PD, “e dënuara” e përhershme për të fituar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Ka një shqetësim jo të vogël tek njerëzit që janë mësuar prej 26 vjetësh me shenjat e forta dalluese të Partisë Demokratike, të cilat nuk po i gjejnë kësaj radhe në fushatë.

Dikush ma tha se ishte cuditur shumë dje kur kishte hasur nëpër rrugët e Gjirokastrës të rinj të veshur me bluza blu që shkruanin “Rilindje” dhe të tjerë kuqebardhë me stampën e “Republikës së Re” në gjoks.

Natyrisht, që nuk më ha fare meraku për “balilat” e Edi Ramës, që për të ardhur deri këtu kanë përshkuar një rrugë të gjatë, mbushur plot me eksperimente dhe të papritura, në ndjekje të shijeve të udhëheqësit.

Por edhe për sa na takon, mendoj se nuk ka vend për habi, dhe aq më pak për dekurajim. Sepse Partia Demokratike nuk është një ndërtesë apo disa seli, nuk është një flamur dhe as një logo, e aq më pak një fanellë e ngjyrosur, edhe pse të gjitha këto kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre.

Ajo nuk është një njeri, as një grup i vogël individësh, dhe kurrësesi një polifoto apo libër llogarie. Partia Demokratike është shumë më tepër se kaq.

Partia Demokratike është mbi të gjitha frymë dhe shpirt, është shpresë dhe motivim, është krenari dhe përgjegjësi, është devocion dhe përkushtim.

Partia Demokratike është historia dhe e ardhmja e gati gjysmës së shqiptarëve, por edhe arsyeja e ekzistencës së pushtetit dhe opozitës për më shumë se cerek shekulli në këtë vend.

Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë.

Dhe kjo vlen, jo vetëm për 25 qershorin, por për të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, sa herë ato të mbahen. është bekimi dhe mallkimi, që shoqëron gjithmonë ata që janë “dënuar” për të qenë fitues.

Ndaj nuk ka vend fare për pezmatim. Demokratët dhe votuesit e së djathtës duhet të ndjehen të qetë sot. Askush nuk e ndryshon dot fatin dhe destinin e Partisë Demokratike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “PD, “e dënuara” e përhershme për të fituar”

  1. Patozaraku (Jo Astrit) says:

    PeDe-ja jote more kryepeder eshte simbioza e krimit, korrupsionit, antishtetit dhe tradhetise kombetare. Kaq per Partine e Idealedve te Dhjetorit (PIDH)

  2. andromeda says:

    Ky shoku, patosi-llozi sapo ka bërë një poezi alla PPSH që nis me vargjet – ku ti gjej rrënjët e tua parti.

  3. Ray says:

    Na meke se qeshuri. Kur paska fituar PD?

  4. sherifi says:

    Edhe kur gjith keto vitet e saji ka punuar dhe vepruar kunder atij ideali per te cilin u krijua o z.Patozi, edhe kur ne vendin tend apo te Mailindes, Jozefines,Selamit ve per kandidat per deputet djalin e Fahri Balliut? pergjigju te lutem.

  5. I Pari se jam 'demokrat'!!!... says:

    Pra partia eshte aty vetem per te qeverisur me cdo mjet. Kjo shpjegon mentalitetin ‘demokratik’ te vjedhjes se votes. Njelloj si fete qe deklarojne se njerezit e tyre jane me te miret nga te gjithe te tjeret sepse ashtu i ka krijuar Zoti edhe PD-ja qenka si fete, “demokratet” jane te paret gjithmone sepse jane me te miret nga te gjithe te tjeret.

    Te lumte Astrit, i frymezove dhe u dhe ‘shpirt’ ‘demokrateve’.

  6. Lennard says:

    Ik e veri nje tufe Lule Sokol Olldashit tek varri. Kujtoje te pakten mikun tend dhe kujtohu qe e perdhosen dhe e zhduken para syve tuaj.Legen i pamoralshem.
    PD me frymen e Sali Serbit eshte e destinuar te mbese ne Minorance. Rezuam Diktaturen jo per te ngjallur Diktaturen e Sali Grdecit. Kujtohu dhe per viktimat e Gerdecit!!! Ishe dhe deputet i zones dhe nuk u ndjeve fare .FARE HARBUTI

  7. Kellira says:

    Te dhjefsha Enverin qe e ke ne shpirt!

  8. Selim Rroshi says:

    Ca kalamajsh hahahaha
    Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti e ka bere Kadareja o qyp.
    Patoz amin te fitoje Pd se sipas gjasave ajo e mer me boshllekun e madh te fasadaxhiut qe ka lene Rama.
    Vec ishalla pa lsi se ju mori lumi me keq nga cjeni o Patoz.

  9. niki says:

    HARTIMI éshte shume i bukur. Té lume!.

  10. albani says:

    Sikur ky zotnia te ishte maturant dhe do te duhej te bente nje hartim per partine e tij te zemres, do te kishte marre noten 10 me yll.
    Ky po flet si e ema e Zeqos maje thanes, apo si Ferdinand Xhaferri ne nje shkrim tjeter te djeshem. Keta jane trapa fare, sikur vijne nga hapsirat jashtetokesore. Ky duhet te dije se PD nuk ka fituar asnjehere ne jeten e saj, madje as me 22 mars, 1992. Porosia e ramiz Alise ishte qe vota te PS dhe te partive te tjera te vogla t’ikalonin PD, se duhej te behej rotacioni, sipas porosise se nderkombetareve. Pastaj erdhi 1994, referendumi per Kushtetute, dhe cfare ndodhi, pretendenti per Fronin Mbreteror Zogoll Karixhici i Dyte, humbi ne menyre te turpshme. Pastaj erdhen zgjedhjet e 1996, dhe ky Zotnia, duhet ta mbaje mend se cfare ndodhi: fitoi duke vjedhur, duke mashtruar, duke terrorizuar, duke blere votat me leket e Firmave Piramidale, dhe cfare ndodhi me tej – Filloi Levizja kunder piramidave: Saliu armatosi pedeistet, shpalli luften Veri-Jug, shkaterroi shtetin dhe Shqiperine ku u vrane me mijera njerez. Ne vitin 2005, viti qe PD erdhi ne pushtet, Fatos Nano i beri nje dhurate Saliut, i la pushtetin me qellim qe te behej president, sipas marreveshjes midis tyre. Por si gjithnje i pabese, i futi gishtin ne bythe Fatosit dhe e ka me gisht ne goje. Ne vitin 2009, perseri me humbje, dhe duke e ditur kete, nuk lejoi hapjen e kutive dhe te dokumentacionit, sepse cdo gje ishte e manipuluar me fletevotimi te teperta, me votues te vdekur, me emigrante qe nuk kishin ardhur kurre ne Shqiperi etj. Por Ilir Floriri, bashkevjedhesi i floririt te shqiptareve, i dha jete 4 vjet te tjera, kur vrau edhe 4 njerez ne Bulevard. Po ne vitin 2013? E pa te semes edhe Saliu edhe Basha edhe Pllozi. Po ne zgjedhjet lokale me 2015? Perseri e pa semes edhe Saliu, edhe Basha edhe Pallozi. Megjithate, sipas ketij te fundit, PD eshte “denuar” tefitoje, dhe kur, tani qe eshte shpartalluar e tera! Te rroni vete Z. Pallozi, se PD ka marre kum te bova!

  11. Fatosi-kosove says:

    PD ka fituar vetem ateher kur kryetar i KQZ-s ka qene qifti i ristanit,PD ka fituar bashke me patozin kur ka bere ligjin vete siq ka bere ne fsh.Ruzhdie,nje fshat me 76 banore e 1176 vota per PD-n,PD ka fituar kur patozi ka pasur te “drejte” te votoi 1000 here en dite e sali berisha e lul basha 10.000 here,PD ka fituar kur fazlliqi ka sjellur ne shqiperi per te votuar partine e kombit???!!!! qe e keshillon per siguri kombetare nga serbia,PD ka fituar kur serbofil nga kosova kane ardhur te votojne ne shqiperi me qindra here ne dite nje person,ne te kunderten kur keto pisllaqe ska mundur ti beje patozi dhe qadra rezultati ishte si ai i zgjedhjeve te fundit ne Tirane kur Veliaj mundi lul bashen e Dr.kosoven me rezultat te thelle dhe te turpshem,dhe a e dini pse???
    Sepse nuk ishte ristani i patozit i bere tape ti numeroje votat,as sali berisha te japi urdhera,por as lul absha te kercenoj e te vras njerez,dhe krejt ne fund PD te fitoje me dulen e fazlliqin ne shqiperi do te thote fundi i kombit shqiptar,kurse thirrja e patozit te votojme per ta do te thote se edhe ai qenka progrek e proserb,ose orvatet ti shpetoje vrasesit po po edhe te ish shokeve te tij,kujto azemin,patoz,kujto Olldashin patoz,kujto Haklajt o patoz e tek apstaj vajto pse duhet te fitoi PD,kurse une dhe shqiptaret mendojme se PD por edhe ti qe i ek sherbyer tash e 26 vjet duhet ta fitoni burgun.

  12. Devolliu says:

    Pe De-ja është një Bandë Fashiste e Sali Kriminelit o Patoz, kurse ti je një leckë e kësaj bande që të kanë hedhur në koshin e plehrave.

  13. mimi says:

    Mero, duke botuar shkrimet e këtyre llapaqenëve banditë të PD-së, fyeni, jo elektoratin e PS-së, por gjithë shqiptarët e ndershëm, me dinjitet dhe që kanë “dy pare” mënd…! Nuk e kuptoj pse e bëni këtë…veçse n.q.se është e vërtetë që “dashuria e parë nuk harrohet…”

  14. Peco says:

    Po hesht or I uruar, hesht! Nuk di te heshtesh ti? Ne politike cdo e mire ka kohen e saj. Hesht ne do te ngelet nje cike respect per ty. Dhe leri hartimet te denje per adoleshentet., Budalla te duket Eduar Selami ty qe nuk flet? Po flitet vend e pa vend ne politike? Pastaj ju keni fatin e madh qe per cdo gje flet komandanti. Lerjani atij te gjitha sepse kete ka dashur gjithmone deri sa ti dale shpirti.

  15. timo says:

    I shkreti Patoz, po lëpin buzet e thara nga etja.

  16. O Astrit Patozi; Akoma vazhdon te mashtrosh ate pak Popull qe “mendon” se PD eshte Parti Demokratike, nderkohe qe me shume se 90% te kohes se jetes se saj 26 vjecare e ka vjedhur+vrare+percare Shqiperine. Mos harro se jo “pak” ta dine qe je bashkepronari kryesore i Fabrikes se Miellit ne Vore, ku jo pak % te fitimit, mbi 75% ja kalon Sali Berishes ne emer te nje personi te trete…???, emer qe dihet nga te pakten 10 persona ne PD. Vazhdo HA mut edhe pak sa te funksionoje plotesisht Vettingu+BKH+SPAK, dhe jo vetem Ti, por mbi 70% e kupoles se ish-SHQUP_it do marri “arratine” (po arriti te iki…) ne burg dhe sekuestro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *