Tahiri i drejtpërdrejtë, sulmon Metën: Vota për LSI na pengon për ‘Shqipërinë që duam’. S’do ketë telefonatë për Vasilin….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë 6 në Kombinat. Gjatë fjalës së tij Tahiri i është përgjigjur Ilir Metës, duke i bërë të qartë se fatet e Shqipërisë nuk mund të varen nga LSI.

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 qershor të lënë më një anë pazaret e partiçkave dhe të votojnë Partinë Socialiste.

“Nuk e di a e dëgjuat dje Ilir Metën kur tha se në datë 26 do vihen në radhë për të marrë në telefon Petrit Vasilin. Mesa kuptova ai donte të thoshte që te telefoni Petrit Vasilit do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas.

Ai ka të gjithë të drejtën të mendojë dhe të besojë që do ndodhë ashtu. Unë mendoj një gjë tjetër: te ai telefoni dhe te vota për LSI­në vështirësohet rruga jonë për Shqipërinë që duam. Vota për Partinë Socialiste i hap rrugën Shqipërisë që duam dhe besimit të qytetarëve se ky vend mund të bëhet një ditë”, tha Tahiri.

Ai e cilesoi reformën në drejtësi si një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së këtyre katër viteve. Sipas Tahirit, shumë njerëz mendonin se drejtësia në Shqipëri ishte e pamundur, por sot ajo është shumë afër.

“Ata që deri dje dukeshin të paprekshëm, ata që deri dje dukeshin sikur nuk iu hynë gjemb në këmbë, ata që deri dje dukeshin se mund të merrnin çdo lloj vendimi asgjë nuk iu ndodhte, se kishin imunitet, se ishin më të fortë se ligji, se nuk i prekte njeri, se qytetarët votonin, njerëzit votonin përpiqeshin, përplaseshin derë më derë, rropateshin korridoreve të gjykatave dhe prapë atyre nuk iu hynte gjemb në këmbë.

Sot po dridhen. Ata gjyqtarë të korruptuar sot po dridhen se e dine, dita kur duhet të ikin me shkelma nga aty është shumë afër. Është shumë afër dhe kjo falë besimit tuaj’’, shtoi ndër të tjera kreu i PS­së Tiranë Saimir Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *