Aksidentohet me automjet në Tiranë, 60 vjeçari vdes nga infarkti

5 Qershor 2017, 17:46Kronika TEMA

Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur nga një aksident rrugor në rrugën “Ymer Kurti”, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Viktima drejtonte një automjet tip Mercedes Benz me drejtues A. E., rreth 60 vjeç, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet parkuar pranë saj.

Bilanci i këtij aksidenti është një i vdekur, pikërisht drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka pësuar infarkt në momentin e përplasjes.

Edhe pse i është dhënë ndihma e parë mjekësore, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.06.2017, rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”, automjeti tip Mercedes Benz, me drejtues A. E., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet parkuar pranë saj.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje