"Shkodranë, çdo votë e majtë e hedhur jashtë kutisë së Partisë Socialiste shkon për bajrakun e mafies dhe krimit!"

5 Qershor 2017, 14:34Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

E majtë do të thotë vizion e pasion revolucionar, të kombinuara sëbashku, për të thyer tabu dhe përhapur drejtësi sociale aty ku mbizotëron padrejtësia dhe hendeku shoqëror. Të majtët aspirojnë dhe punojnë për një të ardhme të shanseve te barabarta, që fatkeqësisht diktaturat e kuqe e shpërdoruan dhe e deformuan në barazitizëm me karakter hakmarrës, luftarak e diskriminues, aspak ndryshe nga diktaturat e të djathtës ekstreme, duke i rënë ndesh të gjitha parimeve themelore të së majtës progresiste, e cila është iniciuesja dhe përmbushësja e reformave më prosociale dhe antidiskriminuese në botë.

Mendësia progresiste s’e koncepton t’ia marrësh me dhunë atij që di e përpiqet dhe t’ia japësh atij që s’do t’ia dijë e as përpiqet, por kërkon cdo ditë mekanizma të rinj, brenda mentalitetit demokratik, të bindë atë që mundet, të heqë dorë nga një pjesë e vogël, për të mbështetur atë që s’mundet dhe kështu të përfitojmë të gjithë bashkë për të jetuar në kushtet e një shoqërie më solidare e me prosperitet.

Popujt që kanë arritur në këtë nivel gjykim, tregojnë sot se janë edhe më të zhvilluarit, më pak paragjykuesit, ata që respektojnë e mbrojnë diversitetin kulturor, që investojnë pak ose aspak në armë e shumë në arsim dhe që nuk e konceptojnë dot një shoqëri ku njerëzit ta lënë njëri tjetrin në mëshirë të fatit, por punojnë sëbashku për të krijuar sistemin e duhur të vlerave dhe suportit komunitar, pasi si njerëz të arsyeshëm, askush nuk e pretendon veten apo tjetrin imun ndaj fatkeqësive. Kjo ka bërë që këta qytetarë të lirë e të emancipuar të jetojnë në paqë, harmoni e unitet me njëri tjetrin dhe ambjentin si dhe të kenë indeksin më të lartë të lumturisë në rang botëror.

Kjo është pra shkodranë të dashur e majta progresiste, lokomotiva e demokracive pjesëmarrëse dhe mirëqenies së popujve, që e ka celur rrugën e saj me shumë sakrifica e përpjekje nëpër botë, duke u përplasur me pengesa të forta si në kulturën e të menduarit, ashtu dhe atë të bërit, që nga radikalizmi, gjuha e injorancës, urrejtjes, përcarjes, mafia, krimi deri te forma të caktuara të bajraktarizmit që përmbledhin tërë të keqen në vetvete dhe synojnë me cdo mënyrë riciklimin brenda demokracive të brishta.

As nuk diskutohet që momenti i fitores së progresit është i pashmangshëm edhe për Shqipërinë, por ai vjen atëherë kur piqen kushtet që shumica e popullit të disponojë qartësinë, vullnetin dhe dëshirën për një vend më të mirë dhe të begatë.

Përsa i përket një Shqipërie dhe Shkodre më të mirë dhe të begatë, as kam dyshim që shkodranët e dëshirojnë fort, por ajo cfarë duhet të kenë jashtëzakonisht kujdes është qartësia me të cilën e shohin të realizuar këtë. Vota është mjeti i vetëm që disponon një popull për të projektuar të ardhmen e vet. Dhe kjo varet nga ju, nëse do të lejoni t’ua blejnë përsëri fatin dhe të votoni një parlament bllokimesh e skandalesh, apo do ta merrni vetë ne dorë fatin tuaj dhe ta shkundni votën kundër krimit të organizuar dhe bajraktarëve injorantë dhe mafioze.

Çdo votë e majtë e shitur kundrejt lekëve, premtimeve boshe apo e hedhur me papërgjegjësi dhe që nuk shkon për Partinë Socialiste, është votë e cuar dëm, kundër Partisë Socialiste, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe pro mafiozave e hajdutave në parlament. Asnjë nevojë sado jetike qoftë, nuk e justifikon veprimin që ju të shkatërroni të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve! Vërini gishtin kokës, me privilegjet e momentit bëni si të doni, por votën hidheni për Partinë Socialiste!

27 komente në ““Shkodranë, çdo votë e majtë e hedhur jashtë kutisë së Partisë Socialiste shkon për bajrakun e mafies dhe krimit!””

  1. Beni says:

    Po sikur PS-ja dhe LSI shquhen per blerje votash apo Jo? Mos bej show ketu se je edhe goce e bukur

    1. krysho ludovik says:

      aman mo jepjani votat kesaj qe qep breke per italianet qe te behet edhe nje here deputete pa le te kthehet permbyse pastaj

  2. DETARI [email protected] says:

    ky artikul sikur ta kisha shkruar une !

    teper perfekt ![nuk diskutohet].

    votat e shkodraneve duhet te shkojne majtas ,neqoftese doni qe tokat te quhen ara, bahce dhe troje dhe jo……Venecie !

  3. Kjo është e tmershme, të votosh gjithë këto vite djathtas(i thençin) dhe të mos nxjerin mësime nga ky dështim, kësaj i thonë se Shkodranët nuk e kan intelektin për ta kapur realitetin. Jetojnë me nostralgjinë. Por nga nostralgjia nuk vjen asgjë e mirë në shërbim të rrealitetit. Koha ka vërtetuar se Shkodranët janë më të vonuar se rethinat e Shkodrës, që do votojne PS dhe Edi Ramën. Kur ai kërkon të ta drejtoj vetëm Shqipërin, kjo nuk do të thotë oligarqi,por shtet formues dhe drejtësi. Kjo do të thotë të shikosh përpara drejt europës, kjo do të thotë përgjegjshmëri më e madhe,kjo do të thotë të dish kujt ti kërkosh llogari. Kjo do të thotë Shtet

  4. F.D says:

    Arsyetimi dhe bujaria jote, eshte per tu admiruar! Suksese Bazhdari

    1. Fshatari says:

      Eshte kenaqesi te te lexosh ty z.Bazhdari…je konceptuale,je filozofike,je letrare dhe ajo qe me pelqen me shume eshte se je vajze e suksesshme dhe filantrope…edhe kinge

      1. @ says:

        “Fshatari” te ka kuptuar me mire nga te gjithe te tjeret:
        Je konceptuale, filozofike, letrare, e suksesshme, filantrope…edhe kinge.

  5. nord.com says:

    Nuk kam aspak besim tek shumica e bashkeqytetarve te mije qe partine e spiuneve te sigurimit e konsiderojne parti demokratike. Une njoh vetem nje parti demokratike ne Shqiperi, ajo quhet Partia Socialiste. Z. Bazhdari ben te pamunduren per ti hapur syte shkodranve, por me ke flet?

  6. sherifi says:

    Sa shume ka ndikuar politika e djathte ne shkoder, ose nuk e besoi por keshtu si po veptoin shkodranet, me vjen keq se kame shum miq ne shkoder, por kjo tregon qe nuk duan shtet dhe nuk duan ligje, kjo u provua dhe ne zgjedhjet e pushtetit vendor, edhe Amerikanet qe e quajin ameriken si vendin me demokratik ne bote, e ndryshoin qeverin, nje here e majta dhe nje here e djathta qe si e si te kene nje jete me te mire, ndersa shkodranet kane 27 vjete qe nuk i ndahen te djathtes.

  7. SHKODRANE te kulturs, sportit dhe dijes ndryshoni kurs te dilni nga tuneli erresires ku ju kane futur PD.
    Ju permbyt PD dhe kerkoni demshperblim nga PS. Leshoni briret e injorances dhe injoranteve ku jeni kapur per 27 vjet. Boll ju vodhen.
    Me 25 Qershor keni nje shans tjeter qe te mos permbyten perseri si ne kohen e Saliut qe e beri Shkodren si Venecia 2-3 here ne ate vit. Provuan 4 vjet me PS dhe asnje permbytje vec te mira. Provojeni njehere te majten se boll ju ngopi me genjeshtra PD.

    1. shkodrani Londer says:

      PSE PD FITON NE SHKODER PERHERE?

      Ky fenomen ka te beje me me shume sesa 1 faktor/fakte: disa prej tyre jane si me poshte:

      1) Shkodra dhe rrethinat eshte nje nder qytetet dhe fshatrat qe eshte masakruar ne mase nga komunizmi, kjo ben qe nje pjese e mire me sy mbyllur te ja japin voten komunistit te demokratizuar Sali

      2) Banoret e Shkodres se sotme votojne me sy mbyllur dhe nuk e kane aftesine ti hapin syte, pasi banoret e Shkodres se sotme nuk jane shkodranet e kultures, sportit e dijes, sic permend Vlonjati me siper, ato jane thjeshte banoret e rinj te Shkodres ( banoret e ulur nga malet e dukagjinit e perrreth te cileve i mungon kultura e dija).

      3) Nje fakt tjeter eshte vjedhja edhe atyre pak votave te qytetareve Shkodrane qe kane ngelur ne ate qytet jetim.

      Jam kurioz te shoh si do votojne banoret e rinj me 25 Qeshor. Nje pjese e mire normal do te votojne LSI duke mare parasysh se te gjitha punet ne shtet jane fale LSI.

      Deri para pak javeve doja qe Luli te mos dilte nga cadra dhe te shkrihej PD si parti pasi vetem te zeza i ka sjellur kombit Shqiptar, por duke pare levizjet si te gjarprit te Ilir Metes, mendoj se nje koalicion PS-PD per kete 4 vjecar do pastronte politiken nga gjarperinjte e Ilir Metes, dhe njekohesisht Vetingu do bente te veten me saliun e kompani.

      1. Turku Londer says:

        Pika e pare ok kurse e 2) katastrofe……..
        Banoret e Shkodres jane po ata qe ishin dhe levizje ka ne te gjithe boten.
        Ishin po ata maloke nga Dukagjini e Shllaku e Malesia si Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Hile Mosi, Ndre Mjeda çesk Zadeja e shume e shume te tjere qe i dhane emrin Shkodra e kultures ne fillim te shekullit te kaluar kur “shkodranet e vjeter luftonin per Mbajtjen e perandorise Turke.
        Me thuaj vetem 1 figure te shquar qe eshte shkodran i vjeter ( mysliman) ????? S’ka !
        Hajt tani e mos i genje te tjeret kot, ne fakt juve Enveri ju beri shqiptare me zor. Pyete gjyshin ne shtepi se cfare e cilesonte veten

  8. Alketa says:

    Kur te shkojne per te votuar te mos shkoni sikur jeni fansa te ndonje skuadre se varet e ardhmja e vendit per 4 vite, mos e lini pa votuar shkoni te qarte per te votuar PS.

  9. SOS says:

    Vota tregon kulture. Une do te votoj dhe vota ime do te shkoje per PS dhe shpresoj shume tju shoh si pjese te qeverise.

  10. BB says:

    Paske harruar qe ishe bythe e breke me LSI-ne ne 2015 ?
    Mire breket i prodhon vete, po ato tjetat ku merren ?

    1. Socialisti says:

      Ne 2015 edhe edi rama ishte byth. Ebreke me lsi. Keti ishte kandidate e ps e mbeshtetur edhe nga lsi. Po ti me duket paske votuar ate me byth dhe pa breke!

  11. dora e lehte says:

    Kete here shkodranet do ta dine fort mir se ku do e hedhin voten e tyre. Ps-ja ta kete per ndere qe ka nje perkrahese si ju. Je nje zonje shkodrane

  12. Socialisti njesia 5 says:

    Te lumte z Keti Bezhdari! E si mund te reagonit ndryshe pervecse ashtu si jeni nje intelektuale fisnike me kurajo qe nuk ve interesin personal ne plan te pare. Ju treguat shume force karakteri kur mbajtet qendrim dinjitoz per familjen tone Socialiste edhe pse Edi rama u tregua i ngushte kur nuk ju vuri ne liste ose mund te kete plane te tjera per ju. Por edhe brenda familjes ndodhin spostime te padrejta dhe njeriu fisnik di te fale. Ju jeni nje lidere e lindur. Jam i bindur se po te ishit ne krye te fushates se shkodres mafia e krimi sdo te fitonte kurre

  13. Lpl. says:

    Shkodranet votuan ne 2013 te majtet di i thoni ju , kurse une them gjak piresit komuniste .Dhkodranet nuk i perfaqeson as PD , pir kjo eshte e vetmja qe ka forcen per te mund komunistet ne Shqiperi , dhe ne jemi shumice Katolike qe nuk pajtohemi kurre me ideologjine e majte boterore , e jo me me keta komunistet Shqiptare qe thijne se jemi te majte , te cilet nuk kane lidhje me te majten , por jane shtypes kriminele dhe trafikante , te gjitha organizatat e droges ne bote dhe ata revolucjinare , edhe mafja perfaqesojne te majten te cilet jane xhvatesit me te medhej , vrasesit me te medhej dhe kriminelet me te medhej
    TE gjitha bandat dhe organizatat e trafikut e krimit rrjefhin nga familje ish komuniste ne pushtet , kete e sheh edhe gomari .Ne nuk pajtohemi ideologjikisht me komunistet sepse jemi kunder ptopagandes arrrogances dhe shtypjes qe prodhojne pudhtetet apsolute .Ne jemi te paret se jemi katolik dhe e njohim dhe e nuhasim kur pushtetet kthehen ne diktat , dhe mos kujtoni se nuk dime e dini ju me shume , ne kemi ku e mesojme çdo dite , kurse ju nuk e dini se ekziston Shpirti .Ju jeni kunder Shpirtit se jeni komuniste dhe se keni pranuar ndonjehere ne ideologjine tuaj , ju ngase jeni kunder Zotit jeni te majte , se ajo ju kenaq shpirtin hakmarres dhe grupoheni aty ku urrehet me shume dhe dhunohen te tjeret me pushtetin qe ngrini .E si ju njohim shpirtin tuaj ne sa vlere kini dhe sa urreni dhe sa dashuri perqoni , vetem urrejtja ju badhkon ju , dashuria nuk egziston kurre ne shpirtin tuaj .Keshtu qe mos u matni dhe gjykoni kot ne Katolikeve qe bejme mesim çfo dite per antropologjine e njerezve dhe ideologjive te ndryshme , jeyojme ne Evrope dhe ne Evrope nuk mesojme si ti marrim pasurine , por te mesojme Shpirtin e Evropes , ky eshte dallimi yne nga komunistet Islamiket Shqiptaret ne pergjithsi qe marrin materjalin dhe ikin , dhe nuk marrin Shpirtin e Evropes se Krishtere .Me 4 ishte fedta e zbritjes Shpirtit Shejte , me 8 eshte Korpi i Krishtit festohet me dite pushimi e Liturgji kendej , behet feste e madhe Liturgjike .

  14. Milan says:

    Kush e do shqiperine e Dini per ke duhet votuar,kush e do shqiperine ne varr edhe ke te e dini per ke duhet votuar,mendoni per te ardhmen tuaj e te brezave qe do vijne

  15. Jete qeni lol says:

    Kjo zonja mesiper e ka fjalen per tom doshin sepse vine nga nje perlasje e gjate brenda partise socialiste dhe toma arriti ta spostoje nga lista me ndikimin e madh qe ai ka te edi rama. Zonja ne fjale nuk thote mos votoni partine demokratike por i drejtohet elektoratit te majte te mos votoje per halabakun tom doshi, por partine socialiste pasi halabaku ne fjale ka nisur nje fushate te eger ne shkoder me blerje, preesione, mashtrime e premtime per te demtuar partine socialiste dhe per ti marre elektoratin. kete shqetesim ne fakt duhet ta conin ata qe zevendesuan bazhdarin neper lista. Por ceshtja mbetet ku me i gjete k.cet?

  16. klaud says:

    Ashtu sikurse cdo vote qe u hodh per ju znj.Bazhdari ne lokalet e 2015,ishte nje vote e shpenzuar kot,ju patet humbjen me te thelle qe ka pasur ndjonjehere nje kandidature e majte ne Shkoder.Ju personalisht u lidhet nyje me LSI-ne ne Shkoder(realisht ata u treguan dinake sepse punuan gjate gjithe kohes kunder jush ndersa ju me arrogance te pashembullt,merrnit neper kembe votuesit e PS-se),e tani na flisni se ku duhet hedhur vota kesaj radhe,mire qe nuk jeni dhe ju ne listen e PS-se se kushedi si mund te shkoje rezultati,sepse mjafton te pyesesh punonjeset e biznesit tuaj per ta kuptuar kush realisht jeni ju.

    1. Megi ;) says:

      Po ti klaudia e tom doshit, keti ka fituar ate qe asnje socialist se ka fituar ndonjehere. Kur kandidonte namik kopliku ka marre 10000 vota gjithsej. Keti vetem ne qytet ka marre 15000 si kandidate. Shifrat flasin vete. ps + lsi me zor nxorren 20000 vota per keshill ne 2015. Ku i mori keti 30000 vota atehere? Ku i bazon keto vleresimet apo te fundi qe te ngre tom doshi? Atij i lumte, bindi edi ramen ta heq nga lista ketin dhe keshtu mund t’i mblidhni 5 qyqe votash me shume, por qe ai te dale deputet harrojeni. Pavarsisht se une do ia uroja te dilte dhe ta rrasnin brenda pas 6muajsh.

  17. Qifi says:

    Tash po e mbyt toma moj ket.

  18. gsdhjdksd says:

    kjo keti eshte kokrra e ketit. Digjojeni edhe sikur t ju thote hidhuni ne lume se kjo eshte kasander i parasheh te gjitha te mirat dhe te keqijat. I vetmi problem qe ka eshte se moralin politik e ka 0 teksa mendon qe te gjithe ata qe jane kundra saj jane e keqja absolute dhe te gjithe ata qe jane pro cka i intereson asaj .

  19. Piter Pan says:

    Si nuk e humbe njehere arsyen o dashuri!

  20. Bekimi says:

    Unë për vete nuk lodh mednjen e të harxhoj kohën të kuptoj se pse shkaodranët e quajnë veten të zgjuar, me intelekt, të kulturuar. Jam i bindur se u mungojnë këto cilësi. Mund të pajtohem me diçka rreth kësaj, se përpiqen të jenë të tillë, por deri tani nuk ia kanë qëlluar. Të paktën peqinasit as nuk pretendojnë për zgjuarësi, dhe as nuk synojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje