thana says:

    Kur u tregon te verteten shqiptareve keta revoltohen. Z. Ngjela ka te drejte kur thote se reforma ne drejtesi do te shpjere ne krijimin e pushtetit te vertete ne Shqiperi ne dobi te popullit tone te abuzuar prej pushtetareve te meparshem.

  14. Boss says:

    Shqipëria është e gjitha abuzive Taku, ku ka zot të vë drejtësi aty, lëri broçkullat

  15. spartaket, produkt enverist says:

    Te birit te Kico Ngjeles i eshte mbushur mendja se po nuk u denuan me “Vetting” ata qe nuk e bejne kete minister meqe ja ka lene si trashegim i jati, Shqiperia ka mare fund. Po nuk e shihni more te uruar qe ky sharllatan qe tund gishtin me kercenime si Enveri dikur, cfare thote sot, e kundershton neser. Ky shitet si juristi “anglo-sakson” me i shquar i botes, kur asnje “nderkombetar” nuk e ka fare ne hesap. Ky shitet si politologu me i shquar i botes duke ju thene te gjitheve se ju nuk merni vesh nga politika e shitet sikur eshte zv.presidenti i SHBA e zv.president i Komisionit te BE, kur askush ne administraten e BE e ne SHBA, nuk di se ekziston njefare Spartak Ngjela. Ky politikani i “madh” dhe juristi i “madh” ka sajuar medemek nje parti te tijen “per ligj e drejtesi”, me antare qe nuk mbushin as edhe nje autobuz, e perfiton nga mediat shqiptare qe duan te bejne gallate me marrezite e tij. Ky eshte personazhi tipik negativ i i tragji-komedise shqiptare te quajtur demokraci pluraliste, qe nga pjesa me e madhe e shoqerise shqiptare, konceptohet si liri per te genjyer e mashtruar e per te share, ofenduar e kercenuar njeri tjetrin. A mund te mendohet nje lider i nje partie per ligj e drejtesi qe i del ne mbrojtje trafikut te droges, si nje domosdoshmeri per te pakesuar varferine, dhe e quan ate nje tregeti normale, ndonese eshte e ndaluar me ligj ? Drejtesia e vertete qe ka si parim zbatimin e ligjeve, te parin qe duhet te ndeshkoje e ta fuse ne burg, eshte ky fare juristi qe i del hapur ne mbrojtje krimit.

  16. Patrioti says:

    O zoti avokat,ti je shume i larte,po a sheh edhe nga komentet e disave ketu cfare mend kane,nuk mund ta kuptojne dot kete qe thua ti.Ne jemi nje popull qe kemi ate shtet qe meriton.Po ndryshuam mend qe mos ndjekim pas partite politike (si tifoze budallenj,ose per interesa personale) atehere mund te bejme shtet.Kur populli te dale ne shesh per te rezuar nje qeveri qe e mashtron,dhe jo kur futen ne cader per te ngrene pica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje