Krushku i Berishës flet për listat e PD: Basha gaboi me Kreshnik Spahiun

5 Qershor 2017, 00:47Blog TEMA

Prof. Dr. Luan Malltezi

Duket se ish-­liderët “demokratë” të PD, “ish­- ministra dhe deputetë të saj”, (një apo dy herë deri tani), nuk kanë të qartë se në politikë asnjë nuk mund të jetë “i përjetshëm”. Kjo sidomos mund të thuhet kur forca politike bie në zgjedhjet parlamentare, siç ndodhi me PD­në së fundi. Një nga shkaqet që shpjegon këtë rënie, mendoj se ka qenë fakti se “këta ministra dhe deputetë” qëndruan në pushtet për tetë vjet me radhë, pa vrarë mendjen për asnjë demokrat të thjeshtë, të ri apo të vjetër qoftë. Secili mori në zyrat e veta kë deshi. Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD mbetën jashtë këtij rrethi, sikur të mos kishin kryer asnjë shërbim për PD dhe fitoren e saj!

Pas rënies, PD kaloi në zgjedhje të reja; rruga ishte e hapur “për të gjithë ministrat dhe deputetët e PD”, por nga këto zgjedhje në krye të PD doli z. Basha, një nga intelektualët më të formuar të kohës. Zgjedhjet janë më 25 qershor; PD ka dalë me kandidatë të ri rinj, një nga këto është profesoresha e njohur Valentina Duka, një nga demokratet e para të PD, e cila u mënjanua dhe u likuidua padrejtësisht që në orët e para të pluralizmit nga “demokratë të rinj”.

Një nga këta demokratë të vjetër është edhe autori i këtij shkrimi dhe miku im i vjetër, Edmond Dule, “themelues i PD”. Dhe kështu me radhë mund të kujtoj me dhjetëra e dhjetëra demokratë të tjerë në Shqipëri, por asnjë prej tyre nuk ka dale kundër PD, lidershipit të saj dhe z.Berisha, por kanë mbështetur PD, fitoren e saj në zgjedhje.

Dalja me artikuj dhe prononcime publike kundër Bashës në prag të zgjedhjeve nga “ish­liderë të rrezuar” që tani po mësojmë nga këta se mbanin “rripat e pantallonave të PD për të mos rënë tek këmbët” është një akt i papranueshëm për çdo demokrat; qëndrime të tilla janë në shërbim të Edi Ramës dhe fitores së PS në zgjedhje.

U bëj thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin fuqimisht liderin e ri z.Basha, në këto ditë të vështira për shkak edhe të këtij sulmi pa precedent nga ish­“liderët tanë të vjetër”, aq më tepër kur këta janë ata që “në kohë të tyre” sollën Ramën në pushtet. E vërteta është se këta “liderë” duhej të ishin larguar në mënyrë demokratike menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve dhe jo tani kur jemi në zgjedhe. Zonja Topalli, që po ngre tani flamurin kundër Bashës, do të kishte bërë

shumë mirë të kishte fituar Shkodrën kur ishte kryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe jo të humbte disa zona për PS. Shkodra humbi sepse nuk pranonte më në krye z.Topalli. Zonja në fjalë nuk mund të ngrihet kundër PD dhe demokrateve që e kanë mbajtur lart, për mendimin

tim krejt të padrejtë, për 20 vjet në majë të pushtetit. Politika kërkon detyrimisht njerëz të aftë; znj.Topalli nuk është shquar për asgjë të tillë. Këtë tha me të drejtë në një shkrim të tij këto ditë edhe publicisti i njohur, Blendi Fevziu. PD do të kishte bërë shumë mirë të kishte sot në listat e veta Kreshnik Spahiun jo vetëm për aftësitë e tij dërrmuese në debate publike (le të kujtojmë Bojaxhiun, që e la pa ‘bojë’), por sepse ka qenë edhe një demokrat i orëve të para me kontribute për PD në fillimet e proceseve demokratike. Spahiu u shqua në çadër dhe asnjë tjetër pas z. Berisha dhe z.Basha. Njerëzit mbajnë mend lëvizjen e tij “Kuq e Zi”, por unë jam një që di se z.Spahiu e nisi atë se nuk iu la asnjë vend në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Demokratë, nuk ka kohë të dëgjojmë artikuj e zëra të tillë të papranueshëm; ju bëj thirrje të mbështesim PD, të mbështesim ekipin e ri që është hedhur në betejë. PD është partia jonë, sot dhe nesër; aty është nderi dhe dinjiteti ynë, të mos lejojmë shkatërrimin e saj nga karrieristë të pangopur. Basha do të fitojë po e mbështetëm ne.

9 komente në “Krushku i Berishës flet për listat e PD: Basha gaboi me Kreshnik Spahiun”

  1. Besniku says:

    Sigurisht ky bicim historiani serbo-boshnjak, kur flet per “lidershipin e vjeter”, e ka fjalen edhe per Salihin e Sheqeres, pra te krushkut te tij, kryehajdutin, kryeshkaterruesin, kryevrasesin dhe kryetradhetarin e kombit dhe te popullit shqiptar, qe duhet te ishte larguar nga skena politike si humbes. Por jo! Nuk e permend fare, se Salihi nuk quhet si lider i vjeter, por i ri, gjithnje fitimtar, madje edhe ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe me pas ne zgjedhjet lokale.
    Dhe cfare tjeter, e quan Zonjen Topalli, te paafte, humbese qe i la PS zona te tera! Hajde analist, hajde.
    Te tjerat ua le komentuesve te tjere, se per kete njeri nuk ia vlen te kalosh kohen. Qe ta din njerezit, ky eshte babai i Jamarber Malltezit, dhenderit te Sali Berishes, vjeherri i Argita Berishes (Malltezit), ndersa Jamarberi eshte bashkeshorti i kesaj te fundit. Te gjithe hajdute dhe mashtrues!

  2. Besoj says:

    Cfare I ka dhene shkences ky koke mish qe eshte bere Prof. doc……….Rrofte krushku qe e bere me para dhe te jape dhe mend ne politike.

  3. Gerti says:

    Edhe ky shume i mençem.I fut turit gjithe andej.Jamarberi qe ben si gore,i ngjaka ketij.

  4. votren(prifti spanjoll) says:

    Nje nga intelektualet me te formuar Luli???!!!

  5. Ka dash te thot dicka edhe boshnjaku demi malltez,por me shume e ka dhjere me kreshnikun e spahive qe na e quan demokrat i oreve te para.
    Ky vend prandaj po falimenton sepse ka njerez si puna e ketij qe nuk len pa etiketuar cdo hajdut e kriminel si themelus pd je,ku etiketon dhe i jep merit cdo komunisti dhe i jep titullin demokrat.
    Pd eshte kthyer parti e isisit dhe e tritolit per 27 vjet e mbushur me komuniste dhe sigurimsa qe zbatuan udhezimet e ramiz alise qe nga pronat e deri tek klasat e permbysura qe do ishin rrezik per ramizin dhe salirat sekretar partish……

  6. Haka Tekizoti says:

    Ja dhe një ithtar i idiotit K. Spahiu, figura e të cilit tani do hedhë rrënjë të thella në histori, sepse vërtet e tallin dhe e përçmojnë me të drejtë të gjjthë, po ama ka kapur rekordin e pashoq, se arriti të ketë ithtar një “intelektual”, i cili lër shkak të dijeve fare të mëdha është bërë krushku i antishqiptarit më të shquar… Lum si ai për idhullin e tij dhe lum si ne për këtë lloj ithtari!

  7. Lennard says:

    Ti je pa fytyre.A e njeh Nik Sorren? Njeri ma Palaco nuk me kane zene syte!!!.Eshte Narcisist, Spiun i Serbit njesoj si Ti dhe Sali Serbi.Slloganet Patriotike i ka per maske.Ne te vertete lufta e tij eshte destabilizimi i Shqiperise. .Ne cdo mbledhje qe ka organizuar ,brenda Partickes se Tij.Vetem Ai diskutonte.Nuk pranonte asnje mendim apo sygjerim tjeter. .Gjoja luftonte per Demokraci ,po ne fakt Demokracine nuk e njihte fare.Eshte Prodhues i Gjyqtareve te Plepave ,qe mbollen Korrupsionin me Galopant ne historine e Drejtesise Shqiptare.Kur ka qene N/Kryetar i KLD ,per cdo transferim merrte rryshfete te majme.Nuk eshte zbardhur ende se nga kush sponsorizohej per Marrezite e Tij.Si perfundim Ik Bej Cicin dhe mos u merr me keto pune.

  8. liria says:

    Mbeshtesni Pd- o krimbat e halese te Enver Hoxhes qe na u bete demokrate per te vjedhur , vrare e tradhetuar kete vend. Nuk e bete ju Shqiperine nje cope prone tuajen, o bastarde te pa cipe?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje