Shkon i paftuar në festë, dehet dhe… vret 9 persona

Policia ruse ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 9 vetëve me një pushkë gjahu, në një fshat 150 kilometra në veri-perëndim të Moskës.

Trupat e 5 burrave dhe 4 grave u gjetën të pajetë në një bujtinë në Redkino, në afërsi të fshatit Tver. Sipas mediave ruse, trupi i njërës prej grave të vrara u gjet në bagazhin e një makine.

I dyshuari është një elektricist, që sipas burimeve u shfaq në një festë i paftuar, konsumoi alkool dhe më pas shpërtheu. Një grua e re në moshë mbijetoi duke u fshehur poshtë një batanijeje dhe i telefonoi policisë.

Viktimat, sipas mediave, u qëlluan në distancë të afërt me një pushkë gjysmë-automatike “Saiga”. Televizioni “Vesti” njofton se i dyshuari, Sergei Yegorov, 45 vjeç, ka pranuar krimin.

Sipas të njëjtit burim, sjellja e tij u bë agresive kur disa pjesëmarrës në festë refuzuan ta besonin kur ai u tha se kishte qenë një parashutist i ushtrisë ruse.

I ndjerë i fyer, ai shkoi në shtëpi, mori pushkën dhe u kthye në vilën ku po bëhej festa, duke hapur zjarr. Mes viktimave është edhe një grua 92-vjecare, pronare e bujtinës.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shkon i paftuar në festë, dehet dhe… vret 9 persona”

  1. krysho ludovik says:

    ka konsumu shume vodka muzhiku
    kam nje shok rus ketu te puna kur ne mengjes ne e hame persheshin me qumesht ai e ha me vodka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *