Reagon klubi i Kukësit: Gjoka është dhe do të vazhdojë të jetë trajneri i ekipit

5 Qershor 2017, 21:19Sport TEMA

Klubi i Kukesit ka reaguar pas lajmeve se tekniku Ernest Gjoka eshte larguar nga drejtimi i klubit.

Permes nje njoftimi klubi kampion thekson se Gjoka vijon detyren e tij ne krye te skuadres.

Njoftimi i Kukesit.

Klubi i Kukësit  reagon në lidhje me lajmin e publikuar sot në të përditshmen sportive “Panorama Sport”. Në lajmin e publikuar shkruhet se ekipi kampion i Shqipërisë është në kërkim të një trajneri të ri, madje përmenden edhe emra alternativë. Në fakt, kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi Kukësi e ka trajnerin dhe ai është Ernest Gjoka.

Numri një i stolit vazhdon punën në qetësi të plotë dhe po punon me klubin në lidhje me merkaton dhe fazën përgatitore që do të zhvillohet në kuadër të përballjeve të Champions League. Gjoka është dhe do të vazhdojë të jetë trajneri i Kukësit. Kërkojmë nga mediet të jenë më korrekte dhe të gjejnë informacion të saktë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje