VIDEO/ Tiranë.Aksident i rëndë, përplaset kalimtarja. Dëshmitari: E shihnin si po jepte shpirt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Sipas qytetarëve dëshmitarë në vendngjarje, një qytetare rreth të 30-ve ka qenë duke kaluar semaforin me të kuq dhe taksia ka ardhur me shpejtësi të madhe, pa pasur mundësi të ndalojë.

JOQ raporton se ambulanca është vonuar më shumë se 15 minuta, ndërkohe qytetarja është dërguar në gjendje të rëndë.

“Ka prerë rrugën me semafor të kuq, personi i aksidentuar. Ngjarja te rruga e re pa vajtur në Kombinat. Taksia me shpejtësi në momentin që semafori është bërë jeshil. Policia nuk kishte ç’të bënte dhe pse erdhi direkt, por e shikonin si po jepte shpirt. Ajo po dridhej. Jam munduar të kap videon fshehtas, kurse ambulanca ka vonuar deri në 15 minuta”, – shkruan qytetari.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Tiranë.Aksident i rëndë, përplaset kalimtarja. Dëshmitari: E shihnin si po jepte shpirt”

  1. 122 says:

    Qytetar kamikaz dhe pa ndjenja njerezore!
    Edhe ne momentet e fundsit te jetes se nje njeriu , ai SHPIRTZI, nuk e le te qete!
    Ai patjeter do te filmoje nje jete qe po shuhet…..
    Sa i lig………
    Nuk qendroni edhe ju si gazetar me lart se ai ndyresire.
    Ndersa JOQ eshte ndyresire dhe fekale e informacionev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *