Akuzat e deputetes së LSI-së: Pakti Rama-Basha nuk favorizon zgjedhjet e lira. Opozita ka tradhtuar kauzën për të cilën qëndroi 3 muaj në çadër

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thotë se marrëveshja Rama-Basha u dha mundësinë të gjitha partive të flasin hapur.

Gjatë një interviste në TemA TV, Mehmetaj e cilësoi paktin Rama-Basha si “marrëveshja e errësirës”, e cila sipas saj nuk favorizon zgjedhjet e lira.

Situata e krijuar pas marrëveshjes së errësirës, që nuk ishte në favor të zgjedhjeve të lira, na solli në një situatë ku të gjithë flasim hapur dhe e shohim njëri-tjetrin në sy”, tha ajo.

Mehmetaj nuk i kurseu akuzat ndaj PD-së, e cila sipas saj ka tradhtuar kauzën për të cilën qëndroi 3 muaj në çadër.

 “Kemi një opozitë që për 3 muaj ngriti zërin për drogën, paratë e krimit, lidhjet nepotike dhe pastaj për 2 javë çdo gjë u zgjidh. Habitem si u zgjidh kaq shpejt. Keni dëgjuar të flitet për drogë dhe kanabis këto ditë? Opozita e harroi shpejt kauzën e saj. Ne nuk jemi marrë as me PD, as me PS, ata janë marrë me ne”, shtoi Mehmetaj.

Mehmetaj tha se shkarkimet e drejtorëve për pjesëmarrje në fushatë janë në dëm të punës së administratës dhe në shkelje të ligjit.

“Shkarkimet nuk janë të drejtorëve të LSI, por kundrejt nëpunësve të administratës. Këta njerëz të ndershëm janë shkarkuar pa asnjë motivacion, pa bazë ligjore”, tha ajo.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...