Bologna interesohet për Arlind Ajetin

Bologna mund të bëhet streha e disa futbollistëve të kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm në Serie A.

Dihet prej disa kohësh interesi i klubit italian për Ledian Memushajn, i cili pritet të largohet nga Pescara tashmë e rënë në Serinë B.

Së fundmi skuadra që e mbylli kampionatin në vendin e 15-të po studion mundësinë për të siguruar edhe shërbimet e Arlind Ajetit.

Mbrojtësi 23-vjecar pritet të largohet nga Torino, ku është aktivizuar në vetëm katër ndeshje të Seria A për një total pr

ej 250 minutash e nga kjo situatë kërkon të përfitojë Bologna që synon të përforcohet në të gjitha repartet për sezonin e ardhshëm, transmeton SuperSport.

Sipas Corriere Dello Sport, Bologna e konsideron Ajetin si futbollist të perspektivës për moshën e re, por edhe faktit që është pjesë e Serisë A prej dy sezonesh.

Ajeti aktualisht është u grumbulluar me kombëtaren për ndeshjen eliminatore ndaj Izraelit, ndërkohë që nuk u aktivizua nga Gianni De Biasi në miqësore e humbur nga Luksemburgu.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X