Rama: S’ka plan për bashkëqeverisje PS-PD dhe komplot ndaj LSI-së, t’i japim fund historisë “tepsi-shtet”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Komunikimi Javor” ka renditur një sërë argumentash që sipas tij qyetatarët duhet ta votëbesojnë më 25 qershor.

Rama këshillon që të mos dëgjojnë katundin politik dhe mediatik për marrëveshje PS-PD por edhe për komplot ndaj LSI-së.

“Edhe 20 ditë për të vendosur me votë se cilin do të merrni në punë për të hapur negociatat, për të implementuar rreformën  në drejtësi, për të përmirësuar shëndetësinë, arsimin, për të hapur të tjera kantierë ndërtimi.

Këtë e keni në dorë juve që qaheni pa fund për zyrtarët e koruptuar.

Ju mund ta shpëtoni veten tuaj nga ata.

Edhe 20 ditë janë për të vendosur nëse do të vijojmë më tutje me vendosmëri dhe guxim për të ndërtuar këtë shtëpi që është në oborrin e Bashkimit Evropian.  T’i japim fund historisë “tepsi-shtet”,

Shumë njerëz të zotë me eksperiencë dhe shkollimin e duhur ankohen se nuk zenë dot punë në shtet punë pasi vendin e tyre e ze një shërbëtor partie që s’ka arsimimin e duhur. Me këta të fundit ndeshemi shpesh herë.

Nëse duamë të bëjmë shtet  ti japim fund historisë “tepsi-shtet” të luftojmë me votë për të mposhtur kancerin në trup të vendit. Mos dëgjoni katundin politik dhe mediatik për marrëveshje PS-PD për bashkëqeverisje apo komplot ndaj LSI-së pasi nuk ka asgjë të tillë,” tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *