Sulmet në Londër, policia britani e gjitha në këmbë, 12 të arrestuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia britanike arrestoi 12 persona dhe mori në pyetje 4 vajza pas bastisjeve të shumta që bëri në një bllok apartamentesh, ku dyshohet se jetonte një prej terorristëve të sulmit në Urën e Londrës.

Dëshmitarët  raportuan se dëgjuan të shtëna pasi policia e armatosur u fut në bllokun e quajtur Barking, në lindje të Londrës, rreth orës 7 të mëngjesit.

7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmit me furgon ndaj turmës së njerëzve në Londër. Paniku bëri që shumë të tjerë të vrapojnë të tmerruar nga skena e sulmeve terroriste në kryeqytet.

Kanë mjaftuar pak minuta që kryeqyteti i Anglisë, Londra të tmerrohet. Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke përplasur kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market.

Ndërsa një sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”, por që nuk ka lidhje me dy të parët dhe nuk është cilësuar ende si sulm terrorist.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Sulmet në Londër, policia britani e gjitha në këmbë, 12 të arrestuar”

  1. krysho ludovik says:

    me siguri janullatosi e ka fajin
    apo jo sumngritesit e temes apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *