Rama­, apel grave: Luli ju diskriminoi me listat, jepini një mësim, votoni PS

4 Qershor 2017, 21:46Politika TEMA

Nga Divjaka kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave që t’i japin një mësim Bashës për diskriminimin që ka bërë në mospërfshirjen e tyre në lista ashtu si ligji e parashikon.

Rama tha se gratë dhe vajzat e Qarkut të Fierit duhet t’i japin një mësim Bashës duke votuar Partinë Socialiste. Për Ramën reforma administrative është sfida e Partisë Socialiste pas 25 qershorit, ndaj u bëri thirrje të gjithëve të bashkohen që të bëjnë të mundur reformimin e këtij sistemi.

Na duhet një tjetër reformë e madhe, një reformë që nuk bëhet dot me koalicione. Historia e njerëzve që kanë zotësi dhe shkollën e duhur dhe që nuk marrin dot një vend pune sepse atë vend pune e ka republika e një partie apo një tjetre duhet të mbarojë me 25 qershor.

Administrata me 25 qershor duhet të bëhet e juaja. Për të bërë shumë më shumë duhet që PS të ketë të gjithë përgjegjësinë, prandaj u them të gjithëve që janë këtu e atyre me bindje të ndryshme nga tonat nuk është koha të ndahemi në të majtë e të djathtë.

Është koha të bashkohemi nën flamurin kuq e zi të Skënderbeut e Ismail Qemalit e të betohemi se do ta çojmë në oborrin e BE.

Gratë dhe vajzat në të gjithë Qarkun e Fierit kanë sot detyrën të jenë të bashkuara pavarësisht bindjeve për t’i dhënë një mësim të mirë PD që në Republikën e Re nuk ka vend për asnjë grua dhe vajzë që të përfaqësojë Qarkun e Fierit.

PD ka shkelur ligjin për listat që detyron çdo parti që në tre të parët të vendosë një grua ose vajzë. PD më mirë paguan gjobë se u jep të drejtën grave dhe vajzave të zgjedhin përfaqësuesen e tyre.

E për çfarë u duhen bindjet politike nënave, grave e vajzave nga një parti që do vetëm burra në Kuvend dhe që i lë vajzat e gratë të fundit në listë ashtu si dikur gratë i linin në fund të dhomës në këmbë, jepini një mësim Lulit e votoni për PS”, tha Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje