Ish-ministri i Bujqësisë: Pse shqiptarëve po ju vjen vdekja nga ushqimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria është një prej vendeve më të bekuara, me 218 ditë me diell dhe me burime të bollshme uji që rrjedhin nga malet.

Toka ideale për rritjen e shumë produkteve të ndryshme ushqimore. Por, përsëri çdo ditë e më tepër flitet për ushqime të modifikuara gjenetikisht, përdorimi i pesticideve apo plehrave me bazë nafte.

Ndërkohë që çdo stinë ka produktet e veta, që nuk gjenden në 365 ditë të vitit. Në tregjet e frutave dhe perimeve, tregtarët të ofrojnë  domaten apo luleshtrydhen në mes të dimrit. Kjo pasi, shpesh përdoren antibiotikë dhe hormone që stimulojnë rritjen. Qofshin këto produkte të prodhuara në Shqipëri e ato të importuara nga jashtë.

Profesori i mirënjohur shkodran, Ahmet Osja, thotë për Dritare.net se rreziku që na vjen nga ushqimet që konsumojnë, është shumë i madh.

Ekspert për më shumë se 30 vjet dhe më pas drejtuesi i Institucionit të Misrit dhe Orizit, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, gjatë kohës së Fatos Nano, bën thirrje për një kujdes më të madh të institucioneve, për produktet që hyjnë në Shqipëri, veçanërisht njohja dhe vënia në punë e resurseve që kemi.

Ne kemi dy gjëra shumë interesante, një janë kushtet natyrore dhe e dyta tradita. Kushtet natyrore na ofrojnë ushqime të veçanta dhe tradita është e tillë që për mijëra vjet nuk e ka ndot ushqimin.

Ushqimi është numri një që kontrollon biologjinë, pra nuk është vetëm ajo që ti shuan urinë. Më e rëndësishmja është se nga mënyra se si ne ushqehemi, përcaktohet vazhdimësia jonë. Vazhdimësia është më e rëndësishme se uria.

Ne i japim rëndësi të madhe urisë, edhe nuk mendojmë se për çfarë na shërben. Njerëzit shohin më tepër interesin financiar të tyre e rrjedhimisht ushqimet që ofrojnë nuk janë të kontrolluara. Në këtë mënyrë kemi vrarë shijen e ushqimit.

Tani njerëzit nuk hanë më ushqime, ne kemi harruar si është shija e domates, specit, apo luleshtrydhes.

Ne marrim rrezatime nga buka që hamë çdo ditë!

“Kafja që vjen nga Brazili, kushton 900 lek, 900 lek bëjnë tre kile qumësht në fshatin Trush.

Për tre kile qumësht duhen gjashtë dele, një çoban e një qen, 24 orë. Bëjeni vetë llogarinë, çfarë del nga kjo.

Ai që shet, tani, nuk mendon a të bën mirë apo të bën keq, e rëndësishme është sa fiton. Produktet nuk janë me interes për konsumatorin, por për shitësin.

Ndërkohë, unë kam 17 vjet që nuk pi kafe pasi vjen nga Brazili. Prandaj, e unë i bëj thirrje të gjithë njerëzve, që mos të presin të vijë ndryshimi nga qeveria. Duhet të jenë ata të parët të cilët ndërgjegjësohen dhe të marrin masat te vetja.

Ne na vjen 1,123,000 kuintalë miell nga Ukraina, ku ka ndodhur Katastrofa e Çernobilit. Ne e marrim miellin me gjysmë çmimi. Prandaj buka jonë është kaq e lirë, mielli është i ruajtur në magazina e nuk e ka marrë askush. Ne që kemi nevojë e blejmë atë që vjen nëpërmes Beogradit. Nëse nuk do ta marrim nga Beogradi, atëherë buka që ne blejmë do të jetë 260 lekë të reja dhe jo sa e blejmë ne në furrat e bukës.  Rrezatimi që marrim ne nga konsumi i këtij mielli, është një prej shkaktarëve të sëmundjes së kancerit.”

Ligji ynë çalon, sepse shihen interesat!

“Prandaj është e nevojshme përgjegjësia që ka secili dhe e dyta ligji i shtetit. Ligji duhet të kontrollojë me përgjegjësi dhe me kompetenca  të jashtëzakonshme. Mund ta kesh përgjegjësinë, por nuk ke kompetencën. Dhe ligji ynë çalon, pasi shihen interesat.

Dy janë shinat për një vend, arsimi dhe bujqësia. Nëse një popull nuk ka shinat, kot që e bën lokomotivën.

Bujqësia është shkatërruar, arsimi merret me lek. Pra, është shumë e nevojshme të merren masat për këto dy fusha.

Duhet që shteti të ketë personel specialistë e jo administratë burokrate. Administrata nuk di si ta kryejë këtë punë, pasi nuk ka kompetencat. Kurse, specialisti di ta bëjë diferencat dhe të evidentojë risqet.

Në Ministrinë e Bujqësisë nuk ka profesionistë, nuk i paguan askush, ata paguajnë administratën.

Unë isha ministër që prej datës 22 shkurt 1991 deri në datën 15 maj 1991. Vendosja të ikja vetë, pasi që në atë kohë kuptova që nuk kërkohej më punonjësi shkencor, por punonjës i administratës.

Ne kemi në Alpet tona rreth 137 bimë endemike, ose siç njihen ndryshe të veçanta. Mbreti Genti, është i vetmi mbret në globin tokësor, ku një bimë mjekësore ka emrin e tij, ajo është Gentiana lutea, e cila gjendet në Bogë. Po këtë administrata nuk e di, janë specialistët që e dinë.

Ne jemi shumë të pasur edhe pse jemi vend i vogël, prandaj duhet të kujdesemi për tokën tonë, në këtë mënyrë rritet dhe ekonomia e shtetit.”

I njohur për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evoluimin e teknologjisë së tij, profesor Ahmeti, ka gjetur një mënyrë për të shpëtuar disa prej bimëve endemike që kemi në Shqipëri.

Në vitin 2000 krijoi një kopsht botanik në Shkodër, përballë Kështjellës. Në një hapësirë ku gjenden 7 qind e 38 lloje bimësh, nga e gjithë Shqipëria. Në mesin e tyre, janë edhe disa bimë të veçanta, pasi vendi ynë njihet për bimë endemike.

Ashtu të sistemuara dhe të etiketuar, ato shërbejnë për nxënësit e shkollave dhe të huajt. Kjo pasi siç edhe Osja tregon për Dritare.net, shqiptarët nuk kanë shumë interes për ta vizituar.

Ndoshta është pikërisht kjo, papërgjegjshmëria jonë për të njohur dhe vlerësuar pasurinë që kemi, për të ardhur në ditët e sotme, ku shkojmë me frikë të blejmë ushqimet.

Por ajo çka dihet me siguri është nevoja imediate për të marrë masa, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga njerëzit e thjeshtë. Pasi ashtu si profesor Ahmeti, i cili prej 17 vitesh refuzon të pijë kafen, pasi vjen nga Brazili, njëjtë duhet të kuptojmë dhe ne rreziqet që na rrethojnë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Ish-ministri i Bujqësisë: Pse shqiptarëve po ju vjen vdekja nga ushqimi”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Mir e ke ti o zoteri. Po kujt ti thuash !? Atij punonjesit te administrstes qe ka mbaruar per juridik (6 muaj te plepat ) e te drejton ty e shume profesere si ty. Apo ti thuash Gjin Gjonerve !? Qe as duan tja dine se çfare hane vet dhe familjet e tyre, veç te rrjepin popullin nga leket. Por harrojne qe femijet e tyre nuk do gezojne asgje nese do ushqehen me mbeturina toksike. Shkurt. Ne shqiperi ku jetoj dhe un ka ngelur llumi i njerezve. Mendojne vetem si te vjedhin pa ditur se do ti harxhojne te gjitha per tu sheruar ( nese arrijne te sherohen ).

  2. ira says:

    Faleminderit profesor! Artikull sensibilizues.
    Nje pyetje. Cfare problemi ka kafja, qe vjen nga Brazili? Ne pime shume kafe dhe duhet ta dime cfare nuk shkon.

    Ju uroj shendet

  3. Nacionalist says:

    Ku eshte kjo ushtria qe nuk rri pa henger mut me komente! Njesoj e hani edhe ju si ne!
    Mielli ukrahinas i cernobilit, me rrezatim radioaktiv, ushqime te gjitha me hormone! Te na rroje Rama dhe PS!

    1. papa tfgs1 pousti says:

      Nuk vjen vetëm nga Rama e PS o dhjar leshonalist, por nga e gjithë politikanët e babezitur, edhe nga ata mutra qe bej pjese ti.

  4. Lalai says:

    Dhe profesori ja fut kot per Cernobilin.
    Miti cernobilit nuk ekziston!!!
    Dhe sikur serbia te kishte miliona mt2 magazina me miell sic pretendohet me miell te skaduar do kishte mbaruar,dhe ketu per te mbuluar PISLLEQET e importuesve te miellit fajin do ja hedhin Serbit apo Cernobilit qe per 1000 vjet eshte jashte funksionit te cdo mbjelljeje per shkak te rrezatimit!!!
    Fajin e kane IMPORTUESIT e Grurit,Farave Bujqesore….etj,cdo gje qe futet pa kontroll,sepse duhen pare per fushata dhe fitime.
    Askush nuk del te flsse me emra sepse PARTIA nuk te le,kush i futi farat qe ne Myzeqe,domatja,misri e disa te tjera dolen te prishura..???
    Ku i blene fermeret farat…?? Te A.B apo jo.
    Fenomeni i grurit apo misrit nuk eshte shqiptar po eshte boteror o Profesor e Albaneze.
    Qe nga Coca cola,Procter e Gamble,Nestle…..jane nen farat e modifikuara te MONSATO/CANADA,ku nga 116 farera te misrit qe ekzistonin ne te gjithe boten,sot vetem me 16 farera ushqehen njerezimi.
    Mos bini pre e injorances po hapni syt para se te ushqeheni.
    lexoni e nxirni idete tuaja te gabuara ose jo ska rendesi……

    https://www.ambientebio.it/alimentazione-biologica/la-lista-nera-dei-produttori-alimentari-con-cibi-ogm/

  5. Kapedani says:

    Nacionalist qenke komplet idiot .Pse Ps-ja dhe Rama e kane sjell kete situate.Po politikanet e tjere .Njeri i semure qënke.Artkulli ngre nje problem te Shqiperise dhe se ky problem i prek te gjithe .Shiko pak rreth e perqark vetes sa persona njeh qe kane vdekur nga kanceri.Para 90 -es as nuk e njihnim si semundje. Bravo profesor ,por me keqardhje e them qe zerat si puna juaj jane te paket .

  6. Lani says:

    Ju lumte Profesor e faleminderit per informacionet. Urojme te kemi sa me shume te tilla informacione qe pas kesaj te mund te ndryshojme ndonje gje duke bere presion .👏

  7. Zigur Qarri says:

    Kjo eshte vetem maja e Aisbergut.
    Po duhanin me ndotje te larte radioaktive nga katastrofa e Çernobilit,
    po tmerri me produktet e qumeshtit dhe mishit,po konservuesit pa karar te ushqimeve,
    po makinat e naftes qe perbejn mbi 50% te makinave qe qarkullojn ne Shqiperi,po uji
    i ndotur qe pijme,po uji i ndoturi Lumejve dhe i Deteve………………po,po,po………………
    Ministri Mjedisit Lefter Koka deklaron se,nuk kemi se çfar ti bëjm atyre qe hedhin inerte ne Detë!!!
    Atehere,per çfar hyn ne pune kjo Ministri qe i kushton miliona tagspaguesve shqiptare?
    Mbas 400 metrash nga “Autostrada” e Durresit (ne krahun e djatht natyrisht),ne drejtim te Jugut,
    ndodhet nje Karburant jasht çdo parametri te sigurise!!!Ky karburant i perket Ministrit te Mjedisit,
    Gangsterit Lefter Koka,por askush nuk flet.(Çfar u be me pergjegjesit e aksidentit ne Qerret,
    qe kishin hapur Autostraden per favorizimin e karburantit?Edhe ate,politikane e kishin ne pronesi.)
    Monopolet ne Shqiperi i kan ne dore gangsteret e politikes,si Lefter Koka e kompani,natyrisht lidhur me
    ordineret qe pastrojn rrugen aty ku hasin rezistence.Shteti shqiptare eshte asfiksuar nga militantet,ne
    çdo aspekt.Dhe kjo ben pjese ne sistem.Ka byth ta ndryshoje kush sistemin?Deri tani jo,sepse humb
    pushtetin dhe privelegjet qe vijn prej tij.Tani per tani,zgjidhja eshte vetem nje komision nga KE ose SHBA.
    Kjo,sepse,askush nuk ka bythe te gjykoje Lefter Koken dhe te kontrolloje pasurine qe fshihet prapa tij.
    Lefter Koka Minister i mjedisit!I kan varur Ujkut melçine ne qafe.

  8. joel shkodra says:

    Me duket paksa artikull qe ndjell panik.

  9. Dashamiri says:

    Respekt te veqnte per profesor Ahmet Osja nje shkenctar i vertete por edhe nje patriot e shqiptar 24 karatesh. Ua thua profesor pushtetareve,por ato vete i gjejne produktet bio, ato nuk e din se ka popull

  10. freee says:

    Na rroft Rame-Berisha per ket shtet M qe kemi …..Ndot mendje dhe trupin e ktij populli …..bravo i qofte kta nje dite do jene mreterit e kufomave.

  11. !!!!! says:

    Zera si i suaji Profesor jane kaq te paket, me vjen shume keq dhe ju e thoni shume mire qe vendi yne eshte i bekuar por ka te mallkuara mendjet e njeresve.
    Shume respekte Profesor,por mendje si kjo e juaja duhet te ishte e Kryeminstrit dhe e politikave tane te nderuar qe e kane mendjen vetem te fitojne. mjere ne 🙁

  12. katarakti says:

    Duke lexuar shkrimin e z. Ahmet Osja arrita ne 2 konkluzione te perhershme dhe te pandryshuara. E para: Jemi ne kapitalizem. Dhe ne kapitalizel mbizoteron ligji i fitimit. Nuk ka moral dhe as meshire. Njeriu per njeriun eshte ujk. Dhe e dyta: Ketu del haptazi roli i shtetit. Neqoftese nuk ka shtet qe te kontrolloje dhe te ndeshkoje keqberesit privati ta shet mishin e qenit per mish qengji.
    Kur shoh gjithe keto probleme qe ka vendi, derexhene ne te cilen ka rene, – pyes veten nese ia vlente permbysja e sistemit te meparshem per ta zevendesuar me kete te sotmin?! Apo do te ishte me mire qe sistemi i dikurshem te permiresohej, te mendonte me shume per interesat dhe te drejtat e individit. Apo sot eshte me mire pasi kemi Big Brodher, Portokalli, 100 parti qe na kenaqin me estraden e tyre etj etj?! Atehere kishin Sigurimin e tmerrshem, sot kemi mafien e pameshirshme. Dikur eksportonim domate dhe krom, sot eksportojme hashash dhe prostitucion. Dikur kishim nje universitet qe nxirrte inxhinjere te afte, sot kemi 100 universitete qe te ngopin me diploma dhe master.
    Qe t’i kthehem shkrimit te Ahmet Osjes, kam bindjen se Shqiperia nuk behet me. Qofsha i gabuar.

    1. X says:

      ky eshte koncepti i gabuar i shqiptareve mbi kapitalizmin ,
      qe ju eshte servir shqiptareve aty ,pikerishte nga mafiozet politikane dhe sigurishte te huajt ,
      qe ben planet e shpartallimit te shqiperise . Por nuk eshte aspak ashtu .
      Kapitalizmi ka ligje shume te forta ,qe ste falin asnji fije nqs kalon normat e lejuara pra shkel ligjin .
      Ne kapitalizem sigurishte qe ka nji moral ,perndryshe europa do kishte perfunduar sot ne nji shtet si arabia ,shqiperia ,
      por jo ,shife Europen kush eshte ,
      Cfar rregulli exziston ne rruge ,institucione ,gjykata ,prokurori dhe thelbi i ktyre te gjitha se bashku ,cfar niveli kulture e sjellje-je ka .
      eshte pikerishte Morali ,ky eshte shtylla e cdo suksesi edhe pse ju aty ,pra sduhet ta shikoshe personalishte kte ,pra shqiptaret ,
      me morale kuptojne dicka tjeter ,pra kan nji koncept komplet ndryshe mbi moralin.
      Thuj qe shteti shqiptare eshte nji shtet inexzistent ,sepse keshtu e duan ata qe e komandojne ,
      kolonialet e rinj dhe nuk lejojne qe ti, te ndertoshe shtet ,te vendosesh ligje e kontrolloshe rregullishte ,
      gjithcka nga ushqimet deri ke gjithcka ka te beje me tregeti ,sepse nji shtet Shqiptare me ligje ,
      nuk lejon me te huajt te vjedhin gjithcka ne ate vend e madje edhe thesarin e shtetit ne bashkpunim me politikanet tane ,
      ta bastisin saher te duan , sepse ndryshe i bllokohen miljardat qe perfitojne falas ,pa asnji mundim ,nga ky vend .
      Pra lejojne gjithcka helmon kombin shqiptare ,sepse pasi ka hedh ne dore politiken ,gjykaten,prokurorine shish,presidenc etj qe edhe vet i emerone e i heq kur ti doje suma ,
      sepse shqiptaret nuk menduan asnjiher per shqiperine ,por vrapuan pas partive mashtrusave dhe sot po dalin ne shesh
      gjithcka kanceri qe kercenon jeten e cdo shqiptari ne cdo artikull ushqimor . Shqiperia nuk behet ,eshte nji Shprehje qe e kan hedhur ne loje te Huajt ,sepse jane po kta ,qe nuk e lejojne shqiperine mu bo shtet ,duke ven nji kriminele president e kryeminister si sali berisha ,
      nji president si ilir meta , pra dy parti qe i ka krijuar vet si ngerc ne politiken shqiptare ,per ti mbushur mendjen shqiptareve se “sHQIPERIA NUK BEHET ” dy parti pd lsi i cili i administron vet kunder shqiperise . Shqiperia u be ne sistemin komunist ,apo jo ?
      U be nji shtet nga hici dhe nji shtet qe rrespektohej nga bota e gjithcka ,me gjithe te metat e sistemit diktatorial ,por funxiononte si nji shtet i vertete . Pastaj, Bota ka shekuj qe ka krijuar shtetet , nderkoh qe shqiperia kishte vetem 40 vjet ne dispozicion . Pra i analizoni gjerat me konkrete e me llogjiken e nevojeshme . Nqs nji popull nuk reqgon ndaj mizerjes e cdo fenomeni shkaterrues te jetes ,
      ajo shoqeri deshton ,e bie ne gropen e mizerjes ku ka ren edhe shqiperia sot.

  13. Lil Toronto says:

    A ekziston laborator per analizat e tokes, farerave e produkteve ne Shqiperi?

  14. Ironik says:

    Ky eshte gjeni!

Lini një Përgjigje te !!!!! Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *