Xhemaili, gol i parë dhe vendimtar për Montrealin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse në përpjekjen e parë dështon, përpiqu sërish! Blerim Xhemaili është shembulli më i mirë i kësaj shprehjeje.

Pasi iu mohua, ai që do të kishte qenë goli i tij i parë në “Major League Soccer”, kampionati amerikan i futbollit, për shkak të një pozicioni jashtë loje në pjesën e parë, Xhemaili luftoi sërish dhe arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 67. Një gol që i dha edhe fitoren Montreal Impact në shtëpi, kundër New York Red Bulls, mesnatën e së shtunës.

Mesfushori shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës shënoi kështu golin e tij të parë në ndeshjen e tretë të luajtur në Amerikë, një kampionat ku të tjerët hasin vështirësi ambientimi. Por goli i tij vjen pas një tjetër goli të shënuar në gjysmëfinalet e kampionatit kanadez, ditën e mërkurë, kur Montreali mposhti 4-2 ekipin Vancouver Whitecaps.

E me grumbullimin në kombëtaren e Zvicrës të siguruar edhe këtë herë për kualifikueset e Botërorit, Xhemaili theksoi vlerat e fitores kundër New York.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne, sepse kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe kemi 2 apo 3 takime më pak sesa të tjerët në krye”, tha Xhemaili. “Megjithatë, kur je mes vështirësish nuk është e lehtë të shkosh atje lart, edhe nëse të kanë mbetur 2 apo 3 ndeshje për të luajtur. Gjithsesi sot kemi arritur një fitore tepër të rëndësishme, pasi të fitosh një ndeshje që nuk e ke luajtur mirë, të jep besim për të ardhmen. Kur të luajmë më mirë do të kemi mundësi të japim edhe më shumë”.

Me këtë fitore, skuadra e futbollistit nga Tetova ndodhet tashmë në vendin e 10, me 16 pikë, por ka dy ndeshje më pak sesa rivalët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Xhemaili, gol i parë dhe vendimtar për Montrealin”

  1. albaniafirst says:

    Tema, ne nuk na interesojne keta tradhetaret qe luajne per Zvicren apo per kedo tjeter qe e ka per turp te quhet shqiptar. E pashe ndeshjen kunder Vancouverit por komentatori e quajti kete tipin Maqedonas dhe jo shqiptar. Ky individ edhe ne bluze e ka sllavizuar emrin e ti ku shkruhet Dzemaili dhe jo Xhemajli. Pra eshte e qarte qe nuk ndjehet shqiptar. Ju perse i beni reklame? Kemi plot nga sportistet tane per te cilet mund te flishni sa te doni. Rrenegate si puna e ketij Xhemajlit nuk na interesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *