Luan Rama: Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shans për të gjithë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e Pukës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër. Të pranishëm në këtë ishin Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kandidatët për deputetë, Agron Çela, Dritan Ylli, Sajmira Laçi, etj.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, njëkohësisht kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, tha më 25 qershor duhet votuar numri 1 në fletën e votimit që është LSI. Sipas z. Rama, fitorja e LSI-së është një shans për të gjithë, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e rinisë.

“Ne vijmë që të marrim besën tuaj për shërbim të pushtetit ndaj qytetarëve, për një qeverisje me drejtim të ri që qytetarin e ka të parin dhe interesin e tij mbi ço

interes tjetër. Prandaj në 25 qershor duhet votuar numri 1 në fletën e votimit që është LSI. Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është fitore, është shans për të gjithë. Edhe për socialistët, edhe për demokratët, edhe për ata pa parti, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e rinisë, është themeli i bazamentit të institucioneve demokratike në Shqipërisë, është vetë stabilitetit dhe e ardhmja evropiane Shqipërisë”, – u shpreh z. Luan Rama, duke shtuar se përveç solidaritetit dhe humanizmit që ka LSI, kjo forcë politike është pranë njerëzve në nevojë në çdo moment.

“LSI është forcë që ka në themelin e vet solidaritetin. Njerëzit e këtyre anëve ia kanë dalë të fitojnë mbi vështirësitë pikërisht në saj të solidaritetit me njëri tjetrin. Është ky solidaritet që ju bën juve të veçantë, prandaj LSI në Pukë është forcë e parë dhe do të jetë forcë e parë. Përveç besës dhe solidaritetit kemi edhe humanizmin sepse ne jemi pranë njerëzve në nevojë në çdo ditë të vitit”, – deklaroi Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, theksoi në fjalën e tij se të rinjtë janë shansi për ta ndryshuar politikën dhe se ata duhen të kenë besim tek e ardhmja e tyre në Shqipëri.

“LSI forcë e parë do të thotë drejtim i ri për Shqipërinë. Fuqia e LSI-së është te rinia dhe te fjala e dhënë e fjala e mbajtur. Duam që të rinjtë ta ndjejnë që ky është vendi i tyre, ata janë shansi për ta ndryshuar këtë politikë, që të gjithë të rinjtë ta kenë besimin tek e ardhmja e këtij vendi, të investohen për realizimin e një ndryshimi të madh, ta ndjejnë që kanë një shans për t’u arsimuar, për t’u punësuar këtu dhe për të krijuar familjet e tyre”, – tha z. Meta.

Në këtë takim mbajti edhe një fjalë përshëndetëse kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun Shkodër, Agron Çela, i cili u zotua se LSI-ja do të dalë forcë e parë dhe se do të bëjë ndryshimin në Shqipëri.

“Ju garantoj të gjithëve, në emrin e gjithë shkodranëve se në Shkodër do të dalim forcë e para. Do të dalim forcë e parë, unë votoj 1 edhe 1 është shpresa, është garancia. Të gjithë ne do të bëjmë ndryshimin në Shqipëri. Është e garantuar sepse ne pas 2013 patën ndryshime jashtëzakonisht të mëdha. Në 2015 morë një garanci të madhe dhe tani kemi qershinë mbi tortë. Tani do të marrim forcën e parë në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë”, – u shpreh Agron Çela.

Kandidati tjetër për deputet i LSI-së në qarkun e Shkodrës, Dritan Ylli në fjalën e tij theksoi se LSI-ja është një shans për të gjithë pasi garanton hapjen e vendeve të reja të punës të mirëpaguara, uljen e taksave dhe zhvillimin ekonomik të vendi ndaj ajo do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“LSI-ja ka një shans për gruan, ka një shans për punësimin. LSI-ja do të sjellë taksa më të ulëta për biznesin. LSI-ja si forcë drejtuese e qeverisjes së ardhshme do të ulë me 60% kostot e biznesit për të hapur vende pune, për të sjellë punë më të mirëpaguar për shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë pasi kemi një plan shumë të mirë për hapjen e 100 mijë vendeve të punës vetëm për të rinjtë. Prandaj ju fton siç jemi, siç kemi qenë forcë e parë, siç jemi sot, ju ftoj që edhe në 25 qershor të gjithë së bashku të dalim forcë e parë politike duke votuar numrin 1”,- u shpreh Dritan Ylli.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Luan Rama: Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shans për të gjithë”

  1. ta shkerdheft Bleona Qireti ,
    grun me nji Vibrator te Zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *