Lorik Cana: Luksemburgu? Rëndësi ka sfida me Izraelin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për afro një dekadë ka qenë ai lideri i Kombëtares shqiptare. I larguar nga futbolli i luajtur verën e kaluar, Lorik Cana mbetet një personazh unik në ambientin kuqezi. Gjithmonë i balancuar dhe i kujdesshëm kur shprehet, edhe pas një humbje katastrofale si ajo në Luksemburg. Tashmë si i jashtëm, Loriku nuk preferon të gjykojë ambientin në ekip.

“Mungon ndoshta një lider në skuadër? Pyetja tjetër… Çfarë duhet të bëjë skuadra të rigjejë frymën përpara Europianit, atë që ka humbur gjatë këtyre kualifikueseve dhe u shoqërua me humbjen në Luksemburg? Duhet të vijnë gjeneratat e reja. Pikërisht atë kemi nisur të bëjmë me programin e fondacionit, në mënyrë që jo vetëm të bëhen sportista, por njerëz të mirë për shoqërinë tonë. Patjetër i ndjekim të gjitha ndeshjet e përfaqësueses, madje kur fola me fëmijët edhe ata e kishin ndjekur. Nisën të këndonin kuqezi dhe janë vetëm 4 vjeç”

Fjalë që lënë hapësirë të kuptosh se ndoshta kjo ishte ishte mbyllja e një cikli për kuqezinjtë, ndërsa rreth së ardhmes së trajneri De Biasi, i lidhur me oferta nga Kina, Lorik Cana zgjedh diplomacinë.

“Këto janë gjëra që duhet të vlerësohen nga personat, nga institucionet dhe nga vetë i pari trajneri. Nëse ai ka dëshirë të vazhdojë, trajneri është një person që ka dhënë shumë dhe ka mundësi të japë ende edhe shumë. Është në dorën e tij. Por, nëse ka dëshirë dhe e ndjen që duhet të bëjë eksperienca të tjera, atëherë vetëm duhet falenderuar, ti heqim kapelen dhe të ecim përpara”

Ish-kapiteni nuk e bën dramë humbjen në Luksemburg, ndërsa ka besim maksimal te grupi për trasfertën e 11 Qershorit në Izrael, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.

“Skuadra ka një ndeshje të dielën dhe është e rëndësishme të jetë mirë atje. Lojtarët e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë. Jemi një skuadër që përsa i takon potencialit jemi në të njëjtin nivel me Izraelin apo edhe ndoshta më mirë. Duhet edhe pak fat. Nuk duhet të harrojmë që çdo ndeshje, çdo pikë, çdo ftore është e rëndësishme. Pavarësisht nëse kualifikohemi, pozicionohemi të dytët apo të tretët nuk ka rëndësi… E rëndësishme është që të bëjnë më të mirën dhe kam shumë besim te lojtarët të dielën”

Kujtimet nga 13 vitet e kaluara si kuqezi kanë qenë fantastike. Loriku mbetet tifoz i Kombëtares, me vëmendjen të kthyer nga brezat e rinj.

“Kur kam qenë pjesë e skuadrës kam qenë i lumtur, pasi janë djemë fantastikë dhe të mrekullueshëm. Jam me fat që kam qenë pjesë e Kombëtares, sepse gjithçka e kemi bërë bashkë. Jam ndjerë shumë krenar që i kam udhëhequr dhe kemi pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme. Tani Loriku e ka bërë pjesën e tij dhe do vazhdoj ta mbështes Kombëtaren, si gjithmonë, por kam nisur një punë të re, për ti mundësuar gjeneratave të reja të rriten me vlera më të mira”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Lorik Cana: Luksemburgu? Rëndësi ka sfida me Izraelin”

  1. Tarrasi says:

    Po po mor legen thuj te verteten qe u shit ndeshja.Kush i ha brockullat e tua?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *