Basha: Nuk qeveris me LSI-në. Reagon Luan Rama: Ne të shpëtuam fytyrën…

Nënkryetari i LSI­, Luan Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha për deklaratat e tij në “Opinion” kur u zotua se nuk bashkëqeveris me LSI­.

Për Luan Ramën, lufta LSI­-PD është e stisur dhe se LSI-­ja i ka shpëtuar fytyrën PD-­së.

Po ashtu, Luan Rama shkruan se LSI e mbajti PD-­në në pushtet në vitin 2009.

REAGIMI

Me një djallëzi jo dhe aq naive sa perceptohet prej mënyrës monotone të artikulimit, Lul Basha po rreket t’jua mbushë mendjen të vetëve që të harrojnë se çfarë i ka ndodhur në orët e natës së vetmisë, pas së cilës i braktisi parimet dhe kredot e opozitës, e t’i bindë “për luftë kundër LSI!”.

Në këtë mënyrë, ai shpreson të evitojë luftën e te vetëve për tradhtinë që ju bëri, për listat jo përfaqësuese e përjashtimin e shumë personaliteteve të PD­së, për faktin që u “peshkua” për disa tender­drejtori e të tjera e të tjera.

Po për të qenë i qartë që në fillim, më duhet të them pa asnjë ekuivok se nuk ka asnjë problem mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përkatësisht as mes qytetarëve, anëtarë apo simpatizantë të PD­së me ata që janë anëtarë apo simpatizantë të LSI­së.

Ndërkaq, ka një luftë parimore të shpallur publikisht e politikisht të LSI­së dhe të shqiptarëve kundër oligarkisë; kundër monopoleve e klientëve të pushtetit që kane klientelizuar qeverinë për hesap e interes të tyre; kundër karteleve të drogës e klaneve kriminale, që e bënë Shqipërinë vendin e vetëm në historinë e parlamentarizmit botëror, parlamenti i së cilës miratoi një ligj për të dekriminalizuar vetveten.

Shqipëria vërtetë nuk ka një oligarki në kuptimin “ad litteram” të fjalës si pushtet i naftës. Por ka një oligarki, që vjen prej një pushteti tjetër edhe më të rrezikshëm. Është oligarkia e parasë pa mund, e parasë që vjen prej krimit, prej shitjes së pushtetit në formën e privilegjeve, indulgjencave e koncesioneve, e parasë që vjen nga pazaret me kompetencat. Për LSI­në lufta kundër kësaj oligarkie të pushtetit dhe pushtetit të oligarkisë është një çështje e interesit kombëtar dhe si e tillë është e panegociueshme.

Prandaj, “konflikti” i PD­së me LSI­në është i stisur dhe ai që e ka kthyer këtë stisje në kalë të betejës elektorale, nuk është i denjë të krahasohet as me Don Kishotin, që luftonte me mullinjtë e erës. Sa i takon përpjekjes së dështuar për demonizimin e LSI­së, le të kujtojmë vetëm pak fakte: ishte LSI që e bëri PD­në forcë qeverisëse dy herë; me 2005­ën dhe me 2009­ën. Ishte po LSI që i shpëtoi asaj fytyrën dhe nderin vetëm në vitin e kaluar e këndej: një herë duke u bërë faktori themelor i pranimit prej saj të reformës në drejtësi dhe votimit konsensual në Kuvend dhe herën e dytë, duke e nxjerrë nga çadra e duke e futur në zgjedhje.

Por edhe duke bërë shpeshherë oponencë të vendosur të qeverisjes, LSI përsëri i ka bërë një nder të madh edhe PD­së, sepse i ka dhënë asaj ushqimin e nevojshëm të opozitarizmit edhe kur nuk ka patur as zë dhe as guxim të fliste, siç ka qenë për shembull lufta kundër kultivimit e trafikimit të drogës, lufta kundër kanabizimit të vendit, për të cilën Luli filloi të fliste vetëm pasi humbi në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.

Ai le të vazhdojë e të merret me LSI­në! Për anëtarët e simpatizantët, për votuesit e përkrahësit e shumtë të LSI­së në të gjithë vendin e kudo ku ka shqiptarë sulmet e shpifjet e Lulit janë asgjë! Ai thjeshtë po bëhet qesharak e po i lë pa mend edhe vetë demokratët, të cilët të mësuar me dimensionet prej lideri të Berishës, nuk gjejnë asnjë motiv për t’u sakrifikuar për të keqpërdorurin e oligarkisë, e cila meqë në makuterinë e vet për të kapur të gjithë shtetin ka pengesë vetëm LSI-në, po përdor edhe kryetarin e PD­së si instrumentin e radhës, siç e përdori për të shuar kauzën e opozitës, duke i dhënë OSHEE­në e disa drejtori të tjera.

Demokratët, si të gjithë shqiptarët; edhe si socialistët, edhe si ata që votojnë LSI­në a këdo parti tjetër, por edhe si ata që nuk kanë ndonjë preferencë apo simpati për partitë, nuk kanë nevojë për kantilenat e Lulit, por duan punë, duan taksa më të ulëta e më shumë vende pune të mirapaguara, duan stabilitet e qeveri që ju shërben qytetarëve e jo kryetarëve. Prandaj do të votojnë LSI­në e jo Lulin, sepse natyrshëm një votues demokrat mund të votojë me lehtë për Petrit Vasilin se sa për Edi Ramën.

Por duhet të dish edhe një gjë tjetër or Lul: LSI nuk e ka forcën tek të punësuarit, sepse as PD­në nuk e mbajtën në pushtet të punësuarit më 2009­ën, ashtu sikundër as LSI­së nuk i dhanë pushtet të punësuarit që ti me mosmirënjohje i hoqe të gjithë nga puna kur ishe kryetar i bashkisë së Tiranës, të cilën e fitove vetëm falë votës së LSI-së. LSI e ka forcën aty ku ti nuk arrin të prekësh dot; tek rinia dhe puna e përkushtuar e saj, tek mirënjohja, mbajtja e fjalës e gjithëpërfshirja, tek solidariteti dhe humanizmi, vlera me të cilat ti nuk ke asnjë pikëtakimi.

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Basha: Nuk qeveris me LSI-në. Reagon Luan Rama: Ne të shpëtuam fytyrën…”

  1. Stupid says:

    ik er mut fendush i vogel

  2. Korçari says:

    Pe De-ja e Sali Kriminelit është një Bandë Fashiste, LSI-ja e Like Floririt është një Bandë Hajdutësh me Çizme e me Bllok.

  3. Grigor says:

    Te nderuar komentues. Ku ka qenë ky djali deri tani? Në hënë? Apo kujton se vijme ne nga hëna?
    Për cilen oligarki e ka fjalën ky? Per Ilir Metën duhet ta kete. Them une, por mbase ja fus kot.
    Te gjithe politikanet kujtojne se populli eshte budalla, ose “dele”, siç tha edhe politikani me experience “shumevjeçare”, Ermal Hasimja.

  4. angjelini says:

    Ti, Meta, Basha, Berisha dhe banda e juaj jeni kanceri I shqiperise. Ore ke guximin dhe na flet edhe per drogen. Kam nje pytje: cfare u be me Belulin tuaj? Po me bllokun e Ilir hajdutit? Ptu njerz te neveritshem. U shuft rraca e juaj.

  5. lili says:

    Ky shihet pra sa shume te keqe i ka bere Lsi ja kombit shqiptar me kete perkrahje per PDne

  6. Niku says:

    Ti dhe partia jote jeni plere… mos fol per korupsion se kryetari yt doli me ze e figure e Saliu me Bashen e monopolin e gjykatave e nxoren te pafajshem. Mos fole per drogen tani po flisje kur ishe ne qeveri si me lazaratin e Berishes dhe me skraparin e Ilirit… pse su ngjite lart ne skrapr ti me presidentin te denoncoje drogen qe skishte pellemb tok pa u mbjelle me droge ne skrapar… e sa per punsimet partiake kur beni fushate drejtorit e Lsi leshojne kontrat 6 mujorshe… Ske faj ti as populli po keto media te tredhura qe sguxojne tju hetojne se cdo parti i ka blere me leket e droges… ne Angli dhe kriminelat dhe korupsini i cojne ne burg gazetar kurajoz por ju i keni blere me drogen e maleve te skraparit… drejtorat e Lsi jane bere milardier kete pune beni ju cdo fund mandati hidhni balt ju te ndershmit e botes… ti mbase sdo e lexosh kete koment po dua te kujtoje dicka se mediat skan guxim ta kujtojne e ase ortaket tuaj e sidomos kryeministri e mbi te gjitha Basha, por une si qytetar ta kujtoj vertet e mbajte Berishen e bete Bashen kryetar bashkie po ai Berish e Bashe lyen duart me gjak vrane 4 te pa fajshem per te mbrojtur Ilir Meten e Lsi… sta kujton as Merua as Rama e as ( Basha me Berishen) po ta kujton nje qytetar zoti Luan Rama prandaj mblidh veten e beje nje fushate ndryshe se njerzit sjan me budallenje jemi ne 2017…

  7. Niku says:

    Postojeni komentet nese jeni gazet e pavarur e mbeshtesni mendim e lire se ndryshe i bie parti enver…

  8. Populli says:

    Ik ore plehr o pusht muti.Ju bëftë varri mut Fatos Nanos që bëri ministër surratin tënd të ndyrë.Do ta shofësh o gjakprishur se si do katandiseni pas 25 Qershorit.Po vjen dita kur ju kurr më po kurr am nuk do tju llogaris njeri.
    Ju jini kanceri që shkatërruat këtë bënd.

  9. kozmo says:

    TEK RINIA ,DO TE THOTE TEK PUNA ,SEPSE RINIA ESHTE AJO QE KA NEVOJE PER PUNE . KY ESHTE DHE DEGJENERIMI I RINISE SONE , E CILA ESHTE E SHITUR TEK NJE PARTI HAJDUTESH DHE PUPECESH, QE SHKON SA MAJTAS ,DJATHTAS . TANI TE SHOHIM SE SA DO TE FITONI ME SHPLARJE TRURI QE I BENI RINISE .

  10. Tani says:

    Sa mir ben ky luan rama qe na e kujton kush esht LSI.

  11. Hasani says:

    Është e drejta e çdo njeriu të ketë një punë.aq me shume e të rinjve. I ben krenarë, vetvetes, njerëzore, familjarë të.mire. Është detyrë e të gjithë politikës qw të hapë vende pune për të gjithë rininë. Me një treg pune te konsoliduar nuk shitet me vota…po të ishin hapur jp 300 000 por edhe vetëm 100000 vende pune s’do kishte mundësi të bëhej vota.

  12. arjani grue says:

    ketij vendi(populli) i beri shurren turku per 500 vjet
    do 500 vjet te tjera te zhduket era e halese
    popull i pafe ,po nuk besove nuk merr kurre drejtim
    dhe kjo do dhe shume kohe, por dhe shume shume pune

  13. bb says:

    Sipas Luan Rames , kesaj i thone: ne te shpetuam fytyren, ti do na shpetosh lekuren. Me mut burre dhe i pacipe , se ben nena.

  14. Lennard says:

    Angjelin mos peshty ne ajer.Bjeru ne koke me voten tende.Voto kunder banditeve oligarke ,qe po na bejne dhe per te qeshur.::U DIGJET SHPIRTI PER POPULLIN.Duhet mobilizim qe keta Kopuke te dalin nga Vathi i Politikes Shqiptare.

  15. shoku says:

    K.rva lsi shantazhon burrin e pare se do ti nxjerre te palarat e krevatit qe ndane per 4 vjet per te miren e lagjes.
    Neser prisni qe k.rva lsi te shantazhoje dhe burrin e dyte ( ky i fundit siç thone: “e hengri turpin me buke” nga halli) qe i dha shansin te ndryshonte sjelljen nen moton: lidhje e re zakone te reja ( le ta fillojme gjithçka nga zero), por sqe e dhene.
    Vetem nje popull K.RVE mund te votoje nje parti KU.VE dhe hadje jepi shprese djemve te mi te jetojne ne nje vend qe qeveriset nga KUR.AT.
    Luan te kam njohur para se te bashkoheshe me lsi.
    KE NDRYSHUAR !

  16. De says:

    Ju jene kollone e 5 tek e majta
    Nuk ju lidh asgje,i keni sherbyer ashtu si e pohon e vete ,gjithemone pd
    Mjaft mashtruat,ndrroni emrin e partise nga lsi ne levizja ne ndihme te pd

  17. Agron says:

    Te vjen per te vjelle kur i degjon “politikan’si ky se keshtu mund ta quajm.ku gjithe qenja e lsi ne pushtet eshte blerja e votave dhe ofrimi i pjeses se pushtetit nga pd dhe ps.

  18. Tung says:

    MOS HARRONI SE “lsi” KA MBI50% TE PUNESUAR NE SHTET…DHE MBI TE GJITHA “KONTROLLON PROKURORINE” ,Keshtu qe do jete e veshtire te bier kaq shpejt…Lsi do mbaroj mbas zgjedhjeve te parazakonshmeve….por pyetja e madhe qe do te lindi prap eshte “mos foshnjae re do lindi prap i vdekur?!”.
    Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *