Viti legjendar, Ronaldo prenoton “Topin e Artë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Madhështinë e Cristiano Ronaldos e tregojnë mbi të gjitha shifrat. Një seri rekordesh, paraqitjesh si protagonist dhe golash e kanë ngritur yllin portugez në majë të futbollit botëror, me sulmuesin e Realit që përgatitet të fitojë për të pestën herë në karrierë Topin e Artë. Ronaldo e plotësoi vitin legjendar, në të cilin ka fituar Champions-in e vitit 2016 në Milano, Kampionatin Europian me Portugalinë, La Liga-n spanjolle për sezonin 2016-’17 dhe tashmë Champions-in në Cardiff. Suksese të jashtëzakonshme, në të cilat CR7 ka qenë gjithmonë protagonisti absolut.

Historia e Cristiano Ronaldos dhe trofeut europian ka nisur më 21 Maj të vitit 2008, ku shënoi në finalen përballë Chelsea dhe gaboi në ekzekutimin e penalltive, megjithatë Manchester United u shpall kampion. Tashmë, trofetë e Champions të portugezit janë katër: në të katërta finalet e luajtura dhe të fituara, ai ka lënë gjithmonë gjurmë, duke shënuar.

Në vitin 2014 realizoi golin e fundit në fitoren 4-1 përballë Atletico Madrid. Në 2016-ën realizoi 11-metërshin vendimtar në “San Siro”, ndërsa në Cardiff bëri edhe më mirë, duke mposhtur dy herë Buffon.

Me dygolëshin e realizuar, përveçse u ngjit në çatinë e Europës, ai arriti edhe kuotën e 600 golave si profesionist në 855 ndeshje të luajtura në karrierë. Në golin e parë alternoi saktësinë dhe inteligjencën, ndërsa të dytin e shënoi si një qendër-sulmues tipik. Edhe pse në moshë 32-vjeçare, Cristiano Ronaldo deklaron se ndihet i ri. Shifrat i japin të drejtë.

Trofeu i katërt i Champions i fituar, me 12 gola shpallet për herë të gjashtë golashënuesi më i mirë i turneut. Portugezi është lojtari i tretë me të paktën katër gola të shënuar në finale; Di Stefano ka 7 ndërsa Puskas 4. Mbresëlënës është fakti që në këtë edicion, 10 nga 12 golat Ronaldo i realizoi nga sfidat çerekfinale. 5 gola në portën e Bayern Munchen, 3 ndaj Atletico Madrid dhe 2 në portën e Juventusit. Thjesht i mrekullueshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *