Deputetja e LSI shpërthen ndaj Lindita Nikollës: S’jam vajza jote, që studion në Francë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër kundër ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Replikat vijnë pas kundërshtimit që Nikolla i bëri deklaratave të Mehmetaj për dështimin në arsim.

E dyta në listën e LSI-së e Tiranës i thotë ish- ministres së Arsimit se “gënjeshtra të është kthyer në patologji dhe se mos më thirr “moj vajzë”, pasi nuk jam vajza juaj që studion në Francë”.

Statusi i plotë

E nderuar zysh Lindita,

Kur gënjeshtra të kthehet në patologji, jo vetëm nuk ofron shanse, por të nxjerr humbës në përballjen e rradhës!

Më lejo të të kujtoj si fillim se unë nuk jam “moj vajzë”, pasi nuk jam vajza juaj që studion në Francë dhe as vajza e korridoreve të Partisë Socialiste që pret urdhërat e shefave për të vepruar, qoftë për vendimet mbi jetën personale apo atë familjare. Nuk jam “moj vajzë”, jam deputete e Kuvendit të Shqipërisë, që të ka kërkuar shumë herë llogari dhe që nëse nuk e kujton, disa herë më kërkove të tërheq interpelancën e fundit që kërkova me ju, pasi nuk kishit argument t’u jepnit përgjigje maturantëve.

Së dyti, sërish po ju kujtoj e nderuar zysh Lindita se angazhimi im konkret për reformën në arsimin e lartë ka dhënë frytet e veta dhe të paktën ka shërbyer për të sensibilizuar të rinjtë për katrahurën që ju kurdisët në kurriz të maturantëve. Unë kam qenë disa herë në zyrën tuaj për të diskutuar për ligjin dhe me keqardhje po konstatoj sërish, se ju si ish ministre ende nuk e kuptoni ligjin dhe pasojat e tij. Ju nuk keni si ta dini çfarë kam thënë në komision apo parlament, sepse ju vetë as nuk keni qenë në komision dhe as keni marrë pjesë në hartimin e ligjit të arsimit të lartë, për të janë kujdesur oligarkët e arsimit privat me të cilët ju dhe të tjerë kanë lidhur interesat në kurriz të të rinjve shqiptarë.

Së treti, çdo akt yni për reformën në arsim ka ngecur pikërisht në zyrën tuaj, ku ndodhet e varur në mënyrë të dukshme edhe diploma juaj nga një universitet privat, e ngjashme me diplomat e disa kolegëve tuaj në grupin parlamentar. Më mirë se unë, ju duhet ta dini nëse diplomën tuaj e keni dhuratë apo e keni blerë ashtu sikur na akuzoni në statusin tuaj. Ju kujtoj se unë vazhdoj të jem studente në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe sado të mundoheni nuk mund të gjeni asnjë fije të dukshme ose të padukshme që më lidh me universitetet private në Shqipëri. Pikërisht këto fije të dukshme apo dhe të padukshme që ju lidhin ju me oligarkinë e universiteteve private, ju pengojnë të shihni të vërtetën në sy dhe të përballeni me dëmin që i keni bërë maturantëve në Shqipëri. Më kot mundoheni të fshiheni pas gishtit për gafat dhe gabimet me ligjin e arsimit, po kaq sa të kota janë dhe presionet që po i bëni mësuesve në të gjjthë Shqipërinë në emër të gjuetisë së shtrigave për motive të pastra politike.

Dhe e fundit e nderuar zonjë, më mirë se unë e dini që asnjëri prej nesh në LSI nuk mund të premtojë teza apo nota provimesh, pasi ky është një proçes që e kontrolloni vetëm ju të PS. Sikundër po ju paralajmëroj se do të kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të gjithë rastet e drejtuesve të gjimnazeve të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera që premtojnë fshirjen e mungesave në këmbim të votës për partinë tuaj. Për të gjitha sa më sipër jam e gatshme të përballem me ju në një debat televiziv,të cdo formati që dëshironi, për t’jua bërë dhe njëherë të qartë shqiptarëve se çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi angazhimin tonë në reformën në arsimin e lartë është përpjekje e dëshpëruar dhe e pavlerë.

Me dashamirësi I uroj suksese të gjithë maturantëve sot në provimin e tyre të parë dhe ju siguroj se me votën tuaj për LSI në 25 qershor I hapni rrugën përfaqësimit dinjitoz dhe punës konkrete për një sistem arsimor cilësor.

Lindita Nikolla: Gënjeshtra nuk mund të jetë kurrë një shans për të gjithë!

Nga Lindita Nikolla

Më dërguan sot një status të Kejdit, ku akuzon për dështime në arsim këto katër vjet. Habitem që kandidatë të LSI sillen si opozitarë. S’ka përligjie më të mirë se ky status, për kërkesën tonë që, PS duhet të drejtojë e vetme timonin e reformave në të katër vitet e ardhshme. Ky status është vërtetimi që, forcat e tjera në koalicion, njërën dorë e mbajnë në timonin e qeverisë dhe tjetrën e përdorin për të goditur forcën kryesore që nxit reformat në vend.

Disa pyetje për Kejdin si deputete e LSI:

– Ku ishe ti moj vajzë, kur u mbyllën 22 universitet private, piramida të ngritura edhe kur forca jote politike bashkëdrejtonte Ministrinë e Arsimit?

– A ke diçka për të thënë për bashkëpërgjegjësinë tuaj në hapjen e universiteteve private piramidale si kërpudha deri në 2013-ën?

– Si i ka patur marëdhëniet forca juaj me universitetet e mirënjohur për shitje diplomash?

– Ku ishe ti Kejdi dhe deputetët e tjerë të forcës tënde, kur ju ftuam për të prezantuar dokumentin e gjelbër të reformës? Nuk erdhi askush, megjithëse jeni ftuar rregullisht.

– Ku ishit kur ju ftuam për të prezantuar dokumentin e dytë të reformës? Prapë askush.

– Po kur ftuam të gjithë komisionin e arsimit për të diskutuar me detaje draft ligjin me komisionin e reformës ? Sërish në Jalë?

– Sa kohë qëndrove kur u debatua ligji në Komisionin Parlamentar, për tri ditë rresht, nga 16 orë në ditë? Sa sugjerimë për përmirësime bëre?

– Pse munguat edhe në debatin maratonë publik të komisionit, në lidhje me vërejtjet e ardhura nga universitetet ?

E dashur Kejdi,

Ti je një vajzë e re, dhe nuk ka dëm më të madh që i bëhet kauzës së të rinjve në politikë, sesa kur dikush, që i janë dhënë të gjitha mundësitë për të kontribuar, zgjedh politikën e baltës.

Dy fjalë për reformën dhe ligjin, që me shumë gjasa ende nuk e ke lexuar, megjithëse e ke votuar vetë. Nuk ke dëgjuar edhe se çfarë ekspertët dhe përfaqësuesit e KE thonë për atë që ti e quan “katrahurë”. Informohu paraprakisht edhe për aktet nënligjore.

Ligji forcon universitet publike, iu jep autonominë për të cilën kanë patur nevojë, iu jep mundësinë të zgjedhin vetë si dhe sa të zhvillohen. Dhe kjo ka dhënë rezultatin e saj.

Vitin që shkoi u regjistruan në universitet publike 5 % më shumë studentë dhe në universitetet private 27% më pak se përpara reformës. Ku e mbështet tërë atë batare balte moj vajzë?

Ligji i jep mundësi më të mirëve të zgjedhin degët që duan dhe kjo ka dhënë rezultat. Vitin që shkoi, u përmirësua ndjeshëm cilësia e studentëve në 56% të programeve të studimit në universitetet publike.

Ligji u mundëson universiteve publike të hartojnë buxhetet e tyre dhe të përdorin në mënyrë efiçente financat dhe kjo ka funksionuar. Buxhetet e univesiteteve këtë vit, janë më të mëdha, megjithëse nuk janë rritur me asnjë qindarkë tarifat.

Ligji vendos kontroll të rreptë mbi cilësinë e universiteteve publike dhe private, ndaj me agjensinë britanike të akreditimi po vijohet për kontrollin dhe akreditimin e universiteteve.

Është bërë shumë dhe ka ende edhe më shumë për të bërë. Por siç duket qartë, kemi shumë për humbur, nëse kthehen ata që e sollën arsimin në gjendjen që e gjetëm.

Dhe në fund një këshillë Kejdi:

Mos e bëj gabimin që bëre një vit më parë, duke shkaktuar panik tek maturantët. A ke menduar një çast se sa keq ke ndikuar tek ata me daljet e tua vend e pa vend? Të njëjtën gjë po tenton të bësh edhe këtë vit me statusin tënd.

Nuk meritohen votat kështu!

Ndaj të pres të dalësh e të bësh thirrje që të ndëshkohet kushdo që mashtron maturantët, duke iu ofruar tezën imagjinare në këmbim të kartës së identitetit dhe të eurove për kartën e prindërve.

Bashkohu dhe ti me mua për ta denoncuar këtë mashtrim! E para, nuk ka asnjë shans, për askënd, që teza e sekretuar e maturës shtetërore, me disa nivele sigurie, të dalë. E dyta, ky është trefish krim: njerëzor, shoqëror dhe elektoral.

E treta, gënjeshtra nuk mund të jetë kurrë një shans për të gjithë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

34 komente në “Deputetja e LSI shpërthen ndaj Lindita Nikollës: S’jam vajza jote, që studion në Francë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Mos harro te marresh dhe bidonin e qumshit me gjithe biberonin kur te shkosh ne debatin televiziv.. Te paska stervitur mire shtangisti per kamikaz.. Gje e trishtushme te shofesh te ardhmen e politikes shqiptare te kthehet ne nje alla Monika gojecorapja stil politik.. Cfare partie jeni ju pervecse nje shoqate qe po dolet ne opozite nje here te vetme, SHUHENI..

    1. €piriiiiii says:

      O Kuçkë e Vogël, ti urëdhrat i mer nga babai yt Qeros i cili i mer nga Shtangisti. Rrri urtë se te njohim mir ty edhe Qerosin tënd te Petro Sota bashke me Sh.p.k e korruptuar.

  2. Altin says:

    Edhe deputete edhe studente sikur nuk vete se te dyja jane diten dhe ne nje kohe nuk mund ti ndjekesh…kjo dmth qe njeren nga te dyja nuk e frekuenton pra ke bere shkelje ligjore dhe dimush te favorizon…..

  3. Ja keshtu ndodh kur te rriten puplat dhe mendja shpejt, Ketyre u duket se kane zene qiellin, e kane trurin komplet te shpelare me ideologjine Lsiste, ndaj cdo dite e me shume degjojme ankesa per keta qe inkurajojne rinine, po u shpelajne trurin te shkreteve,. Keta po, do e ndricojne atdheun tone, do e shpien ne Europe ….

  4. xhimi says:

    eshte turp dhe fyerje qe kjo vajze gjimnaziste ende e pa arsimuar na flet per reformen ne arsimin ne emer te shpk ku nuk eshte as me shume dhe as me pak nje prej te shumteve ushtare te Monika dhe Ilir Kryemadhit. nuk kuptoj nje gje, vertet- ku ishte kjo kur kalonte ligji i reformes ne arsim. Po LSI ku ishte? po zv/ministrja Nora Malaj ku ishte? po tani ku eshte, apo i kane dhene urdher te mos flase . Po ne qeveri pse kane ndenjur dhe pse vazhdojne te rrine akoma keta te LSI kur na qenkan kaq parimore. perfundimisht eshte nje race mutogjene qe duhet zhdukur menjehere sa nuk eshte vone. Une nuk e di se cfare do bej kjo vogelushja pasi te mbaroje gjimnazin dhe shkollen e larte se LSI athere nuk do te ekzistoje me. mendoj se drejtesia duhet te filloje nga hetimi i pasurive te kryehajdutit bandes se tij menjehere pas zgjedhjeve.

  5. arbereshi says:

    Zoti na ruajt nga keto te forta pa tru qe po pjell politika e bushtrave dhe e zagareve

  6. albann says:

    …Hahahaha….Tunde dybekun Nafije…Talleshit me Nafijet e Enverit nderkohe qe Nafijet jane ne mode…

  7. Sigurishte qe si nji llapaqene e dal nga stani putanave te lsi-se ,
    si kjo, qe mesa duket spaska gjet Hurin e duhur ,
    s’mund te krahasohet me vajzen qe studjon ne France !
    kjo llap eshte nji produkt terroistesh e media e kazanve te plehrave ,
    ben mir ta mbaj brenda kazanit te vet e mos ja shesi opinionit .

  8. ene kjo rrospi e vogel mundet me studju ne Arabi

  9. devi says:

    Qelbesire, cfare e kujton vehten moj kone?

  10. enver hoxha says:

    Kur shikon kte gje te vogel 22 vjecare, qe flet si politikanet e vjeter qe kemi pas kto 25 vite, ste vjen dhe shum mire. Rrezato pozitivitet miresjellje dhe sinqeritet, e jo negativitet ashpersi dhe shije te vjeter sic po ben.

  11. XYZ says:

    Shko moj bythlepirese, u bere ti, nje cope idjote, shumtaraqe. Shko lepija by…n atyre shefave te tu. Pa asnje pervoje u bere deputete. Kush je ti qe flet me Linditen si rrugace e rrugeve. Do e shohim sa deputete do behesh me 25 Qershor. Mendja juaj, (LSI), eshte vetem te vidhni popullin, ashtu si ju mesoi Like FLORIRI.

  12. Tung says:

    Shpresoj qe te ta percjellin shkrimin tim”moj vogelushe me mendje reformatore”.
    1- Je shume por shume e vockel qe te kuptosh se cfare eshte arsimi ne tersi dhe si ndikon Ai,arsimi domethene, ne nje popull dhe ne rruge-berjen e cdo gjeje,qe nga lindje e nje krijese njerzore e der ne shuarjen e tij.
    Kur ta kuptosh kete(qe shume cudi me duket),atehere duhet te merrje kurajon,por prap edhe sikur kurajon ta kishe,do duhej nje bashke-kosoludim me qindra akademik dhe specialist QE TE BESH REFORME ARSIMORE.
    2-Menyra sesi flet-shkruan le shume per te deshiruar.
    “Vajza jote studion ne France”thua Ti me nje mllef qe zakon e kane vetem”llafazanet e lagjes” qe arsimin e larte e kane perfituar duke” hapur rrobat”.
    Qe mos ta zgjas me kete idiotellek intelektual….po te them sipas moshes:Me francez donte te “shkonte” me francez shkoj.Po me kujton kohera te keqia moj vajze,kur te drejten e studimit ta ipnin disa gra qe punonin ne koperative dhe ne baze se sa te lodhura ishin”fizikisht dhe menderisht” jepej dhe e drejta per te Studjuar.
    Ty moj vajze te shkon fix thenia qu u shkruajt per jeten e fshatarve”Nasi dhe Naqja”qe flet hapur per jeten ne fshat,ku xhelozia dhe keqesia ndaj komshiut jane me permasa gjigande,dhe thenia eshte:Ca ke tiii je chelozzz?!
    3-Per arsomin nuk munde”te zihesh” por vetem MUND TE KONTRIBOSH!

  13. I drejti says:

    Turp te kesh moj baxhelle. Ne moshen tende te adoleshences nuk te ka hije te flasesh ne kete menyre. Ndermarrja juaj e shpk do merre fund shume shpejt dhe me siguri do te shpetojme nga sekseret si puna jote. Meso edukaten nje here dhe me pas fillo te flasesh.

  14. Lennard says:

    Konia e Mones kot ben Gam Gam.Ju e keni patur Zv.Ministren tuajen .Pervec kesaj e keni shqyrtuar Ligjin e Arsimit dhe ne Kryesine e LSI dhe nuk keni dhene Kundershti.Vone jeni kujtuar per Hesap te Oligarkeve te LSI dhe po beni Gjoja Zhurme po nuk ju degjon njeri.Priteni Vetingun se do tu shqyej Ushkuret.dhe do te detyroheni te dilni pa Poture.

  15. mimi says:

    E recitoi vjershën, goca buzëqumësht…!!! Pika neve, ku jemi katandisur…të na qeverisin kalamajtë “e lagjes”…

  16. eda says:

    A e imagjinoni kete vajze pas nja 5 vjetesh ne politike. Tmerr , nuk mund te degjohet dhe as te shikohet. Kaq te re e ka kapur virusi i Monikes. Fatkeqesi qe ne vend te perqafoje te rene ne te gjitha permasat e saj si komunikim, botekuptim, kendveshtrim, qendrim para foltores, ajo nuk del dot nga bataku 27 vjecar. Hajde besoji kesaj vajze qe na qenka model i se rese, nderkohe qe kur flet ajo eshte shume Monike, pak Ilir, pak Vasil, pak Luan etj. E tmerrshme. Duhet te jini vetvetja o cupeee, se po imituat idhujt tuaj atehere nuk kini fituar gje, por kini humbur gjithshka.

  17. Populli says:

    E panjohura Kejdi hici,
    Me vota kembehen gjerat ne LSI dhe jo ne PS,
    Me poste kembehen gjerat ne LSI dhe jo ne PS,
    Me klientele edhe nje pioniere si ti behet deputete,
    Meqenese qenke keputur nga meraku per Ligjin e Arsimit, pse mburresh qe je ne Universitet Shteteror? Pra je per universitete plehrash private apo per Universitet Shteteror?
    Pse ne nenndergjegje mendon ndryshe, ndersa ne ndergjegjen qe ta ka futur LSI shprehesh ndryshe? Bukur ta ka thene znj. Ministre: genjeshtra nuk eshte shans per te gjithe, por vetem per ca si puna jote. E gezofsh kete shans, por mos e ndy Shqiperine as me universitete plehrash private, as me urrejtje per nje zonje si Ministrja Nikolla. Shko gjej kliente te tjere qe te jesh e mirepritur si klienteliste.

  18. mimi says:

    E recitoi vjershën, goca buzëqumësht…!!! Pika neve, ku jemi katandisur…të na qeverisin kalamajtë “e lagjes”… Kanceri i politikës shqiptare, është LSI e Ilir Hajdutit (me zë e figurë), që e shpëtoi Salë krimineli…dhe bataku i Drejtësisë shqiptare…!

  19. Arjan says:

    Cfare po ndodh me studentet tane qe pa mbaru shkollen Na behen profesora me zor.Udhehiqen keta qumeshtore nga ideologu I madh Ilir Meta qe 23 vjec u be deputet pa punu asnje dite dhe na eshte bere I pasur Se eshte i zgjuar Shume .Shkoni punoni si gjithe njerezit dhe mos mblidhni mbas nje organizate si ajo e LSI se do tu punesoje Se Nuk jeni me mire Se Te tjetet.

  20. antikamunist (ish kamunist) says:

    E habitshme qe kjo vajze flet me kompetence per nje gje qe as nuk e njeh fare se c’eshte (arsimin e larte). Lum si kjo per mendjen qe ka ,e vajmedet Shqiperia per deputetet qe po i vijne.

  21. Kastriot says:

    Mbase je vajze e mire e ashtu duhet te jesh pasi je pjese e parlamentit dhe zv kryetare e nje partie qeverisese. Por me e duruar dhe e qete. Une do te mbeshtes ne vrejtjet e tua nese pergjigjesh sinqerisht pyetjeve si me poshte:
    1. Shpjego pse je kaq e re pjese e parlamentit shqiptar. Sinqerisht nuk eshte normale apo jo.
    2. Cilat jane cilesite e tua qe ke bere kaq perpara kaq shpejt.
    3. Pse qenka gje jo e mire qe te studiosh ne France? Menyra sic i pergjigjesh koleges kete te le te kuptosh.

    4. Pse reforma ne aresim qenka me probleme.
    5. Meqenese je zv kryetare e LSI a mund te evidendtosh se sa te punesuar nga te rinjte e partise tuaj ne shtet kane diplloma nga universitetet piramide dhe sa jane futur ne pune me konkurim.

    Flm nese me pergjigjesh.

    Kastriot

  22. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kjo nuk di si mbushet rregjistri i klases,kerkon vendin e Ministrit ne “tavoline” !
    Nuk besoj se Rama e ka fjalen per te tilla femra.

  23. Mihali says:

    Mire per arsimin por per ish kryetatin tend , per vidjon me bllok ne dore di gje keshtu do te na jipni shancin ne popullit.
    A nuk ke ndonje fjale per te?A po admironi keto veprime?
    Sa per arsimin ke te drejten se PS-ja ta prishi endern per te bler ndonje diplome.

  24. xy says:

    Per haremin e Ilir Metes,votojne per here te pare , pra sapo kane mbushur moshen 18 vjec dhe votohen per tu bere deputete.!!!!!! Tallje me te madhe zor se gjen.Po profesoret Pellumb Xhufin – Sabit Brokajn – Ndre Legisin ………..ku i le o Lilke ,apo ke mare tani per deputete Mejmetajn – Terbacin – Kerbacin ????!!! Po ben shtet per shendet o Ilir qe nuk di te lidhesh dy fjale .

  25. a. basha says:

    Cuca e Maleve në Kuveeeend….?!
    Në asnjë vend të botës nuk mund të votohet një 19 ose 20 vjeçarë….edhe sikur fenomen të jetë…Duhet patjetër të ketë një eksperiencë 10 vjeçare minimumi pune me sigurime shoqërore…Të jetë shquar në një fushë(a) të caktuar/a të shkencës,teknikës,prodhimit,kulturës,etj….Ndoshta ka të drejtë për reformën,por ne nuk e njohim të diskutojmë..(do paragjykonim përndryshe…).Ka të drejtë gjithashtu që denoncon fenomenin e ”Fëmijëve të privilegjuar”..Këta vazhdojnë të jenë fëmijët e politikanëve që gjithmonë ata studjojnë jashtë vendit…Është vërtet ëndërr e çdo të riu të studjojë nëpër Universitete me emër,në Angli,USA,Francë,Gjermani etj…por për bijt e shtresave të tjera të popullsisë këto studime janë…”Mollë e ndalueme..”,sepse e kanë çmimin të lartë.Politikanët shqiptarë sapo vijnë në pushtet i kanë mundësitë ekonomike menjëherë…Kjo Cuca e maleve…nuk besoj /dhe as duhet të fitojë një vend depudeti në kuvend…Se pastaj…Do të jetë Ku ku,jo vetëm për mu,/por edhe për ju!

  26. erti says:

    Trishtim dhe dhimbje qe nje cupe e vocken arrin deri ne kete pike.Diferenca e cupes se vogel eshte si nata me diten me Nikollen

  27. Asus says:

    Nuk ja vlen te merresh me kalamaj qe parti koti u varin ne qafe mandatin e deputetit. Kalamajte nuk Jane per te dhene mend por per te nxene mend. Kjo femije, ne fillim shfaqet e nxehur perse I thone “moj vajze”, ndersa me pas bie ne te njejten pozite duke ju drejtuar ministres “zyshe Lindita”. Do ishte interesant te na thoshte se si ka arritur te behet deputete qysh ne adoleshence e te mos meret me shoqet, me lodrat e moshes dhe mesimet, po perfundon ne parlament ku prodhohen ligje dhe behet politike. Ku e mesoi dhe kush ia mesoi politiken, ligjet, organizimin e partive politike dhe arsimit te larte kesaj femije qe ende nuk ka administruar veten? Duke qene nenkryetare e LSI, te shkon mendja se kjo femije nisur nga pozicioni ne parti dhe devotshmeria ndaj Monikes, mund te propozohet per ministre te ekonomise, financave etj. Dhe pastaj ky vend nuk do kete me halle. Ti rrosh partise oj goce!

  28. Alban Dega says:

    NGA LUFTA MIDIS VELLEZERVE KA VETEM TE HUMBUR !

    – Mistreclleku eshte mistrecllek kurdo kudo e nga kushdo

    Ishte vetem 17 vjec. Lindur ne Gjakove.
    Kishte ardhur ne SHBA me vize “Exchange Student ” Kembim Studentesh.
    Qendrimi ishte tremujor… Jetonte ne gjirin e nje familjeje amerikane.
    Ne muajin e dyte hyri ne provimin e pranimit ne Universitetin e famshem te Harvardit…
    Midis 31 000 kandidateve nga mbare Bota del e dyta…
    Fiton burse te plote rreth 50 000 dollare ne vit plus 5000 dollare per pjesmarrjen ne ceremonite e perfundimit te vitit shkollor per prinderit e saj….
    Nuk ishte vajze ministri as deputeti, as pasanikesh…
    Perfundon me arritje te shkelqyera dhe sot eshte profesoreshe e shquar ne SHBA…
    Sipas nje kerkimi edhe vajza e Lindita Nikolles ka qene nje nxenese e shkelqyer Shqiperi dhe studente e shkelqyer ne France…
    Vetem ti dhe kolegu jot Ylli Manjani jeni kunder meritokracise ne arsim e ne cdo fushe te jetes…
    Per me teper si ish- mesues e petagog themelues i deges se Spanjishtes ne Shkollen e Mesme te Gjuheve te huaja ” Agim Vokshi” dhe Universitetin e Tiranes me shqeteson cinizmi, arroganca, prepotenca, leksionet ala si e jema e Zeqos ne maje te thanes jo vetem nga ana jote por edhe nga disa lidere te tjere jo vetem te LSI-se …
    Mistreclkeku jo vetem ne politike por kudo e kurdo e nga kushdo qofte edhe nga Rama apo Meta mbetet mistrecllek.
    Demi jo vetem ne rastin tend por edhe te disa bashkemoshatareve tu ne LSI per vete moshen tuaj me shqeteson seriozisht…
    Jeni teper te rinj per ta plakur edhe me politiken e sterplakur te luftes se shpatave qe i ka sjelle boll katastrofa Shqiperise…
    Pak a shume ne moshen tende kam njohur ish- kryetarin tuaj Ilir Meta… I qete, trim, fjalepak e puneshum, stoik sa edhe elastik… ne ate kohe kolere dhe falangash te murrme ala Gazidede Khomeini!
    Ndaj qetesi dhe dashuri e Ilir Metes eshte nje keshille se pari per ju rinine e partise me rinore ne Shqiperi !
    Jeni nje parti qeverisese ! Per cdo arrritje ose deshtim keni po aq merita apo po aq pergjegjesi sa edhe aleatet tuaj te PS-se !
    Reforma ne aresim, mbyllja e universiteteve te Plepave dhe Akademive te Domosdoves, sic i quante Noli i famshem Vitrinat e Kristalet e dhjetra simotra te tyre qe vetem shisnin diploma e tituj shkencore deri edhe ne Peru… eshte jetike per te ardhmen e Shqiperise.
    Ajo duhet thelluar e cuar me perpara. Jo vetem Universitetet por edhe shkollat e mesme e nentvjecare ferì edhe kooshtet cerdhet private e publike duhet te kalojne ne site cdo vit e kontrollohen cdo tremujor…
    Ato jane fida ishte e se ardhmen se Shqiperise !?
    A e ke pyetur veten apo bashkemoshataret e tu ti Kleida pse eshte ku eshte sot Gjermanine!?
    Shpirti punetor dhe disiplina gjermane jane te mirenjohura ne mbare Boten… Por ka nje aresye po aq ne mos edhe me madhore…
    Pasi Bismarku mundi Francen pritej nenshkrimi i marreveshjes se demshperblimeve te luftes. Kur francezet prisnin me ankth kerkesa per ar, para…. Bismarku kerkoi qe Franca te perkthente ne gjermanisht te gjithe librat e Bibliotekes se Parisit per teknologjine, shkencen… etj.
    Nga nje vend gjysem feudal gjysem kapitalist brenda nje shekulli Gjermania u be lokomotiva e teknologjise boterore. Sot eshte ne majat e saj… Benzi, BMW, Siemens, Grunding… flasin vet.
    Arsimi professional eshte balli I shkollimit Gjerman. Papunesia eshte ne minimum. Mireqenia ne rritje! Begatia ne lulezim….
    Nuk po flas per Kinen… Per te flet vet Kina dhe 4 modrrnizimet e “Floririt te Vogel” Ten Hsiao Ping me luften kunder te cilave Fatos Nano fitoi titull shkencor ndersa Kina fitoi titullin superfuqi boterore edhe ne ekonomi edhe ne financa….
    Shqiperia fitoi gishtin ne prapanice…
    ” Ju u miqesuat me Kinen kur duhet te prisheshit dhe u ndate prej saj kur duhet te miqesoheshit” i tha Ramiz Alize ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ne takimin ne Pallatin e Brigadave ne vitin 87.
    Kam qene femije krejt i vogel ne Shoshan te Malesise se Gjakoves kur degjoja pleqte pa asnje dite shkolle qe i thoshin njeri tjetrit ” Chini Machini” ( keshtu e quanin Kinen ne ate kohe 60- 65 ne vendlindjen timei ) do te sundoje Boten !
    Ja cfare do te thote te kesh nje Xhorxh Washington apo Abraham Lincoln, nje Bismark apo nje Ten Hsiao Ping ne krye te politikes shteterore !
    Ndaj qetesi e dashuri Kleida !
    Qetesi e dashuri
    Se pari ne LSI !
    Midis Edi Rames e Ilir Metes kam shume me mik Ilir Meten!
    Eshte mik e shok i koheve te veshtira !
    Jepini fund mustreclleqeve e grrithjeve midis njeri tjetrit
    Beteja midis minjve eshte dasma e macokut, thote sovrani !
    Nga lufta midis vellezerve te gjithe Jane te humbur, thote Akademiku I shqiptarizmit Rexhep Qosja.
    Jo sot… Sot e te pakten tash gati 30 vjet !
    Qetesi e dashuri Keira bukuroshe !
    Politika eshte arti i se pamundures qe ben te mundur gjithcka… edhe vet te pamunduren!

  29. sherifi says:

    Me vjen mire qe mbasi lexova te gjitha komentet,bashkohem dhe une me mendimin e tyre, dua te shtoi vetem dicka qe shume nuk e dine, per punen e vajzes qe studion ne France, Babai i sai ka studiuar ne France dhe ka ardhur me medalje Ari prej andei.

  30. Salkar says:

    Shikoni ku ka mbetur politika shqiptare. …turpi I zotit. …nje kucke bythpalare. ..te jape mend. .fuck you lsi

  31. Ray says:

    A e ka mbaruar shkollen e mesme Kejdi? Perfaqesuaesja e popullit. Ligjvenesja. Politikanja. Tmerr e turp per vendin tone.

  32. zana says:

    Bravo Sherif. Ti moj Kejdi nuk e ben dot vezen e vajzes se Lindites, se eshte edhe me gen kjo pune. Ti vetem di te flasesh ne parlament. Kaq eshte per ty. Shkenca do te ndenjura, jo llafe. Megjithese ti je ne shkelje se kur e ke be shkollen, ti ke qenen ne parlament, vetem ne se e ke lene. Po qe se eshte ashtu hallall.

  33. ladi says:

    Ceshte kjo bajge,kush e futi dhe e meson kete shurdhjes te flasi keshtu.Kjo diten ne parlament diten ne shkolle kur meson kjo buce e vogel.Perse talleni zoterinj kryetar partish me kete popull dhe vini budallacka te tilla ne tempullin e popullit.Keshtu do hyjme ne Europe ne me kalamanje te tille qe sdin edhe vehten e tyre ku jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *